10
Perplasi deren fort dhe shkoi drejt saj.Gjithe inati qe kishte brenda vetes e ben te humbiste veten.Gruan per te cilen dikur kishte ndjere dashuri tani nuk ndjente asgje pervecse neveri ne gruan te cilen ishte shnderruar.E mbante mend dhe sot ate gruan e qeshur qe fliste cdo minute per endrrat e saj,qe qante si nje femije kur gjerat nuk i ecnin si duhet.Mbante mend se sa shume gjera planifikonin per te ardhmen e tyre e tani nuk jane asgje me shume vec hije te se shkuares .Ajo grua tashme nuk ekziston me.
-Ti i planifikove apo jo?
Qendronte e ulur ne cepin e krevatit me koken e kthyer nga dritarja duke pire si gjithnje cigaren e saj i dha Dilanit nje pergjigje te ftohte.
-A nuk shkoi gjithcka per mrekulli?Nese me njeh mire e di qe une nuk e njohe fjalen humbje.
-Une nuk njoh gruan te cilen kam perballe por ate me te cilen u dashurova.
-Ajo vdiq?
-Nuk mund ta besoj sa poshte ke rene Leonor.Prisja cdo gje nga ty por ate qe bere dje nuk e kisha imagjinuar kurre.Si guxon dhe i ben montazh fotos time me Alainen?
-Jeni cift i bukur a nuk mendon dhe ti keshtu?
Po e cmendte.Qetesia me te cilen ajo femer po i fliste po e cmendte.Nuk mund ta toleronte me.I gjuajti fort dhe ajo nuk e priste.As ai nuk e mendonte kurre se do i qellonte nje femre,por ajo e kishte nxjerr nga natyra e tij e kishte bere tjeter njeri.
-Me qellove!
-A thua se nuk e meriton?
-Mua mos me prek me me dore Dilan.Une nuk jam Alaina.
-Mos ia permend kurre emrin asajt.Me degjove.Une do bej cfare te jete e mundur qe ajo te dale nga burgu dhe per me teper te pastrohet emri jone e cila u njollos nga nje femer e piset si ty.
-Mama.
-Urdhero bir?
-Bej gati te gjitha rrobat e Liamit do ta marre djalin tim.
-Cfare?Ti nuk do e marresh Liamin une nuk do ta lejoj kete,ai me perket mua.Do ankohem ne gjykat per kete.
-Ankohu ku te duash por birin tim nuk do e lejoj te rritet me nje nene si ty.Me degjo mire,do luftoj per te derisa te kem frymen e fundit.
E mori Liamin perdore dhe u largua qe aty.Nuk mund ta imagjinoni se sa i lumtur ishte vogelushi ne ato momente ndersa Leonor filloi te bertiste si nje e cmendur.
Te urrej Dilan te urrej dhe per me teper qe nuk ke pare asgje akoma.Nese mendon se ceshtja e Alainas mbyllet ketu e ke shume gabim sepse sapo ka nisur.
***
HM Prison Bronzefield
Woodthorpe Rd,Ashford TW15 3JZ, UK
Ecte neper ato korridore te ftohta si akulli,shikonte njerez qe nuk i kishte pare kurre me pare.Shikimet e tyre te fusnin friken.Nuk ndjenin dashuri ne zemrat e tyre,nuk kishte buzqeshje ne fytyrat e tyre.I shikoje dhe te dukej sikur te thonin Kam per te te vrare.Por jo te gjitha ishin ashtu sic mendonte ajo sepse kishte dhe femra qe mund te kene qene te detyruara te bejne dicka te keqe e po perballen me ferrin.Nuk e dinte nese do ia dilte,ajo ishte nje femer e forte por tani jo me.Mendonte vetem per te voglin e saj,ai ishte shpresa e saj per mbijetese.I mungonte ajo fytyre engjellore,i mungonte ajo buzqeshje qe ai dhuronte kur vinte ne shtepi,ai perqafim me te cilen nuk ngopej kurre.Tani nuk do ti kishte me,nuk do ti shijonte me e nuk do e shikonte me birin e saj te rritej.20 vite mbas ketyre hekura,20 vite errsire,20 vite mall,20 vite vetmi.
-Pershendetje une quhen Ambra.
Ishte nje vajze e imet por mjaft entuziaste.Floket i kishte deri tek supet te zeza dhe ishte goxha e bukur.Mekat si nje bukuri e tille te perfundoje ne kete ferr.
-Alaina.Pse vendose te me flisje?
-Sepse ti nuk me dukesh e keqe si grate e tjera qe ndodhen ne kete qeli.
-Paska dhe te tjera ne kete qeli?
-Po jane dhe dy gra ne moshe te madhe por une po te them te mos ngaterrohesh fare me to.Jane shume te keqija.Njera nga ato qe quhet Violet ka vrare 5 njerez dhe trafikonte qenie njerzore mund te themi femije te moshes 5 vjece,ndersa tjetra dogji shtepine ku ndodheshin prinderit e saj ne moshen 20 vjece.
-O zot!- Tha Alaina duke pare e cuditur nga Ambra.
-Po ti per cfare je denuar?
-A je e sigurt qe do ta dish?
-Nuk me ben pershtypje.Ketu kam degjuar shume histori nga me te ndryshmet.
-Kam vrare njeriun qe doja me shume se veten.Kam vrare burrin tim.Me dhunonte dhe kjo per faj te nje femre te lig qe hyri mes nesh.Djali im tani ndodhet vetem ne ate bote dhe eshte vetem 5 vjece.Nuk e di cfare eshte bere me te?Ku e kan cuar?
-Me vjen shume keq shpresoj shume qe te te ulin denimin.
-Po ty per cfare te kane denuar?
-Per vjedhje.Familja ime eshte shume e varfer dhe une u detyrova te vjedh por me kapen.Mora vesh qe babai im vdiq nga deshperimi e nena ime eshte semurur rende.
-Si mund te jesh kaq e forte ne nje situate te tille?
-Nuk jam por perpiqem.Ketu ne kete vend nuk duhet te tregohesh kurre e dobet sepse tallen me ty.
-Pa shiko Viol kemi nje te re ne qeline tone.
Hyri brenda ne qeli nje grua e shkurter e shendoshe dhe kishte nje tatuazh te frikshem tek krahu i majte.Ambra kishte te drejte qe nuk duhej te ngaterroheshe me to.
-Une quhem Viol dhe jam shefja e kesaj qelie.Ketu behet ashtu sic them une u kuptuam.
Alaina nuk ishte nga ato femra qe e lejonin ta perulnin.Nuk i interesonte se sa e keqe mund te ishte ajo apo se cfare mund te kishte bere ne te shkuaren.Ajo nuk merrte urdhera nga askush.U ngrit dhe e shikoi ate grua drejt e ne sy.
-Nuk me intereson aspak kush je ti.Qelia eshte e te gjithave ne dhe bejm cfare te duam.
Nuk kaluan as dhe dy minuta kur Alaina ra ne dyshemene e asaj qelie.Fytyra e saj kullonte gjak.Viola e kishte goditur me grusht.
-Askush nuk me kthen pergjegje mua.Kur une them dicka behet ashtu si them une ose perfundon keq pastaj.
-Me godit sa te duash,me kerceno sa te duash por une nuk kam frike prej teje.Te duket vetja si mbreteresha e ketij burgu por nuk je gje tjeter vecse nje moster.
-Kete do e shohim sa nuk do me kesh frike.Bravo tani sapo ke fituar armiken me te keqe.
Sa u larguan nga qelia Ambra qe dridhej nga frika e ngriti Alainen dhe po mundohej ti fshinte gjakun ne fytyren e saj.
-Cfare bere Alaina ata do te vrasin.
-Mos u shqeteso nuk do me bejne asgje.
***
-Kush eshte ky?
-Quhet Noah dhe do te qendroje ketu.
-E braktisi familja?
-Jo eshte nje tjeter histori por do ta tregoj me vone.Eshte femija ketu dhw nuk dua ti ndodhi ndonjw gje.Coje tek Ajla ajo do te kujdeset per te.
-Mir ne rregull.Eja vogelush.
-Nuk dua-tha Noah duke kryqezuar duart.
-Pse?
-Dua te shkoj tek mami im nuk dua te qendroj ketu.
-Ku eshte mami Noah?
-Xhaxhi polici e mori mamin tim.A do vish me mua te kerkojme mamin?
Filloi te qante dhe e perqafoi vajzen.Ai po vuante ishte thjesht nje femije e po vuante mungesen e njerezve qe donte me shume.Te atin qe nuk do e shihte me kurre e te nenes se tij qe nje zot e dinte se kur do e shikonte me.
-Do shkojme te kerkojme mamin por jo tani mire.Sepse tani duhet te lahesh dhe te hash buke.Mos do qe nena jote te merzitet kur te shikoj keshtu?
-Jo,jo-tha duke fshire syte e tij te vegjel.
-Bravo je nje femije shume i mbare.
E kapi perdori dhe filluan te ecnin ne ate oborr te mbulluar nga gjelberimi.
-Mamit im i pelqejne shume lulet.Kur te shkojm ta takojm do i ble nje buqete te madhe me lule.
-Patjeter vogelush.
-Edhe Leas i pelqejne shume lulet.
-Kush eshte kjo?
-Nje...shoqe-tha duke u skuqur nga faqet.
Vajza filloi te qeshte me te madhe nga ai i surrat qe ishte bere si spec i kuq.Ishte me te vertete nje femije i adhurushem por jeta nuk po tregohej i drejte me te.
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro