Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 8.

Ishte dita e katërt pas kemios e, sipas atyre që kishte lexuar ishte një nga ditët më të vështira, ku trupi hasej me komplikacione të ndryshme.

Megjithate edhe ditët e para kishin qënë të vështira për të.

Gjumi nuk e kapte e detyrohej të qëndronte çdo natë për të vështruar yjet deri në agim. Padashur kishte shkatërruar dhe një ëndërr adoleshenteske të sajën; lindjen e parë të Diellit ta shikonte krahas burrit me të cilin ajo do kalonte jetën, me qëllim që çdo ditë e tyre të ishte ashtu si lindja e diellit, por kishte parë lindjen e parë të Diellit vetëm nën shoqërine e dhimbjes së barkut, nga pagjumësia që kemioterapia e parë i kishte sjellë.

Nuk donte t'i nënshtrohej kemioterapisë e ta linte të bashkëpunonte me kancerin për të goditur fort dhe pa mëshirë atë.

I kujtoheshin fjalët e gjyshes kur ishte me grip dhe i thoshte se nëse rrinte shtrirë, gripi më keq do e mposhtte.

Krahasonte atë kancer të mallkuar me një grip! Ç'marrëzi.

Kanceri ishte si një bishe e uritur me shumë koka që përpinte çdo shpirt që para i dilte gabimisht.
Ishte si ato bishat a kuçedrat e përrallave i jetëzuar në formën më të përsosur në realitet.

Ndodhej në atë vend të ngrohtë, ulur në karrigen e drurit duke pritur për Rubensin nën shoqërinë e një çokollate të nxehtë e cila i dukej fare pa shije, por donte të largonte ethet që vjedhurazi e kishin përqafuar.

Kishte dalë herët atë mëngjes e pasi ishte sorollatur rrugëve të Tiranës per thuajse një orë, tashme kishte zënë vend aty.

Flokët i kishte mbledhur në një topuz të çrregullt duke ekspozuar fytyrën e saj imcake ndaj të ftohtit dhjetoresk.

Në tavolinë kishte nxjerrë bllokun e saj të shënimeve dhe seç hidhte ca gërma në të ndërkohë që mjeshtërisht hallaktej nëpër mendimet e luante me fjalët.

-Zemër!- ishte zëri i Rubensit ai që e bëri të hidhej përpjetë duke shkaktuar një  shkarravinë në fletën e nxirë nga shkronjat tashmë.

-Rub!-instiktivisht iu formuan ato gropëzat në faqe sapo pa fytyrën e tij. Kishte hequr mjekrën dhe ajo gjithmonë i kishte thënë se fytyra kështu i dukej si të ishte bebe; ato tiparet e ëmbla që kishte; ishte ende bjond e flokët nuk i ishin nxirë aspak që nga fëmijëria, sytë ia vishte një e gjelbër e ëmbël.

-Më fal, të tremba.-tha pasi i dha një puthje në faqe e ajo u habit. Ai gjithmonë e puthte në buzë e më pas i puthte dorën sa herë takoheshin, përse ndryshoi këtë traditë të tyren vendosur dy vite më parë në po të njëjtin lokal?

-Nuk kafshoj.-foli pas këtij gjesti që ai bëri duke e parë tërë mërzi. Përse iu shmang? Kishte frikë mos i ngjiste kancerin? Duhet ta dinte që nuk ishte sëmundje ngjitëse.

-Çdo të thuash Sam?-rrudhi vetullat dhe pyeti pasi i kishte dhënë porosine kamarierit.

-E di mirë ti.

Pasi u mendua një copëz here, harkoi buzën duke buzëqeshur dhe kapi dorën e saj duke i falur një puthje aty.

-Jam me grip Sam. Nuk dua te ta ngjis.

-Të shkuara.- iu përgjigj thatë e largoi dorën prej së tijës me pretekstin se do pinte çokollatën e shkrirë, shija e së cilës i vinte e pështirë nga medikamentet e kemios, sikur të ishte duke pirë helm.

-Si shkoi kemioterapia?- donte t'i bërtiste e t'i kërkonte llogari që kujtohej pikërisht tani. Duke ditur se ajo kishte kemion e saj të parë, ishte larguar në Itali, sepse skuadra e tij e çiklizmit kishte patur garë. Ishte tranjeri i një grupi të rinjsh çiklistësh në Tiranë e pas fitores në Shqipëri, kishin shkuar të konkurronin në Europë duke u larguar prej saj në ato ditë të vëshitra. Nuk kishte qënë pranë t'i jepte kurajo dhe t'i shtrëngtonte dorën. Ndërkohë që ajo luftonte, ai ishte duke parë tërë ankth nëse skuadra e tij do fitonte. Donte t'ia plaste në fytyrë sesa keq ishte ndjerë kur i kishte thënë që do ishte për të ditën e kemios, por më pas i kishte dërguar mesazh se duhej të ikte Itali.
Donte t'i thoshte shumë fjalë, por nuk e bëri. I fshehu të gjitha ato fjalë thellë në shpirt, nuk donte të grindej me Rubensin, jo tani.

-Mirë.- iu përgjigj lehtas duke ngritur sytë më në fund nga blloku, aty ku i kishte fiksuar,ndërkohë që mendohej e linte mendimet të flisnin me njëra-tjetrën. Buzëqeshi përsëri.- Si shkoi gara?

-Mirë zumë vendin e dytë në Europë. Kjo është fantastike. Nuk ia priste mendja askujt se një vend i vogël si Shqipëria do shkonte deri aty. Më lavdëruan shumë për punën e bërë, sidomos Driloni që spikati...-fliste shpejt dhe tërë entuziazëm tërë këmbë e duar mbi çiklizmim që aq shumë dashuronte e ajo e dëgjonte gjithmonë me dëshirë, pavarësisht se s'kuptonte shumë nga çiklizmi, ama përderisa ishte pasioni i tij, ajo e respektonte.

-Sa mirë! Urime! Kisha besim te ti. -i foli përzemërsisht teksa shikonte atë t'i shkëlqenin sytë. I buzëqeshi me shpirt dhe pse shpirti i lëngonte. Po i merreshin mendtë dhe kishte dhimbje stomaku, por nuk e jepte veten, po duronte.

-Përse e ke marrë me vete bllokun?- vetëm tashmë kishte vënë re bllokun e saj blu që qëndronte krahas filxhanit.

-Po shkruaja. Me qetëson shpirtin.

-Eh, o Sam, kot fare. Pse e lodh kokën dhe dorën tënde të bukur me këto budallalliqe? Rri, çlodhu, qetësohu.- i ledhatoi fytyrën me dorën e tij të ashpër e i largoi një fije floku që kishte dalë nga të tjerat që ishin mbledhur. Zakonisht do kishte mbyllur sytë nga ai veprim, do ndiente prekjen e tij deri ne zemër, por kësaj here i erdhi neveri, nuk i pëlqeu.

Si mund të quante ato që ajo shkruante budallalleqe? Shkrimet e saj nuk ishin vetëm ca produkte të bojës së stilolapsit; shkrimet e saj ishin produkte te ndenjave te saj; shkrimet e saj ishin ashtu si abstrakten ta ktheje në konkrete; t'i jepje jetë çdo të rrahure zemre dhe jashtë trupit.
Ai quante budallallëqe, shpirtin së bashku me çdo ndjenjë e emocion të sajin?
Po dhe ai ishte një ndjenjë për të, dhe ai ishte pjesë e atij budallallëku që ai e quante aq rëndomtë.

-Do iki në shtëpi Rubens. Jam e lodhur.-foli më në fund dhe futi bllokun në çantë së bashku me stilolapsin.

-Kaq shpejt? Ne sa erdhëm. Më ka marrë malli për ty.-i kapi dorën duke mos e lënë të largohej. Nuk mund ta kuptonte që e kishte mërzitur?

-Lodhem shpejt.- e në fakt nuk ndihej mirë. Përzierjet e stomakut i ishin shtuar e dhimbjet e barkut. Si mos mjaftonin këto duhej të duronte dhe fjalët pa shije të Rubensit.

-Eja të të çoj në shtëpi.- deklaroi i dorëzuar teksa fuste telefonin në xhep e ajo vetëm sa pohoi me kokë.

Rrëkëlleu dhe njëherë filxhanin me çokollatën e nxehtë duke rrudhur vetullat nga shija edhe më e shpifur që i veshi tërë gojën. Mori çantën dhe bëri të largohej, por sapo u ngrit në këmbe, ndjeu t'i merreshin mendtë e u mbajt në cepin e tavolinës për mos humbur ekuilibrin.

-Sam je mire?- u afrua i shqetesuar duke e mbajtur pas belit holla. Teksa trupat e tyre u ngjiten, ndjeu zemrën e tij të rrihte fort nga shqetësimi dhe gjeti forcë t'i ngrejë kokën për t'i dhuruar një buzëqeshje.

Në atë buzëqeshje që supozohej të gjente pakëz pozitivitet, ai gjeti pasqyruar dhimbjen që ajo mundohej të fshinte.

Së bashku, duke e ndihmuar të ecë dolen nga lokali për të përjetuar përsëri acarin e asaj dite.

Papritur u duk sikur ai lëmsh që kishte me orë të tëra që përpiqej ta perzente, e mundi atë. Ndjeu një dallgë të ngjitej vrikthi nga thellesia e shpirtit e, papritur u duk sikur një copë e saja iu shkëput nga trupi.

Teksa shikonte atë të villte atë vrer që s'ishte gjë tjetër veç dhimbjes, i vinte keq, por pranë s'i qëndroi dot.

Rrudhi vetullat e duke zënë hundët për mos lejuar frymëmarrjen, u largua pak më tutje duke vështruar trotuarin.

U ul në gjunjë, për një çast u duk sikur iu përul dhimbjes dhe e la ta nënshtronte. Nxorri çdo gjë që stomaku i saj kishte dhe, kur nuk mbeti gje, përsëri nuk ndalonte, donte ta gërryente.

Nga sytë, tashmë të skuqur, filluan t'i dilnin lot, flokët i ishin shkalafitur e buza filloi t'i dridhej teksa ajo kishte humbur mes lotëve të njëpasnjëshëm që aq shumë ishte munduar t'i mbante.

Vetëm atëherë guxoi të afrohej pranë saj duke u ulur ashtu si ajo dhe e mori në përqafim. Lejoi bluzën e tij të bardhë të njomej nga lotët e saj.

Donte ta shtynte, se atij i vinte neveri nga ai veprim i shëmtuar i saji, nuk i ishte afruar për ta mbajtur a për t'i shtrënguar dorën. Ishte larguar duke vrenjtur fytyrën. Donte ta largonte e t'i mbante mëri, por as për këtë nuk pati forcë.

Filloi t'i ledhatojë flokët e butë e i dhuroi aty një puthje.

Ajo puthje sikur mjekoi disi plagët e shkaktuara, ishte ilaç.

-Çdo gjë do rregullohet, Sam. Të premtoj!

-Premtimet janë bërë për t'u thyer. Mos premto, mos!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro