Pjesa 20.
Donte të ishte e fortë, por sa mundej vallë?
Mund të ishte e fortë në sytë e të tjerve, atyre mund t'u dukej si një heroinë e pathyeshme e vetvetes, por në fakt ajo ishte heroina e tyre, sepse atë natë kur kishte hyrë në dhomë, kishte qarë për orë të tëra teksa shikonte veten në pasqyrë dhe hasej me një imazh të panjohur për të.
Dreqi e marrtë botën! Dreqi e marrtë jetën! Është bukur kur në pasqyrë shikon reflektimin e fytyrës sate dhe e njeh, bukur kur arrin të njohësh vetveten, por ajo nuk po mundej. Në atë reflektim krijuar në atë pasqyrë ajo nuk po shikonte vetveten, i mungonin kaq gjëra.
I mungonte buzëqeshja si fillim, i mungonin kaçurrelat e gjata t'i binin syve, i mungonte ngjyra e lëkurës dhe kishte vetëm diçka tepër; lotët...Lotët dhe dhimbjen. Ato ishin të paftuara aty, ato kishin zënë vendin e shpirtit të Samantës, sepse tashmë në ato sy nuk pasqyrohej më një shpirt i pastër, mbushur tërë dashuri për jetën. Në sytë e saj tashmë pasqyrohej kanceri. Ia kishte dalë të gllabëronte shpirtin e saj.
Ajo kishte premtuar se do ishte e fortë, se nuk do qante. Kishte premtuar se do e mundte atë sëmundje dhe kështu do bënte, do e mbante premtimin, por atë natë le të qante. Le të ishte ajo natë një natë mëkatare e shkeljes së premtimeve nga shpirtra të dëshpëruar. Dhe ajo, ajo ishte një shpirt i dëshpëruar që po shkatërronte veten nga ai premtim. Ajo kishte nevojë të qante, të nxirrte dhimbjen, sepse donte a s'donte ta pranonte, ajo kishte dhimbje dhe ato lotë ishin si kura e saj për të nxjerrë në sipërfaqe, për mos e mbajtur brenda vetes atë verem.
Le të ishte ajo natë nata e mëkatarëve, prishësve të premtimeve. Në fund të fundit kush do e kuptonte që ajo po e thyente premtimin?
Le të ishte ajo natë, nata e lotëve, lotëve që kishin filluar të qelbësoheshin brenda saj, në fund të fundit kush do e kuptonte që ajo po qante?
E në mëngjes ishte zgjuar me sytë e skuqur e të lodhur, por kush do e kuptonte që kishte qarë? Së fundmi ata sy ishin dukur gjithmonë të lodhur. Para se të dilte nga dhoma,kishte mbledhur veten dhe kishte parë të ëmën në kuzhinë e cila ishte duke gatuar ndonjë nga ato gjellët e shpifura me perime. Asaj i shpifej, por nuk kishte ç'bënte, ishte e detyruar të ushqehej shëndetshëm në mënyrë që t'i forcohej imuniteti dhe, dëshira për mos ngrënë gërshetuar me puçrrat në gojë, nuk ia lehtësonin aspak punën.
-Mirëmëngjes ma.-përshëndeti thatë e hodhi sytë nga ora e cila shënonte 8 e ca.
-Si je sot?
-Mirë.-ajo mirë ishte, vetëm se kjo fjalë ka disa forma të sajat dhe Samantën nuk e kishte pushtuar ajo forma më e mirë. Ajo ishte mirë jo në një mënyrë të mirë, ama rëndësi ka që ishte mirë.
-Eja ulu të hash mëngjes. Të kam bërë supë me perime.-mblodhi hundët kur kujtoi përsëri supën me perime, por nuk kundërshtoi, se nuk donte ta mërziste të ëmën. Lau duart dhe shkoi u ul qetë në tavolinë, pa thënë asnjë fjalë.
-Mori Rubensi qparë në telefon.-ushqimi iu duk edhe më i hidhur kësaj here, edhe pse me Rubensin ishte pajtuar dhe zemrën e kishte ndierë më të qetë, por përsëri kishte diçka që e pengonte, sepse ishin pajtuar duke i hedhur njëri-tjetrit hi syve, nuk ishin treguar të sinqertë as me veten dhe as me njëri-tjetrin.-Të kishte marrë ty, po e kishte të fikur.- vazhdoi e ëma dhe ajo vazhdoi të hajë.
-Edhe? Ç'tha?
-Do vijë të të marrë pastaj. Do dilni.
-Nuk dal.-ia preu shkurt.-S'kam qejf.
-Dil moj çupë, se mbete këtu brenda.
-Këtu ndihem rehat.-fliste qetë, por njëkohësisht sa vinte dhe tensioni i shtohej nga brenda. Nuk donte të dilte. Në fakt që kur s'kishte më flokë nuk kishte gjetur guxim të dilte dhe as të takohej me Rubensin, edhe pse ky i fundit kishte këmbëngulur disa herë, por kjo e kishte shmangur. Si do e shikonte ai tashmë?
Mirëpo si dukej kësaj here nuk i shmangej dot, sepse u dëgjua trokitja e derës dhe ajo e mori me mend se kush ishte. Po përse duhej t'i shmangej? A nuk ishte ai që i kishte premtuar mbështetje pavarësisht gjithçkaje?
-E hap unë.- i foli së ëmës dhe ajo thjesht sa pohoi me kokë, teksa shkonte në dhomën e saj duke thënë se kishte rroba për të palosur. E dinte se ata kishin për të folur. E kishte vënë re largësinë midis tyre.
Mori frymë thellë teksa qëndronte përballë derës, para se ta hapte dhe kur pa fytyrën e tij, thjesht sa qëndroi duke e parë në sy.
Donte të shquante ç'do flisnin sytë, fjalët që ndoshta ai s'do kishte guximin t'i thoshte,por si dreqi në to fshihej dhimbja e, ndoshta mëshira, ose të paktën kështu mendonte ajo. I dukej sikur çdokush së fundmi e shikonte me mëshirë, madje dhe familja e saj.
Ai u përkul pakëz për t'i dhuruar një puthje në faqe dhe ajo ndjeu përsëri bosh, humbëtirë.
-Si je?
-Mirë, ti?- ajo mirë ishte.-Lermë mua, se më duket vetja sikur të gjithë po përkushtohen pas meje. Ti si je?- ai vetë i kishte thënë se po merrte shumë vemendje dhe fjalët e fundit që i tha patën një melodi paksa ironike dhe ai e ndjeu. E ndjeu dhe i dhembi.
Mallkoi veten që i kishte thënë ato fjalë dhe atë qëllim të mallkuar egoist që i kishte vendosur vetes. Në djall premtimi dhe gjithçka tjetër, ai e donte.
-Unë mirë jam, por më ka mbetur qejfi me ty.
-Përse?
-Si përse? Përse më shmangesh? Do dalim.
-Nuk dalim dot Rubens.
-E përse?
-Si përse dreqi e marrtë? S'e shikon si jam?
-Si je?
-Tullace.-kjo fjalë i dhembi asaj dhe atij. I dhembi se ajo e shikonte veten me atë sy.
-Unë nuk shikoja flokët te ty Sam. Të shikoja ty dhe ti nuk je vetëm një tufë me flokë. Ti je shumë më shumë.-këto fjalë i ngrohën zemrën pas kaq kohësh, por nuk e kuptoi. Kur ndryshoi kaq Rubensi? Kur u kthye si më parë? Cili ishte Rubensi i vërtetë? Ajo nuk po e njihte më për dreq.
-Mirë. Po bëhem gati.- shfryu e dorëzuar, jo se ai i kishte ndryshuar mendjen, por kësaj here do flisnin me njëri-tjetrin. Ajo kishte nevojë të jetonte realitetin, nuk kishte nevojë të flinte në një virtualitet aq fantazmë për të cilin ishte koshiente që s'ishte i vërtetë. E urrente kur gënjente veten, sepse tregon që je më e hidhur se njerzit gënjeshtarë që ajo aq i urrente.
Të gënjesh dikë tjetër është krim, por veten mëkat. Kush dënohet më shumë, krimi a mëkati?
Doli pas disa minutash e veshur thjesht, ashtu si ajo gjithmonë bënte, vetëm se tashmë kishte një ndryshim. Rreth kokës, kishte vendosur një shami. Ajo përsëri ishte e bukur, se bluja e syve të saj, paçka syve të errësuar, shndërriste ende, sytë e saj blu ishin ende blu.
Veshi përsëri xhupin e saj ngjyrë mjalti dhe dolën jashtë. Ai nuk e kishte marrë makinën dhe asaj i pëlqeu kjo, sepse ai e dinte sa i pëlqenin asaj xhirot nëpër Tiranë, nëpër rrugët e Tiranës.
Pa shkëmbyer asnjë fjalë, këmbët e gjetën vetë rrugën te vendi i tyre.
-Duhet të flasim Rubens.-u tregua e drejtpërdrejtë dhe ai dukej se ndante të njëjtin mendim, nga aprovimi me kokë që lëshoi.
-Shiko Sam...- ndaloi për pak, pasi erdhi kamariere për të marrë porosinë dhe më pas do vazhdonte përsëri nëse s'do të ishte për zilen e telefonit që atij i ra. E ishte Samanta ajo që mendoi se si rëndomte po ndodhte kohët e fundit ai do e linte bisedën përgjysmë nga puna, sepse dukej sikur puna e tij ishte shndërruar në prioritetin e tij dhe jo ajo, por u habit, kur ai e fiku telefonin dhe i kërkoi falje. Ç'i kishte ndodhur?
-E di që e kam djallosur,keq fare. Ti më the se më fale, por fjalët që të thashë s'më dalin nga mendja.
-Pse Rubens? Pse ndryshon lëkurën kaq shpesh?- ç'ti thoshte ai? Si t'i thoshte të vërtetën? Kishte frike mos e lëndonte më tepër.
-Gjatë mungesës tënde, kuptova se sa vlerë ke për mua Sam. Nuk mund të te humbas dot.-që nga momenti që kishin ardhur në lokal, vetëm kësa here ajo e pa në sy dhe aty gjeti pakëz dashuri. Ai po e shikonte me atë ndjenjë, por pse s'e kishte kuptuar më parë?
-Do lodhesh me mua.
-E di. Por do çlodhem përsëri.
-Do mërzitesh Rubens.
-Do gëzohem kur të kujtoj se të kam pranë.
-A do më kesh pranë?- këtu ai shtangu,sepse ajo e kishte prekur në frikën e tij. Po sikur ajo ta braktiste?
-Do të të kem. Ç'është kanceri para teje?
-Një bishë. Shiko si më ka bërë. Unë nuk njoh veten.
-Eja shikoje veten me sytë e mia.
-Si dukem që aty?
-Si një zanë a nimfë. Perëndeshe bukurie a force.
-E fortë? Unë s'jam e tillë Rub.
-S'je? Ti i buzëqesh kancerit. Ti jeton.
-Unë qaj.
-Njerzit e fortë qajnë dhe qeshin. Të dobëtit qajnë dhe fshihen.
-A më do?
-Mendon se do qëndroja me dikë që s'e dua?-zgjati dorën drejt duarve të saj të cilat i mbante mbi tavolinë dhe i mori dorën e majtë duke i lëshuar në puthje të vogël.
Ai e donte, po ajo? A e donte ende ajo? Ajo u ndje mirë nga fjalët e tij, e besoi, i ngrohën shpirtin, por ato emocionet e dikurshme që Rubensi i falte, ishin zhdukur, ose ndoshta kishin qënë gjithmonë një iluzion. Një iluzion i së shkuarës që donte të bëhe pjesë e së tashmes, por realja ishte kaq e fortë sa nuk e lejonte.
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro