Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

6

Ku eshte djali?

-Thuhet  pershendetje ne fillim pastaj pyetet.Kur te ka interesuar ndonjeher djali ty qe pyet-tha  zonja e moshuar qe qendronte e ulur ne karrigen e saj duke punuar me shtiza.

-Po te pyes edhe nje here ku eshte djali?

-Jashte duke luajtur me femijet e tjere.

-Pse e lejove te dilte.Sa here te kam thene qe nuk do dali te luaj pa dhene leje une.

Nuk foli por vazhdoi te thurte me ato duart e saj te rrudhosura derisa nje dere u perplas fort.Ishte vogelushi qe hidhej i lumtur neper korridor i mbuluar i gjithi nga balta,por kjo lumturi nuk zgjati shume.Nje shpulle e papritur ja ndezi faqen e tij te vogel.Filloi te shikonte me inat nga ema duke qajtur me te madhe.

-Nuk ke per te dal me nga shtepia pa te thene une.Shiko si je bere si nje femije rrugac.Me vjen turp nga ty.Shko urgjentisht ne dhomen tende te nderrohesh.

-Mos ma qello here tjeter nipin me degjove.Nuk e di a kam rritur nje perbindesh apo nje vajze.Ku kam gabuar me ty.Te rrita me gjithe te mirat.Punoja gjithe diten e nuk ankohesha vetem qe ty mos te mungonte asnje gje.Keshtu ma shperblen gjithe mundin qe kam bere per ty.

-Pusho moj mama.Une nuk te kam bere asgje.Djalin tim e di vete si ta rrise.

-Ti nuk e do ate,jepja te atit dhe une te vdes e qete.

-Nuk kam per tia dhene.Le te marr njeher parate qe me takojne mua e le ta marri te birin.

-Turp te te vi po shet ate qe mbajte ne bark per nente muaj per para.Si mund te shitet gjaku jot moj  e zeze.Ah me mire te kisha lindur nje derr sesa ty.

Mallkonte e murmuriste e gjora nene por asaj nuk po interesonte aspak fjalet qe ajo thoshte.Pinte gjithe delikatese cigaren e saj e ulur ne kolltukun prane dritares.Po mendonte,po mendonte per planet e saj per jeten e luksit qe do te krijonte.Vetem keto i interesonin asajt vetem keto kishin rendesi per te.

-Mireserdhe burri im i dashur apo mos ndoshta duhet te te them ish burri.

-Nuk kam nerva te merrem me ironite e tua  Leonor kam ardhur te takoj djalin.

-Eshte ne dhome bir po shkoj ta therras.

-I bere procedurat e kujdestarise?

-Ti i bere  gati parate qe te kerkova?

-Pa me dhene djalin ne fillim nuk do te marresh as edhe nje qindarke nga une.

-Babi!-

U hodh vogelushi Liam ne krahet e te atit duke e perqafuar fort.Kishte nevoj shume per te atin.Ai dinte ta donte e ta llastonte ai nuk ishte si mami.

-Und dua te jetoj me ty babi.Pse nuk me merr me vete ne shtepine tende.

-Do te marr bir do te marr por jo tani.

-E pse?

-Sepse nuk eshte aq e lehte,por te premtoj qe do jetosh pergjithmone me mua.Ne rregull.

-Mir.

-Cfare ke?

-Mami me qelloi sot.

-Pse-tha duke pare me inat nga Leonor.

-Se une dola pa lejen e saj nga shtepia te luaja me shoket.Une i mora leje gjyshes por mamit nuk i pelqeu.

-Shko ne dhomen tende.Une do vi prap neser.-tha dhe e puthi Liamin fort.

Shkoi drejt Leonores e kapi prej krahu me njeren dore ndersa me tjetren e kapi prej fyti.

-Te kam thene mos e prek djalin me dore se une te vras.

-Dilan....me.....lesho.

-Mos bir mos tu befsha kurban lere mos i ndy duart me nje femer si kjo.

E leshoi jo se i vinte keq per te por per nenen e saj,i vinte keq per djalin qe do rritej jetim 

-Do i besh urgjentisht dokumenat e kujdesatarise merri te gjithe pasurine time ama djalin e dua brenda nje jave.Mjaft te kam duruar.Beji ose do te veproj ndryshe pastaj.Mallkoj diten qe u dashurova dhe u martova me nje femer si ty.Cfare te mungoi nga une cfare dreqi e mori.Te gjitha i kishe dashurine time parate jeten e luksit.E kam kuptuar qe nje kurve lind e tille sado te doje ajo nuk e  ndryshon dot profesionin e saj.

U largua duke e lene ate te shtrire ne dysheme ku mezi po mbushej me fryme.

Do ma paguash Dilan.

***
-Me mbush dhe nje gote.

-A nuk mendon se ke pire mjaftueshem.Eshte dhe mezi dites.

-Ate e di une.Ti ke te drejte te me mbushesh goten.Je kamarjeri dhe duhet ti bindesh klientit.

-Pervecse kamarier jam dhe shoku yt Brian.Cfare te ka ndodhur keshtu.Ti nuk je Briani qe njoh.

-Jeta me ndryshoi,ndoshta jam martuar me gruan e gabuar ose jam martuar heret.-tha duke qeshur me te madhe.

-Ti nuk je ne vete.Pija te paska goditur ne tru ngrihi te te coj ne shtepi.

-Jo nuk dua kam therritur dike dhe po pres te vi.

Nuk insistoi me e pershendeti dhe iku.Nderkohe Briani telefonoi Leonoren.

-Ku je?

-Jam ne kompani zemer.

-Kam nevoje per ty.

-Je mire.

-Eja te lutem.

-Ne rregull per gjysme ore jam aty.

***
-Me ne fund erdhe Dilan.Ku humbe,sa here te kam marre ne telefon.

-Me fal.

-Cfare ke?

-Asgje.

-A jemi shoke apo jo.

-Probleme me ish gruan.

-Me vjen shume keq.

-Nuk ka pse te vi.Une ndjehem i lumtur qe nuk jam e te por me vjen keq per Liamin.

-Shpresoj te bashkohesh shume shpejt me djalin tend.

Te dy kishin te njejten halle.Dilani arrinte ta kuptonte ate.Por gjithsesi situata e te dyve ishte ndryshe.Mund te kishin shume gjera te njejta por perseri ishin ndryshe.

-Si po shkon marrdhenia jote me Brianin.

-Si mos me keq.

-Pse po qendron akoma me te Alaina.Kerkoi divorcin.

-Nuk dua qe Noah te vuaj.Me mire te vuaj une sesa ai.Briani edhe sikur te dua une te ndahem jam e sigurt qe do me kercenoje me djalin.Ai ka me shume pushtet se mua.

-Mund te ndihmoj une.Do bej cfare do lloj gjeje qe te jete e nevojshme.

-Nuk...mundem

Filloi te qante.Nuk mundte ta mbante me brenda.Nuk kishte qare kurre para dikujt por para Dilanit e beri.I erdhi keq per te nuk donte ta shikonte ashtu sepse ajo nuk ishte Alaina qe ai njihte.E perqafoi fort dhe e la te qante ne krahet e tij edhe ai donte te qante por krenaria nuk e la i mjaftonte Alaina per momentin.

***
-Erdha une shpirt-Tha duke e puthur.

-Qenke bere shume e mire Leonor.

-Ndersa ti paske pire shume.

-Prit pak pse eshte qafa jote me shenja.

Sado qe e kishte lyer me puder ato shenja te mallkuara qe Dilani i kishte lene ishin perseri te dukshme.

-Asgje.

-Fol Leonor fol.Pse jane keto shenja?Kush ti ka bere?

-Gruaja jote.

-Alaina-tha duke e pare i cuditur.

-Po shpirt isha duke ecur ne rruge dhe sapo me pa filloi te me qellonte si e cmendur.Desh me vrau.Nuk duroj dot me kshu Brian sot shpetova por jam e sigurt qe ajo nuk do e lere me kaq.Kam frike Brian kam shume frike.

-Mire qetesohu une do ta zgjidh.Nuk do te lejoj qe te te prek me me dore.

***
-Alainaaaa-filloi te therriste si i cmendur emrin e saj sapo hyri ne shtepi.

-Perseri paske pire.

Sapo e pa vrapo drejt saj dhe e kapo prej flokesh.

-Si guxon ti qellosh Leonores si guxon dhe e ben.

-Brian me lesho cfare dreqin je duke thene.Me lesho se po me vret.

Por ai nuk e leshonte,filloi dhe ja shtrengoi akoma me shume floket.E perplasi ne dysheme dhe filloi ta qellonte me shkelm.A thua te ishte nje top futbolli!Bertiste e uluriste ndersa Alaina lutej per meshire lutej ta linte te shkonte.Po e vriste e ai nuk po e kuptonte.Nderkohe Noah i vogel mbylli veshet me duar dhe u struk ne cepin e krevatit duke qare.Nuk po e duronte dot ate zhurme ato te bertitura qe ishin bere shqetesim per te.Nuk do te qendronte aty e te degjonte ato zhurma per ore te tera kishte nevoje te flinte.U ngrit me vrap per te shkuar ne kuzhine,por ajo cfare ai pa e tmerroi akoma me shume.Babin te shtrire ne toke i mbuluari i gjithi ne gjak,mamin qe mbante ne dore nje thike .U ul ne gjunje prane te atit per ta ngritur qe aty por ishte e kote.

Babi...o ba...ngrihu....ngrihu.

-Shpirt.

Foli me zerin qe i dridhej dhe lotet qe i vershonin si nje lume.Donte ta perqafonte te birin e saj kishte kaq shume nevoj per ate perqafim,por Noah nuk lejoi ta prekte u largua prej saj.

-Perse nuk po zgjohet babi ma.Cfare i bere babit tim-thoshte ai duke uleritur.

-Noah eja tek une te lutem.

-Jo,te urrej te urrej te urrej.

Donte me mire te vdiste sesa ti degjonte ato fjale.E tmerronte ideja qe nuk do ta shikonte me te voglin e saj nuk do ti ledhatonte me fytyren e tij,nuk do ti lexonte perrallat e tij te preferuara para gjumit.cfare do te ndodhte me femijen e saj kur te largohej ajo.E dinte se cfare e priste dhe nuk mund te bente dot asgje,nuk mund ti dilte kundra fatit qe e priste,nuk mund tja mbathte.

-Alo,policia.

-Po zonje me se mund tju ndihmoj?

-Kam.....kam  vrare burrin tim.

Harrova premtimin qe bera rradhen e kaluar qe do beja nje pershkrim per secilin prej jush.

Po e rregull tani kete.

Tani personi per te cilen do te flisja eshte ajo me embla e te emblave me e ndjeshmja e te ndjeshmeve ajo qe adhuron historirat e bukra dhe un e merzis me dramat e mia.Ajo qe thote gjithmone gjera te bukra dhe te shan kur bon ato gjerat e frikshme eshte gati te ti jeq te gjitha brinjet nje nga nje.Por un prap e kam shume xhan.E falenderoj shum shum shum qe ka qen gjithmone personi qe i ka lexuar e i ka gjykur librat e mi.
Te kam pafundesisht xhan.
Hahhaha dhe spo ta them a te plq libri se e di rezulatim :p
Nje muaaaaaaaaaaah te madhe dhe per ty Anaviisaa

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro