Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 24.

Ishte larguar nga Rubensi dhe tashmë ndodhej në shtëpi pas derës së apartamentit të saj. Gjatë gjithë rrugës në mendje i përsëritej biseda me Rubensin dhe ndiente gjemba t'i nguleshin në zemër.

Kësaj here nuk ishte fajtor Rubensi, kësaj here ajo vetë e qëlloi zemrën e saj pa mëshirë. Është e vështirë të durosh dhimbjen shkaktuar nga të tjerët, kurse të lëndosh vetë veten tënde, dhemb në një mënyrë tjetër, unike si dhimbje.

Ndihej në faj dhe pse përpiqej të bindte veten se e kishte bërë për të mirën e Rubensit. Nuk donte t'i bëhej barrë atij djaloshi dhe as ta pengonte të jetonte jetën. Nuk donte që jetën filiz e qelibar të pastër të dikujt ta lidhte tërthorazi pas jetës së saj thuajse të vyshkur.

Ama, nga ana tjetër ndërgjegjia e vriste. A ishte vërtet kanceri shkaku i ndarjes së tyre? Gjatë rrugës kishte folur me Jonën dhe ajo i kishte thënë të rrëmonte thellë në vetveten e saj për të gjetur shkakun e vërtetë të ndarjes, kishte hedhur supozimet e saj nga doktori, duke i thënë se ndoshta nënvetëdija e saj thjesht sa kishte përdorur sëmundjen e saj si justifikim, për të përfunduar një histori dashurie të zbehur e për të nisur një të re që ishte duke i troktiur rradhazi në zemër, por ajo ja kishte mbyllur telefonin duke i thënë se ishte duke broçkullitur kot më kot.

Ama, gjatë gjithë rrugës, ato fjalë i kishin qëndruar si një çekiç mbi kokë.

I kujtoheshin dhe fjalët e fundit të Rubensit, kur ajo ishte ndarë nga përqafimi i fundit me të.

Flashbacks

-Ti nuk e vure fare si opsion shërimin tënd Sam... Ti u largove nga unë me idenë se nuk do ia dalësh. Po nëse ia del?-nuk kishte mundur t'i kthehej me fytyrë, por ashtu si ishte me shpinë e me ca pikëza loti shkëputur nga sytë e saj të lodhur, të grimcuar i kishte folur me gjysmë zëri.

-Atëherë të shpresojmë që do ia dalë dhe dashuria jonë.- shërimi i saj mund të zgjaste me vite. A do mundej dashuria e tyre t'i mbizotëronte viteve? Ajo gjithmonë kishte qënë me idenë se dashuria ia del pavarësisht distancës dhe kohës, por tashmë nuk ishte aq e sigurt, jo për atë hipotezë, por për dashurinë e tyre. Nëse do e kishin dashur vërtet njëri-tjetrin, a do e kishin lënë?-Të kërkova shum Rub, e di, por më thuaj dhe diçka të fundit, më premto dhe diçka.-kësaj here i ishte kthyer me fytyrë dhe me dhembshurinë që flinte ndër sytë e saj, i kishte folur qetë.

-Më thuaj Sam.

-Më premto, se nëse një ditë, shikon dikë tjetër, mos e zmbraps veten duke mos dashur të më tradhëtosh mua apo imazhin tim. Qofsha gjallë a vdekur, nëse zemra jote fillon të rrahë për ndonjë tjetër, jepu me gjithë shpirt pa menduar për mua.

-Sam...Unë do të të pres.

-Vitet janë një pengesë e madhe. Ti më prit Rub, më prit, prit për shërimin ose vdekjen time, por nëse gjatë kësaj pritje, vjen diçka më e fortë, mos më prit më. Atëherë mendo se prite aq sa zemra ta lejoi.

-Sam...Unë s'mund të dua dikë tjetër veç teje.

-Dhe kjo është deklaratë e pamundur Rub. Ne ndiejmë, biem në dashuri. Ndjenjat tona aplikohen pa rreshtur, ne kurrë, në asnjë çast të jetës nuk mbetemi pa ndjenja. Ndjenjat janë si frymëmarrjet tona. Në momentin që nuk marrim frymë, vdesim. Në momentin që nuk ndiejmë vdesim. Ti do ndiesh përsëri Rubens, do duash, ndoshta në të njëjtën mënyrë e ndoshta më shumë, veçse personi mund të ndryshojë.-nuk pati ç'të thotë. E donte shumë atë vajzë, nuk ishte gati ta linte, ta brakiste, por ajo ia kishte kërkuar vetë këtë gjë dhe aty kishte kuptuar se ndoshta nuk kishte qënë dashuria aq e fortë sa ai kish pretenduar.

Nëse ai do e donte aq shumë, a do mundej ta linte?
Nëse ajo do e donte aq shumë, a do mundej të hiqte dorë?

-Më premto Rubens.-foli për të herë të fundit teksa afrohej dhe me duart e saj hollake, mbante shtrënguar lehtas dorën e tij të madhe.

-Të premtoj Sam. Le të bëhet ashtu si do ti.- psherëtiu thellë dhe e përqafoi dhe njëherë.

Përjetuan dhe njëherë ndjesinë e ngrohtësisë që jepnin valët e krahëve të tyre. Përjetuan dhe njëherë emocione e ndjenja, por jo si më parë.

Ai u mërzit nga ndarja, ajo po ashtu.

Ai qau nga ndarja, ajo po ashtu.

Të dyve u erdhi keq, zemra e të dyve u duk sikur lotoi

Ama, në fund të përqafimit, kur të dy i kthyen shpinën njëri-tjetrit, panë se përsëri ishin duke marrë frymë.

Ai kishte thënë se pa të  s'mund të merrte frymë, ajo po ashtu.

Ai kishte thënë se pa të s'mund të jetonte, ajo po ashtu. E ç'ndodhi? Kur nga krahët e njëri-tjetrit u larguan, kur kuptuan se s'mund të ishin më bashkë, kur ndjenë se ftohtësia veshi distancën midis tyre e nuk ish as njëri as tjetri për ta ngrohur atë distancë, ata përsëri morën frymë, ata jetuan përsëri.

Fjalët kishin qënë boshe, ose të paktën ashtu ndihej.

Kishin thënë se s'mundeshin pa njëri-tjetrin, por kishin mundur.

E me aq, ishin larguar të dy në dy drejtime të kundërta, për t'u parë, ose mos u parë më.

Shpëtuam njëri-tjetrin nga vetja, apo veten nga njëri-tjetri?!

END OF FLASHBACKS

Nga tërë mendimet që e sulmuan teksa priste pas derës për të ëmën që ta hapte, kuptoi se kishte qarë e sytë i ishin skuqur.

-Ç'ke?Je mirë?- dëgjoi zërin e së ëmës, e cila tashmë e kishte hapur derën dhe kishte parë të bijën me sy të skuqur e të përlotur. Vetëm atëherë ngriti sytë për të parë të ëmën e saj me dorën me brumë dhe kuptoi pse i kishte vonuar hapjen e derës.

-Mirë jam, o ma.-foli me të njëjtën fjalë robotike ashtu si gjithmonë dhe hyri brenda për të hequr xhupin dhe atletet.

-Pse ke qarë?-nuk e kuptoi përse i bëri këtë pyetje. A i duhej tashmë asaj ndonjë arsye e veçantë për të qarë?-Ka ndodhur gjë?

U ul në një karrige të kuzhinës teksa shikonte të ëmën që futi byrekun në furrë dhe u ul përballë saj.

-Nëse marrim një frut të kalbur dhe një të mirë dhe i vendosim të dy bashkë, ç'do të ndodhë?-e pyeti Samanta dhe ajo vetëm sa e pa e habitur të bijën.

-Ç'do të thuash?

-Vetëm përgjigju.

- Fruti i kalbur do kalbë dhe atë të mirin, do e prishë.- Kështu e krahasonte dhe ajo veten e saj dhe Rubensin. Ajo do e kalbte atë frut, jetën e tij. E, nëse më parë kishte ngritur dyshime nga fjalët e Jonës për arsyen e ndarjes së tyre, tashmë ato dyshime u vetëflijuan. Nuk ishte e tillë. Nuk e imagjinonte veten në asnjë mardhënie në ato çaste. Kur ajo s'kish mundur të mbante një lidhje 2-vjeçare, do mundej të krijonte një të re? Ishte e vështirë dhe ajo nuk kishte më forcë për asgjë, për askënd.

-Kështu isha unë dhe Rubensi, ma.

-Ç'ke bërë?

-I dhashë fund.

-Përse?Je në vete? Ku do e gjesh një djalë si ai? -nënqeshi. Po, pra ku do e gjente?!

-Edhe nëse e gjej, s'kam ç'e dua ma, kur s'di sa do jetoj.

-Fillove prapë ti?

-Nuk kam mbaruar ndonjëherë. Duhet t'i marrim të gjitha mundësitë. Nuk doja ta shkatërroja. Dhe nëse shpëtoj,s'doja ta lidhja pas vetes si të ishte një robot. Do mërzitej e di dhe pse s'do ma thoshte, se do ndihej i detyruar të më qëndronte pranë, me frikën se unë mund t'i thoja 'të thashë, të thashë të më qëndrosh pranë, tani më qëndro' dhe kështu do detyrohej të kalonte një jetë të sëmurë me një person të sëmurë. Hëh, një jetë!-qeshi dhimbshëm ironikisht.

-Nga e di? Ai të ka qëndruar gjithmonë pranë dhe atëherë kur...

-Atëherë kur i premtoi vetes se do më qëndronte larg? Nga ajo u nisa ma. Ia premtoi njëherë, përse mos e bëjë përsëri? Dhe pastaj kuptova se do bënte gjënë e duhur, mirëpo s'do e bënte dot më. Do donte të më qëndronte larg, por s'do mundej se s'do ja lejonte më ndërgjegjia.

-Kot flet moj çupë. Dukej që djali të donte. Gjynaf kishit dy vite dhe i hodhe në kosh. Nga e di njëherë që ndihej ashtu?Nga e di ti?- vazhdonte e ëma, thuajse e revoltuar me të bijën që kishte prishur lidhjen e saj, atë lidhje për të cilën ajo mezi po priste të kthehej në fejese.

-Në të kundërt ai nuk do kishte hequr dorë nga Samanta, o ma.- foli Daniela e cila kishte qënë në dhomën e saj zhytur në telefon dhe duke dëgjuar ndonjë këngë në kufje, mirëpo për një çast i kishte hequr dhe kishte dëgjuar zëra nga kuzhina.-Duket sikur gjeti shkak që u largua.

-Dhe jot motër gjeti shkak që e largoi.- fliste e ëma, ende e mërzitur me të bijën.

-Më mirë. Ndoshta të dy gjetën shkak që u larguan nga njëri-tjetri, po për diçka jam e sigurt. Rubensi herët a vonë do të mërzitej,nëse nuk do ishte kështu do kishte luftuar për Samantën. Pra, ai hoqi dorë se ja kërkoi kjo hë?

-Ç'të bënte? Ta mbante me zor?

-Nëse vërtet do donte po.

-Kot flisni. Kjo punë mori fund.- ndërhyri më në fund Samanta,nervat e së cilës ishin ngatërruar me njëra-tjetrën se nuk duronte dot asgjë.

-Fiks. Të shkuara të harruara. Tani të shohim të ardhmen.-me kaq u largua duke i shkelur syrin Samantës e duke marrë në dorë një hurmë, kurse kjo e fundit sikur të kishte lexuar mendimet e motrës përplasi kokën në tavolinë dhe lëshoi një psherëtimë të thellë.





Te pjesa tjetër del dokuuu.Ju ka marrë malli, e di,prandaj ua vonova cik, tia ndieni mirë mungesën.

Ja dhe Rubensi u largua,ju vjen ndonjë çik keq për të?

Si mendoni, nëse Samanta s'do i kishte kërkuar ndarjen, do ishte mërzitur nga ajo ai?

Ka të drejtë Daniela kur thotë se nëse do e kishte dashur vërtet,s'do kishte hequr dorë?

Dhe, kam për tu thënë diçka. Te accounti i elmës, @elmaaa28 gjeni një libër të ri 'Frut Pasioni' të cilin jam duke e shkruar unë dhe Elma. Po mos përtoni dhe po të keni dëshirë, hidhini ndonjë syckë!

Përqaputhje!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro