Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 25.

Mëngjes. Mëngjes i thënçin se ajo nuk kishte marrë atë ndjesinë e zgjimit nga një natë e gjatë, me ëndrra apo makthe.

Sikur të mos i mjaftonte sfilitja e sëmundjes, stresi apo dhe fakti që nuk kishte oreks, tashmë i duhej të përballej dhe me pagjumësinë. Mendimi se do shkonte përsëri në spital i kishte turbulluar stomakun duke i shkaktuar të vjellja në orët e vona pas mesnatës.Kishte frikë! Po sikur gjendja e saj të ishte përkeqësuar? Ajo vajzë po digjej për të jetuar. Donte të jetonte.

Asnjëherë  nuk donte që kur kishte kemio të merrte me vete familjarët e saj. Nuk e kishte me shumë dëshirë ta shikonin në atë gjendje, kështu që ishte detyruar të merrte Jonën nga këmbënguljet e saj që nuk kishin të sosur.

Tashmë ndodheshin duke shkuar drejt spitalit. Ishin detyruar të merrnin urbanin, pasi Samanta nuk kishte mundur të ecte, paçka dëshirës së madhe, lodhja e kishte rrëmbyer papritur.

Ishin ulur në fund, rrethuar nga dy të moshuar të cilët kishin shtrënguar fort duart e njëri-tjetrit që në fillim e për asnjë çast nuk i lëshonin. Vajzat i shikonin me bisht syri e buzëqeshnin.

-Hera e parë që do e shikosh doktorin me një sy tjetër.- e ngacmoi Jona, të cilës nuk i rrihej pa folur.

-Kisha një Danielë, m'u bënë dy. Mirë ajo është adoleshente hormonale, po ti si e ke hallin?

-Mos ma shaj Danielën se ta këputa gjuhën.

-Një mendje keni. Motra të ishit dhe s'do ngjanit kaq.

-Mos ma anashkalo bisedën. Ishim te doktori.-e pa teksa i lëvizte ritmikisht vetullat sikur donte t'i thoshte se kishte ardhur koha t'i  jepte llogari. 

-Ç'të them unë? Ishalla dalin mirë analizat.

-Ti,  o je e metë o bën vetë.

-Bëj vetë se e di ku dua të dalësh, po s'dua të dalësh aty.-i foli duke e ulur zërin në pjesën e fundit pasi shqoi veshët kuriozë të së moshuarës që ishin ngritur paksa.

-Pranoje që e do doktorin dhe do e qep gojën.

-Nuk,jo.- fliste me gjysmë zëri e tinëz shtrëngonte cepin e palltos mustardë që kishte veshur.

-Çfarë nuk? Fol mirë.

-Pse ju është tiposur kjo ide boshe në kokë?

-Ku ka zë, s'është pa gjë, të keqen nëna.- kësaj here nuk ishte zëri i Jonës ai që kishte folur, por zëri i qetë, paksa i ngjirrur i plakës thinjoshe, fytyrë danete që qëndronte pranë saj. E pa çuditshëm.

-Ç'do të thuash?

-Përse i fsheh ndjenjat e tua? Pse ja fsheh vetes se të tjerëve ua paske treguar me kohë?

-Hë moj nëna foli se më plasi.-foli Jona, duke qeshur e duke shfryrë që më në fund kishte dhe dikë tjetër në krahë.

-Nuk kam ç'fsheh. Dokrra!

-Ti s'mbushke fare më duket. Pa më thuaj ti tjetra. Si është puna?- iu drejtua Jonës dhe Samanta i hodhi një vështrim që bërtiste' i the gjë, te vrava', por ajo dukej sikur ia bëri për inat.

-Tani doktori i kësaj, ka rënë brenda me këtë. Ai e do, kjo e do. Nuk e kuptoj pse dreqin s'e pranon.

-Se qënka trufyçkë.-psherëtiu e moshuara dhe Samanta gjithashtu.S'kishte si mos dhe Jona që po i dilnin thinjat me shoqen.-Ashtu isha e unë dikur.-pas kësaj ktheu kokën nga i shoqi, një plak me syze të cilin e kishte zënë gjumi mbështetur te xhami i autobusit. Duart përsëri i kishin bashkë.

Ç'do të thuash?-ishte kurioze Samanta tashmë, që kishte larguar vëzhgimin nga dritarja dhe ishte kërrusur për të parë fytyrën e rrudhosur të së moshuarës.

-Në kohën tonë, dashuriçkat ishin të rralla. Unë isha vajzë nga familje e varfër, Agimi ishte pasanik, mësonjës qe. Jetonte dy lagje larg nesh e kur kalonte çdo mëngjes për të shkuar në punë, më shikonte duke fshirë me kallamishta.E unë ca herë ia kisha hedhur sytë. Në fillim s'më bëri përshtypje, por kur e shikoja çdo ditë të më ndiqte me sy, m'u ngacmua zemra, po mall s'e bëja. Mall s'e bëra as kur më tha se do vinte te më kërkonte dorën. Mall s'e bëra as kur im atë me inat në sy më tha nëse e doja djalin, se njerzit e tij të xhindosur i kishin thënë që unë kisha shtënë sevda me djalin e tyre, ama unë kundërshtova.

-Përse?-pyeti Samanta.

-Kisha turp. Kisha frikë. Babai ma këpuste kokën po të bija në dashuri. E dija që famila e tij s'më donte. Më shikonte me përbuzje. Ishim të varfër.

-Ç'ndodhi më pas?

-Për një çast mendova se e humba. Ai ishte treguar kokëfortë, po unë i qëndroja larg. I thoja atij që s'e doja, po më shumë vetes, derisa më rrëmbeu. Erdhi një natë e më mori fshehur të gjithëve. Ikëm larg se e dinim që ishte bërë gjëma në tërë qytetin, po ku na interesonte ne xhanëm? Ishim të rinj e, me vete kishim dashurinë. Na ndalte gjë?-përmbylli duke kthyer kokën për të fshehur lotët formuar në sytë e saj të regjur nga pleqëria, ama Samanta s'mundi t'i fshinte dot lotët. Ajo kishte folur aq ngadalë dhe me nostalgji për të shkuarën.-Ajo çka dua të të them ty zonjushë e mbarë, është të pranosh që e do djalin, para se ta humbasësh e të vajtosh tërë jetën për një dashuri të humbur. Ç'pengesë ke xhanëm? Asnjë pengesë s'është më e madhe se dashuria. Nëse ka dashuri, kalohen të tëra dhe, ajo që të duket e pamundur. -

Nuk mundi të fliste pas fjalëve të saj, por i buzëqeshi hidhur dhe u ngrit bashkë me Jonën, pasi kishin arritur.

-Faleminderit për historinë. Me siguri do i hyjë në punë kësaj tutkunes. Zoti ju dhëntë jetë të gjatë për të shijuar ende dashurinë tuaj.- i foli Jona me buzëqeshje, para se të largohej së bashku me Samantën.

-E dëgjove?

-Hajde tani. Flasim ndonjëherë tjetër.-nuk ishte në gjendje të vazhdonte bisedën me Jonën. Nuk po i shmangej asaj, po i shmangej vetes. Për sa kohë mund t'i lesh mendimet jashtë predikimit me njëra-tjetrën?

Hynë në spital dhe menjëherë  u drejtuan drejt vajzës gjatoshe që qëndronte përballë ekranit të laptopit i cila i la nën shoqërinë e Erisës.

-Doktori është?-e pyeti Jona.

-Po. Do vijë pas disa minutash për analizat e pacientes.

-Mirë.-buzëqeshi e vetëkënaqur. Donte ta shikone dhe njëherë me sytë e saj situatën.

Hynë në dhomën që ishte zyra e drejtor Orgestit dhe Erisa u tha të uleshin në poltronët e zinj përballë njëri-tjetrit. Më pas u largua.

-Paska shije.-foli Jona teksa shikonte anë e mbanë dhomën.-Këtë e kam vënë re dhe më parë, diku tjetër.- i qeshi djallëzisht.

-Ndihem sikur kam bërë diçka të tmerrshme që i dhashë fund lidhjes me Rubensin.- mendja e saj ende s'ishte shkulitur te momenti i një dite më parë.

-Pse? Ashtu është më mirë për të dhe për ty.-tashmë Jona ishte kthyer në serioze.

-Fjalët e tua, që e kam bërë për t'i dhënë një mundësi vetes me atë...Më peshojnë shumë.

-Domethënë i ke menduar si mundësi këto fjalë?

-Po.-pohoi-Më duket e padrejtë për të.

-Përse të rrish me një person që s'e do vetëm se s'të duket e drejtë?

-Rubensin...E doja.

-Nuk e doje. As ai ty. Vetëm sa ishit mësuar me njëri-tjetrin dhe nuk gjenit dot shkas për t'u ndarë. Ti e more guximin, e bëre. Ai do të të jetë falenderues. Ti vetes, gjithashtu.Rubensi, iku kaq! 

Nuk pati mundësi të flasë më, pasi kishte parë në derë të hynte doktor Orgesti. Kishte kaq kohë pa e parë dhe, për herë të parë u tregua e sinqertë me veten duke i pohuar se edhe mund t'i kishte munguar ai imazh.

-Mirëmëngjesi!-u buzëqeshi i, teksa ulej përballë tyre.-S'paske ardhur vetëm sot.

-Është Jona, shoqja ime.-ia prezantoi.

-Besoj se më njihni, nga kontrolli i profilit të Samantës.-e thumboi menjëherë tjetra dhe ai nënqeshi. 

-Kaq paskeni folur për mua?-a kishte rast më të mirë ai?

-Jo, po...-kishte mbetur. Fjalët e kishin braktisur gazetaren e skuqur nga turpi, kurse Jona shikonte. Shikonte dhe se ç'mendonte.

-Çfarë?- kishte insistuar të merrte një përgjigje ai.

-Miqtë flasin për miqtë.-kishte pranuar kaq makabërisht më në fund duke u hasur me fytyrat e pakënaqura të doktorit dhe Jonës. Jona ishte zhgënjyer, kurse ai përsëri buzëqeshi dhe pas pakënaqësisë.

-Nejse. Eja me mua, se do fillojme kontrollin e sëmundjes.Skaner, analiza, të pret një ditë e gjatë.Shoqja mund të presë këtu.-foli ai pasi ishte ngritur nga karrigia dhe drejtohej drejt daljes.

-Sigurisht. Vazhdoni ju, vetëm,-theksoi fjalën e fundit e Samanta e hëngri me sy.-Unë këtu jam.


Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro