31
E shikonte dhe nuk mund ta besonte qe ishte ajo.Sa vite kishin kaluar qe nga hera e fundit qe e kishte pare.Ajo vajza e vogel e brishte,e holle gjithmone e buzeqeshur me floke te gjata me onde te medhaja ndodhej perseri,nuk kishte ndryshuar edhe sot qe ishte bere nje vajze e rritur.Nuk ia hiqte syte vajzes qe ndodhej e ulur ne ate stol e veshur me nje fustan te gjate e duke shfletuar gjithe delikatese librin qe mbante ne duar.Sa shume e kishte marre malli per te,sa shume nevoje kishte pasur per te.Nuk e kishte harruar vajzen te cilen kishte dashuruar me pafajsine e nje femije e te cilen vazhdonte ta donte dhe sot.I kujtoheshin netet e gjata te pagjumta nga frika se nuk do ta shikonte me perseri.Por dhe tani qe fati ishte ne favor te tij kishte perseri frike ti fliste,frike se mos ajo e kishte harruar.Sapo vuri re qe ajo po shikonte drejt tij,u fsheh prane nje peme me nje zemer qe rrihte gati per te dale nga kraharori i tij.Njezet vite me pare kishte bere te njejtin veprim kur e kishte pare per here te pare ne oborrin gjigand te kopshtit te tij.E vezhgonte fshehtas teksa ajo luante dhe qeshte me femijet e tjere dhe fshihej sa here ajo e shikonte.
Hajde Noah nuk je me i vogel tani.
U afrua drejt saj me hapa te ngadalta por nuk dinte se cfare te thoshte.Dukej sikur fjalet e kishin te veshtire te dilnin nga goja e tuj,dukej se do te thonin dicka te gabuar.Me nje ze qe i dridhej mori guximin ti fliste.
-Pershendetje...Lea!
-Me falni!....Njihemi!
-Une...
Nuk arriti te fliste sepse ai zeri i holle dhe i embel i saj e nderpreu.
-Noah!
-Kush!..Ah,po une.
-Nuk mund ta besoj,je vertet ti!
U hodh me vrap drejt tij dhe e perqafoi fort.Edhe ai e perqafoi e per nje moment e gjithi trupi i tij pesoi nje goditje te lehte elektrike duke e bere te dridhej ne ato moment.Ndjenjat per te nuk ishin shuar por perkundrazi ishin rritur akoma me shume.
-Sa u gezova qe te pashe.
- Dhe une shume.
-Cfare ben ketu?
-Une jetoj ketu bashke me prinderit e mi biresues,ne fakt me nenen.
-Ende nuk di gje se cfare ka ndodhur me nenen tende te vertete?
-Jo,asgje.
-Nuk e ke kerkuar?
-Jam munduar,por...
-Lea.
-Me duhet te shkoj,do te shihemi perseri.-tha dhe e puthi ne faqe.
-Fytyra e tij u be flake e kuqe,por ne te njehten kohe u inatos kur pa perkrah saj nje djale.Nuk donte ta pranonte se ne jeten dhe ne zemren e saj mund te ishte dikush tjeter dhe neqoftese ishte keshtu atehere nuk i mbetej gje tjetet vecse ta nxirrte ate nga zemra e tij edhe pse dukej si e pamundur.
***
-Pershendetje,zonjushe e bukur.
-A mendon se jam e bukur?
-Une nuk mendoj por ti je e bukur.
-Atehere me pershkruaj.
-Nuk e ka bere askush me pare!
-E cfare rendesie ka kjo,une dua qe ti te me pershkruash.
-Ke floke te gjate me onde,sy geshtenje,buze te formuara mire,nje hunde te vogel por nje trup pak te deformuar.
-Je shume i keq Liam-tha Niki du varur buzet.
-Thjesht po beja shaka.
-Genjeshtar.
-Po ke te drejte,jam pak genjeshtar.
-Si thua sikur te shkojme te hame ndonje akullore,te lutem Liam thuaj po.
-Eshte nje nder ftesat me te bukra qe me eshte bere deri me sot,nuk mund ta refuzoj.
-Super,me cfare shije te pelqen akullorja.
-Me vanilje.
-Dhe mua me pelqen shume vanilja.
-Me te vertete apo e thua per te me bere per vete!
-Jo e kam me te vertete.Nuk me ke foluar asgje per jeten tende?
-As ti nuk e ke bere?
-E di por....ne rregull nese nuk do te flasesh e respektoj vendimin tend.
-Gjithashtu.
Te dy po nisnin nje lidhje te heshtur,misterioze.Asnje nuk dinte asgje per tjetrin.Dukeshin te lumtur larg sekreteve te se shkuares,mjaftoheshin me te tashmen ate cfare ata po shijonin krahe njeri-tjetrit.Ditet kalonin por nuk kishin guxim te flisnin te thonin ate cfare ndjente zemra e tyre.Luanin,qeshnin,kercenin nen ritmet e muzikes,vizitonin vendet me te bukra qe Niki nuk i njihte e Liami mundohej tia pershkruante asajt ne cdo detaj.Ajo kishte gjetur ate cfare me se shumti po mungonte ne jeten e saj.Kishte harruar cdo frike,cdo zemerim qe ndjente brenda vetes sepse,dikush sapo kishte zbutur zemerimin e saj,kishte larguar frikerat dhe i kishte dhene jete nje shpirti te pafajshem e te pambrojtur.
E DINI SE CFARE MENDONTE LIAMI SA HERE QENDRONTE PRANE SAJ?
Si mundej qe nje femer kaq e brishte te ishte e forte njekohesisht.Te ishte kaq e guximshe sa te ece e vetme ne kete bote pa i zgjatur doren dikujt,pa e ditur se ku po shkon,pa e ditur se cfare mund te ndodhe.E adhuronte guximin e saj,e adhuronta ate femer cdo dite e me shume.E cmendte buzqeshja e saj,energjia e cmendur qe kishte,sinqeriteti,dashuria qe jepte.Nuk mund te rrinte larg asaj femre qofte edhe nje sekonde e ky sekret e mundonte.Nuk kishte guxim ta ndante me te.Kishte frike se do ta quante budalla dhe nuk do ti besonte ndjenjave te tij.Por dreqin kishte nje djall brenda vetes qe i torturonte mendjen qe te bente gjera te ndaluara Donte ti puthte buzet e saj,ti shijonte ato,te ishin te tijat e vetem te tijat por nuk mundej....nuk mundej.
***
-Te pelqen?
-Une asnjehere nuk kam provuar embelsire.-Tha duke e pare me dy sy te trishtuar.
-Perse?
-Mami nuk ka pasur asnjehere mundesi te me blej gjera,eshte e semure.
-Po babi?
-Nuk e kam.
E perqafoi fort dhe e mori perdore drejt dyqanit te embelsirave.Shikonte me dy sy te vegjel dhe te cuditur.Asnjehere nuk kishte pasur mundesi te hynte ne dyqane te tilla apo te blinte dicka.Shume njerez e largonin dhe te pakte ishin ata qe e afronin.Ajo shikonte lumturine tek ai femije e buzeqeshte.Kaq te pafajshem.Kishte ndryshuar,kishte kuptuar se sa gabime kishte bere ne jete.Nuk do mundej kurre te shlyente ato gabime por te pakten kishte filluar te bente nje jete tjeter,tani ajo ndihmonte te tjeret,kujdesej per to.Ato qe e njihnin nuk do ta besonin qe ajo kishte ndryshuar dhe nuk do ti vinte faj.Kishte lenduar shume njerez qe nuk e meritonin.Syte i ishin errur nga lakmia,nga paraja dhe kishte harruar se cfare do te thote te duash.Por tani ishte dikush tjeter dhe do te ishte gjithmone keshtu asgje dhe askush nuk do ta rikthente gruan e dikurshme.
-Shume faleminderit per embelsirat teta...
-Eima-Tha duke buzeqeshur.
-Teta Eima.
E puthi ne te dyja faqet dhe ajo e puthi dhe i premtoi se do e ndihmonte nenen e tij,do e ndihmonte dhe ate te kishte femijerine qe donte.
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro