30
-Kujdes!
Ndjeu dy duar te cilen e kapen fort nga krahet dhe nje zemer qe rrihte si e cmendur.E kishte humbur mendjen se cfare kishte ndodhur ne ato caste sepse ishte perqendruar duke degjuar ato rrahje qe per te ishin si nje muzike e qete qe te bente per vete qe ne momentin e pare.E shtrengonte akoma me shume drejt vetes dhe sa me shume e shtrengonte aq me te medhaja beheshin tik taket e zemres se tij.Ajo nuk fliste nuk bente asnje rezistence per tu larguar,ndihej e mbrojtur ne krahet e atij engjelli.
-A je mire?
-Po,faleminderit.
-Duhet te besh me shume kujdes kur kalon rrugen.
-Do ta bej-tha me nje gjysme zeri.
E shikonte me vendje se si syte e saj qendronin te palevizura duke vezhguar kushedi se ku.
-Ti....ti nuk shikon!
-Po nuk shikoj,cili eshte problemi?
Bertiti aq shume teksa i tha ato fjale.Dicka e lendoi edhe pse nuk e beri me qellim ai nuk do te munde kurre ta kuptonte se sa e urrente veten boten dhe gjithcka qe e rrethonte.Preferonte njemihere te vdiste sesa te mos shikonte.Donte jeten,ngjyrat,dritat por jo ne kete menyre.Ishte e dobet dhe e pafuqishme per te jetuar jeten e nje te verberi.
Nuk do te mund te shikonte ato qe ajo donte per cfare ia vlente te jetoje!
Askush nuk mund ta imagjinonte sesa shume donte te nxirrte nga shpirti i saj te gjitha ato gjera qe e mundonin,gjera qe nuk gjente dot pergjigje sepse askush nuk e kuptonte,askush nuk ishte si ajo.
-Nuk ka asnje problem.
-Shume mire mund te largohesh.
-Nese thashe dicka qe nuk duhej,me fal.Nuk ke askend qe te te shoqeroj?
-Nuk kam nevoje te me shoqeroj askush,mund te eci e vetme ne kete qytet te madh dhe pa shikimin tim.
-Prit,ku po shkon?
-Ne ferr.
-Atehere po vi dhe une me ty.
-Qenke kokeforte.
-Po,por e di qe ferri ndodhet shume larg dhe ti nuk e di ku eshte.Me fal se nuk u prezantova quhem Liam.
-Nuk te pyeta.
-Epo une ta thashe vete.Ti si quhesh?
-Nuk ta them.
-Atehere te pakten me thuaj se ku do te shkojme!
-Tek kursi i kercimit.
-Ti je nje balerine!
-Jo tamam.
-Pse?
-Nese deshiron te me shoqerosh nuk duhet te me pyesesh.
-Ne rregull.
Nje heshtje kaploi midis te dyve por ai vazhdonte ta shikonte e ajo nuk e dinte kete.Ne mendjen e saj vinin mijera mendime per djalin misterioz me zerin e embel.E perfytyronte se si mund te ishte por dreqin perseri deshironte ta shikonte,te shikonte syte e tij.
Si mund te ishin ato?
Te bukur apo te shemtuar,te medhenj apo te vegjel,te kafte apo blu si deti ne vere kur shkelqen ne rrezet e diellit.
Imagjinonte nje djale me floke geshtenje te shpupuritura dhe nje buzeqeshje dehese qe te bente te bije marrezisht ne dashuri.
-Po sikur te bija me te vertete ne dashuri me te pa e kuptuar dhe nje dite kur te shikoj ai te mos jete ashtu sic une e kisha enderruar,a do ta doja perseri?
Cmenduri!Si mund te bish ne dashuri me dike qe as nuk e di si eshte,nje njeri te cilin i degjon vetem zerin?Kam degjuar se shikimit midis dy njerzve krijojne nje shkendi,nje fillim i dickaje te re.
Por,si do arrinte ajo te kuptonte se kishte rene ne dashuri?
E di,duket e cuditshme por kishte frike,kishte frike se djemte do te luanin me te.Ishte e verber dhe ato mund ta perdornin si nje kukull e kjo frike i pushtonte shpirtin.Nuk mund te lendohej ajo nuk donte te lendohej asnjeher nga dashuria donte ta perfytyronte si dicka qe ndodh vetem nje here ne jete e zgjat pergjithmone ashtu si romanet e saj qe kishte lexuar dikur.
A do te ishte dhe djali misterioz qe qendronte prane saj si romanet e dashurise se Nicholas Sparks?
A do te ishte ai heroi qe do te sillte drite ne jeten e saj?
-Mberritem.
-Ah,vertete!...Kaq shpejt!
-Mirupafshim.Kujdesu per veten.
U degjuan disa hapa qe sa vinin e behesh te zbehta derisa ato hapa nuk u degjuan me.
-Mirupafshim....Liam.
***
Ne nje copez te thyer xhami shikonte personin qe ndodhej ne te.Nuk po e njihte,nuk po njihte me veten e saj.Ishte kthyer ne nje kukull te ndyre,qenie te pameshirshme qe jane gati te te shqyejne ne cdo cep te lekures per te marre ate cfare duan,ate qe grate e tyre nuk ishin te zonja ti ofronin.Nje zonje me taka te larta e etur per para dhe jete luksi endej si nje prostitute e rendomte ne lokalet e nates.Koke ulur duke u munduar te mos binte shume ne sy kur kalonte neper qytet sepse e njihnin e ajo ishte e lodhur te shikonte gishtat qe drejtoheshin rreth e saj e zera qe mermerisnin gjithe urretje dhe percmim.Kjo nuk ishte ishte jeta e saj.Dukej si nje enderr e keqe per te,enderr nga e cila dukej sikur nuk po zgjohej dot,enderr qe dukej se po i kujtonte te gjitha te ligat e se ky ishte fundi qe meritonte.
-Akoma nuk e ke pastruar?
Nje ze i trashe dhe serioz u degjua te vinte mbrapa i saj.Nje burre i gjate i shendoshe e shikonte me nje veshtrim tejet te frikshem qe te kallte daten.
-Po e bej.
-Mbaroje shpejt dhe shko me vrap ne dhomen tende.Kjo ngjare nuk dua te perseritet me,ne rregull.
-Po sikur te ndodhe!-tha duke e pare drejt e ne sy.
-Mos me provoko zemer,une jam shefi dhe ketu behet si them une.
-Ti mund te jesh shefi i te gjitha ketyre vajzave por jo i imi.Une i pagova te gjitha borxhet me ler te jeroj jeten time te qete.
-Jeten tende!Ti nuk ke asnje jete tjeter pervec kesaj Leonor.Ti e zgjodhe kete jete,harrove.Mund te jesh nje femer e rrezikshme por luajte ne zjarrin dhe duhet te ta kete mesuar mami qe kush luan me zjarrin digjet.Jeta jote me perket mua dhe mund ta bej cfare te dua me te.Shikoje veten,po plakesh Leonor dhe te vjetrat nuk i do me askush,por perseri kjo nuk do te thote qe duhet te te le te lire.Ti e di shume mire se cfare dua te them.
Thithi fort puron e tij dhe duke i dhene nje buzqeshje te djallzuar u largua me hapa te renda.
-Te urrej,te urrej,te urrej.Mallkuar qofte dita qe erdha tek ty.Por nuk ka mbaruar me kaq.Nese mendon se po fiton e ke shume gabim sepse askush nuk fiton ndaj meje.
-Mjaft fole,por shko sepse nje klient ka ardhur per ty.
-Zhduku edhe ti.
Sapo tha keto fjale vajza me floket e gjata dhe te kuqe u xhindos duke e kapur fort prej flokesh.
-Bej kujdes kur flet me mua ti bushter e vogel.
-Me lesho se perndryshe do te vras.
-Ti,mua!
-E kam bere dhe me pare me beso nuk do ta mendoja dy here.
-Mendon se po me frikson Leonor!
-Ndoshta.
-Ben mire te me bindesh e dashur nese nuk do qe gjerat te shkojne keq.
-Ty te duket vetja e guximshe sepse ke ne krahun tend shefin por dije se kji nuk do te zgjasi shume dhe kur te vi ajo dite do te beje te me lutesh per meshire.
Ndoshta nuk ishte me si dikur por ishte e vendosur te thyente rregullat dhe urdherat.Nuk ishte mesuar ti tregonin te tjeret se cfare duhet te benin.Kishin kaluar shume vite por nuk kishte lejuar qe ato vite ta kthenin ne nje grua te kerrusur dhe te lodhur.Vazhdonte te ecte mbi takat e larte,te vishte ato fundet e shkurtra dhe bluzet e shkurtra dhe te hapura ndonese ishte vendi i atille we duhej te vishej ne ate menyre por perseri e tille ishte Leonor i pelqente te vishej ashtu gjithmone i kishte pelqyer,por jo te ishte personi ne te cilen ishte bere sot.Donte thjesht te martohej me nje njeri te pasur dhe te jetonte jeten qe donte,por agje nuk ishite ne anen e saj.
Ne fund te fundit ligesia asnjehere nuk e merr medaljen e fitores.
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro