Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 2

E tmerrshme kishte qënë ajo ditë për të. Nuk kishte dalë tërë ditën nga dhoma, nuk kishte ngrënë asgjë, nuk kishte folur me askënd, por i kishte dhuruar vetes pak kohë vetëm. Kishte menduar e kishte qarë. Kishte humbur çdo fije shprese dhe ndonjëherë tentonte t'i gjente përsëri por e kishte tepër të vështirë.

Në derën e dhomës kishin trokitur të gjithë me rradhë, por nuk kishte guxuar të përballej me asnjë fytyrë.

Tërë natën s'kishte vënë gjumë në sy. Ishte e shkatërruar. Ishte e lodhur ende pa nisur mirë luftën. E, në fakt ajo nuk ishte e lodhur nga lufta, por shpresat e shuara.

U ngrit nga krevati atë mëngjes dhe shkoi drejt pasqyrës së dhomës.
Ç'zymtësi! Ç'hije vdekatare kishte pushtuar atë fytyrë aq të njomë, të brishtë.

Sytë i ishin enjtur e i ishin skuqur, gjak, gjak të kuq. Nëpër to dalloje ende ca sumbulla lotësh për të dalë në sipërfaqe në momentin e parë.
Ajo blu që gjithmonë rrezatonte e kishte një shkëlqim të vetin, sot ishte nxirë, dukej katran e errët.

Flokët e zeza, kaçurrela i ishin ngatërruar më shumë se zakonisht. Fytyra i kishte marrë një çehre të hidhur, buzëqeshja i kishte vdekur, ishte arratisur nga fytyra e saj. Nuk po formoheshin më ato gropëza në faqet e saj topolake, dukej sikur ishin mbushur me hidhërim.
Dhe ai nishani sipër buzës sikur ishte venitur, s'ishte më i njëjti.

Çdo gjë i dukej ndryshe rreth vetes së saj, çdo gjë i dukej e pështirë, pa shije, sikur jeta kishte vjellë vrer mbi të.

Mori telefonin nga komodina dhe seç shtypi ca shkronja shpejt e shpejt. E hodhi mbi krevat dhe rrotulloi përsëri çelsin dy herë.

Nuk pa askënd rreth e rrotull, me siguri duhet të ishin ende në gjumë dhe i erdhi mirë. Nuk donte të përballej me askënd.

Hyri ne tualet dhe hoqi rrobat. Ndjeu
morrnicat t'i vishnin trupin nga i ftohti, megjithatë ajo nuk tentoi t'i vrasë ato morrnica, i shijoi ndjesia e ftohtësisë.

La që piklat e ftohta të ujit të puthnin lëkurën e saj borë të bardhë që tashmë ishte mavijosur pak nga i ftohti.

Buza i ishte nxirë e dëgjohej kërcitja e dhëmbëve. A thua se i interesonte asaj?

Nuk reagonte. Nuk i shkonte ngrica deri në shpirt. Edhe pse dridhej, nuk donte tia dinte. Në shpirtin e saj bënte më ftohtë se kaq.

Oh, aty kishte nisur stuhia e ngrica me kohë! Aty s'kishte diell.

Mbylli rubinetin e mori peshqirin e bardhë duke e rrethuar rreth trupit të lakuriqtë. Flokët qull, pikonin pik-pik mbi pllaka.

Doli nga tualeti dhe menjëherë u has me fytyrat e shqetësuara të prindërve dhe motrës së saj.

-Sam, xhan i mamit si je?

-Mirë!- lëshoi një fjalë të thatë dhe bëri të largohej drejt dhomës, por fjalët e së motrës e ndaluan.

-Nëse ke vendosur të kyçesh e të vdesësh në atë dhomë, dije se po ia del mjaft bukur. Ama dije se nuk është zgjidhje, është arratisje. Ti vetë më ke thënë të mos arratisem nga problemet, por t'u bëj ballë.

-Nuk është problem Dan, është jetë.- kishte ndaluar por qëndronte me shpinë nga të gjithë duke përqëndruar shikimin te një pikë e zezë që ishin dekoruar pllakat e bardha.

Pse po shikonte të zezën kur aty kishte dhe të bardhë?
Në një luftë bardh e zi, përse të bëhesh mike e së zezës kur ke dhe të bardhën?

-Pra, po arratisesh nga jeta?- nuk mundi t'i kthejë përgjigje së motrës, ndoshta, sepse kishte të drejtë.

Ku ishte zytur ai shpirti që çdo gjë e kalonte me të qeshur? Ai shpirti që çdo problem e rrihte mirë e mirë pa patur mundësi të zmadhohej, të njëjtën gjë duhet të bënte dhe me kancerin, por ndihej kaq e dobët, sikur fuqia te kishte shterur para asaj sëmundje.

-Daniela, ç'i thua kështu? Nuk e shikon që është e shkatërruar?- i tërhoqi vëmendjen e ëma duke e kapur për krahu për të mos e lënë ta ndiqte nga pas të motrën.

-Ta lejojmë të vdesë? Nuk është koha të dorëzohemi.

-Mos i fol ashpër.

-Nuk është kjo Samanta që ne njohim. Nuk lejoj atë sëmundje të ndajë time motër nga unë, nga ne. Ne e duam më shumë atë.

Kaq u desh që të dyja nënë e bijë të zhyteshin në një përqafim të ngrohtë, të jepnin shpresë njëra-tjetrës.

Ndërkohë ajo lëshoi peshqirin e bardhë të binte mbi dysheme dhe pa u shqetësuar për të ftohtin e dhjetorit, që si duket po bënte më ngricë se zakonisht, shkoi pisk e lakuriq drejt garderobës.

Mori një pulovër të zezë dhe tepër të rehatshme, xhinsat e saj të errëta dhe i veshi në trupin e ftohtë. I pëlqeu ngrohtësia që mori, pas kaq kohësh ndjeu një ndjesi të mirë.
Nuk provoi të thajë flokët, por vetëm vendosi kapuçin dhe shallin për t'u mbrojtur sadopak nga i ftohti që e priste jashtë.

Doli nga dhoma dhe përsëri u gozhdua nga sytë e të gjithëve. E kuptoi që do e pyesnin, por nuk gjenin guxim t'i flisnin asaj dhe vendosi të thyejë heshtjen.

-Nuk vonohem. Do flasim kur të vij.- me kaq u largua duke veshur atletet e zeza që qëndronin mbi mbajtësen e këpucëve kafe në fund të korridorit, u largua duke mos u lënë mundësi të flisnin.

U drodh sapo trupi i saj ndjeu ndryshimin e temperaturës e erën e ftohtë t'i ledhatonte fytyrën.

Betohej që hunda do i ishte bërë piperkë e kuqe, ashtu i bëhej gjithmonë kur ishte ftohtë.

Me duart në xhepat e xhupit ngjyrë mjaltë, ecte me hapa të ngadaltë duke mos e ndarë shikimin nga pllakat e trotuarit. A thua se tërë interesi e vemendja e saj ishte aty?  Sikur ato pllaka t'i jepnin përgjigjet që me ngulm kërkonte dhe s'i gjente.

Më në fund kishte arritur në atë vend aq të veçantë për të, aty vinte gjithmonë kur takohej me Rubensin, që prej dy vitesh tashmë.

E dalloi fytyrën e tij veshur nga një mjekër e lehtë që qëndronte me telefon në dorë, një Samsung me siguri tipi i fundit, por që ajo s'merrte vesh fare nga ta.

-Zemër!- lëshoi telefonin mbi tavolinë, sapo vuri re prezencën e saj dhe u ngrit për ta puthur në faqe, ashtu si bënte gjithmonë. I dukej e zbehtë, e zbehtë dhe ndryshe. Nuk e kishte më atë shkëlqim e buzëqeshje si gjithmonë dhe e kuptoi që kishte diçka që nuk shkonte. Këtë e vërtetoi kur pa se nuk i foli, por vetëm u ul në karrigen e drunjtë përballë tij.

-Je mirë?- pyeti disi i shqetësuar. Ishte shqetësuar që në fillim, kur kishte marrë atë mesazh të thatë në whatssapp "Eja tek vendi",
pasi atë ditë duhet të ishte në mësim dhe ajo nuk e linte kurrë mësimin.

-Kam leuçemi.- deklaroi teksa psherëtiu duke bërë që një shtullungë ajri të përplasej me fytyrën e tij, tashmë të ngrirë.

Nuk i ktheu përgjigje, por shpërtheu në të qeshura duke mbajtur barkun me dorë. Ajo po e shikonte si të qe një i metë.

Kur e pa që ajo nuk po qeshte e pa i frikësuar duke e vështruar thellë në sytë e saj të kaltër.

-Përse qesh?

-Ti po tallesh, ashtu si bën gjithmonë, apo jo? Kur më thua që je me temperaturë e unë vij si maniak në mes të natës duke hyrë nga dritarja me çokollata dhe paracetamol, nëse bën shaka të jap çokollatat, nëse je e sëmurë paracetamolin.

-Ç'do më japësh tani për këtë sëmundje nëse është e vërtetë?

-Samanta, seriozisht e ke?

-Për atë zot Rub! Si mund të tallem për diçka të tillë?- kaq u desh që e revoltuar e me lot në sy të ngrihej nga karrigia,por dora e tij e ndaloi dhe me ca sy lutës i tha të ulej.

-Më fal,jam hajvan.- kapi duart e saj akull të ftohta.

Mori frymë thellë dhe i largoi duart nga ai. Me kurrizin e dorës së majtë fshiu lotët e sapokrijuar dhe duke lëshuar një psherëtimë të gjatë vazhdoi.

-Nuk ke pse rri më me një të sëmurë, shancet e së cilës janë më shumë për të vdekur.

-Ç'thua kështu? Ti do ja dalësh. Je shumë e fortë. Unë jam gjithmonë pranë teje.

-Nuk dua të të mërzis Rub! Do shëmtohem, do më shohësh teksa fikem dita-ditës. Nuk do jem e njëjta.

-Unë të dua Sam. Kjo arsye më mjafton të të rri pranë.

-Rub... I sigurt? Nuk dua të jem pengesë për ty.

-Diskutimi mbyllet këtu. Jemi bashkë në këtë betejë.

Pas kaq kohësh buzëqeshi nga shpirti. Kuptoi se mbështetja nga njerzit që donte ishte ajo për të cilën kishte nevojë.

Kapi fytyrën e saj të zbehtë dhe e ngjiti pas së tijës. I lëshoi një puthje të shpejtë në buzë dhe më pas e mori në përqafim.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro