Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 16.

Picërroi sytë para se t'i hapte për të dytën herë dhe të kuptonte se ku ndodhej. Vëreu muret në një të kaltër të lehtë. Dielli i asaj dite të re dhjetori hynte fare lehtë nga dritaret të pa pajisura me perde dhe i pëlqeu kur ndjeu atë ngrohtësi t'i ledhatonte fytyrën. Në të majtën e saj vuri re dollapin në një blu më të errët se muret dhe ngjtur me shtratin në të cilën ajo ndodhej, qëndronte një aparaturë e çuditshme që pulsonte vazhdimisht. Pa e kuptuar kishte filluar të sodiste tërë ambientin dhe kishte kuptuar se ndodhej në spital. Eh, e ku mund të ndodhej tjetër ajo?

Koka i dhimbte dhe e kishte të rëndë e tërë trupin e ndiente të mpirë e të lodhur sikur të kishte kushedi se sa vite pa lëvizur, megjithatë bëri një hop për t'u ngritur e për të  parë personin që hapi derën.

Ishte një infermiere,mesa vuri re, veshur me një përparëse të bardhë dhe tutat e kaltra,si duket e kaltra ishte mbizotëruese në atë spital. Ishte  jo shumë e gjatë, rrumbullake në fytyrë, flokë-gështenjë deri në supe dhe menjëherë sapo e pa, doli nga dhoma, për të ardhur pas disa minutash me shoqërinë e doktorit të saj, Orgestit.

Nuk i bëhej të fliste dhe ai i bëri me dorë të qetësohej dhe të shtrihej, pasi e pa që ishte gjysmë e ngritur duke mbajtur dorën te koka.

Nga xhepi i majtë i përparëses së tij, nxorri një send cilindrik i cili lëshoi dritë drejt bebëzës së saj të syrit. Të njëjtin gjë përsëriti dhe me syrin tjetër dhe kuptoi se gjithçka ishte në rregull kur forma dhe madhësia e bebeve të syrit ishte normale.

-Gjithçka në rregull.-pohoi i qetë teksa fuste përsëri në xhep atë elektrik të vogël. I dha aprovimin infermieres që qëndronte me një shiringë në dorë, të cilën e injektoi te serumi që qëndronte varur dhe hynte në gjakun e saj falë enëve të gjakut.

Pas disa sekondash, u largua duke i lënë ata të dy vetëm në praninë e njëri tjetrit dhe ishte pikërisht ai që theu heshtjen. Qëndronte në këmbë duke vëzhguar rrugët e Tiranës nga dritarja e spitalit.

-Të thashë të tregoje kujdes.- kurrë s'kish reflektuar diçka nga zëri i tij, por nëse s'do e dinte që ishte doktori i saj, do thoshte se ndjeu shqetësim, por e dinte se gabohej. Përse të shqetësohej ai? Ishte doktor dhe për më tepër ishte mësuar me situata të tilla dhe, para disa ditësh i kishte thënë se kur ishte në spital zemrën nuk e merrte me vete. Kush ishte ajo që të bënte përjashtim? Ai ishte thjesht duke bërë punën e tij dhe duke u treguar human.

-Nuk ishte faji im që zuri shi.

-Ç'kërkon në një mbasdite të vrenjtur e të ftohtë,vetëm,jashtë?-çfarë t'i thoshte? Se ishte zënë me të dashurin e saj dhe fjalët e tij e thumbonin herë-pas-here sa herë i kujtonte? Se ato fjalë që në përmbajtjen e tyre kishin helm, nuk ishin larguar aq herët nga gjithë qelizat e trurit të saj dhe i jepnin kriza mendimesh dhe rrugët ishin e vetmja kurë që kishte gjetur? T'i thoshte të vërtetën? Përse?!

-Dola për shëtitje.

-A s'të kam thënë të tregosh kujdes? Është serioze Samanta.- po ai çfarë t'i thoshte? T'i thoshte se i ndihej fatlum fatit që ia kishte hedhur paq, sepse temperatura refuzonte t'i ulej dhe nëse do ishte vonuar dhe disa minuta më vonë, mund të kishte pësuar çrregullime të ndryshme nga temperatura e lartë? T'i thoshte se kishte ndjerë një shtrëngim përvëlues në zemër kur kishte parë fytyrën e saj të zbehtë e cila ishte bërë prush  digjej, ajo fytyrë që nuk rrezatonte më as shpresë as frikë, por dukej sikur kishte marrë fund, sikur ishte fikur? Ç'ti thoshte dreqi e marrtë? Se ishe shqetësuar pak si shumë për një paciente më shumë?

T'i thoshte se kishte zgjedhur të qëndronte në spital vetëm për të gjatë tërë javës pa marrë parasysh turnet? T'i thoshte se shëndetin e saj nuk mund tia besonte askujt tjetër? Përse? Përse për një paciente më shumë?

T'i thoshte se këto ishin bëmat e kemios që priste këto raste të papërgjegjshme për të nxjerrë kokën të cilën e mbante fshehur pas atyre pak rruazave të bardha që kishin mbetur dhe tashmë kishin filluar të riprodhoheshin prapë, së bashku me qelizat kanceroze, të mallkuarat qeliza!

Ishte si puna e asaj shprehjes, një drru i shtrembër prish tërë sërën. Ashtu ishin! Falë disa qelizave kanceroze, kemioterapia vriste çdo qelizë të trupit të saj, të mirë a të keqe. Për disa të këqinj ta pësonin të tërë? Kjo ishte padrejtësia e botës, kjo ishte dhe padrejtësia e trupit të saj që nuk dënonte vetëm të keqen, por shpesh herë të mirën më shumë se të keqen.

-Do tregoj më shumë kujdes në vazhdim doktor.

-Do e bësh. Do jesh në spital.

-Çfarë? Po sonte është nata  e ndërrimit të viteve.- ishte 31 dhjetori, nata e fundit e 2017. Ishte nata e fundit e atij viti të cilin ajo si fillim e kishte dashuruar, i kishte falur kaq shumë lumturi e plotësime ëndrrash dhe i kishte premtuar vetes se do ia shpërblente më së miri, do e përcillte me një buzëqeshje në fytyrë. Nga ta dinte ajo se ajo natë e fundit e atij viti do e gjente në spital dhe po dita e parë e një viti të ri, e pasigurt nëse do ia dilte ta përfundonte, do e priste në spital?

-S'ke dëgjuar ndonjëherë për festimet në spital? Që këtu duken të gjitha fishekzjarret.- u ul pranë saj në atë stol plastik blu që qëndronte në të djathtën e shtratit duke e parë drejt e në sy. Zemra e gjorë ishte ajo që do vuante pasojat e rrahjeve të shpeshta të paarsyeshme të saj. Ndoshta një ditë do i duhej të kalonte dhe nga pavioni i kardiologjisë.

Ajo i donte aq shumë fishekzjarret, zhurma e tyre sikur thyente atë qetësinë aq të ftohtë shpirtërore e ato drita shumëngjyrëshe që vishnin qiellin arrinin të ngjyrosnin edhe ndonjë copëz gri shpirti.

-S'mund të shkoj në shtëpi? Të paktën sot.- bëri një fytyrë lutëse, por që atij nuk i hyri fare në sy.

-Do ishte më mirë nëse do më kërkoje të të bëja shoqëri sonte.

-A s'e kanë pushim doktorët sonte?

-Po mund ta bëjë një përjashtim doktori roje.

-Të zgjedh ndonjë film atëherë?- buzëqeshi çiltër. Shoqëria e tij do i pëlqente atë natë.

-Jo.-ia preu shkurt ai dhe ajo kafshoi buzën e turpëruar. Po sikur ta kishte tepruar? Po sikur ai mos i kishte ofruar atë çka ajo kishte kuptuar?-S'po më pëlqejnë shijet e tua.

-Çfarë?-pyeti e habitur se ende s'kishte kuptuar ku donte të dilte doktori.

-I dashuri jot. S'paske aq shije.-çuditërisht ndjeu një boshllëk në zemër sapo iu kujtua Rubensi. Si dukej paska qënë aty përderisa Orgesti e kishte takuar dhe nuk i pëlqeu aspak kjo situatë, ndoshta, sepse e dinte që ai do kishte shkaktuar ndonjë situatë të pakëndshme, duke marrë parasysh atë xhelozinë e tij të pabazë.

-Mesa shoh e paske takuar. S'ta mbushi syrin?

-Fare!  S'mendoja se pëlqeje tipat e tillë.-kur doli ajo bisedë jashtë profesionales? Ndoshta që në momentin që ai i tha t'i bënte shoqëri atë mbrëmje ndërrimi vitesh. Kur filluan të flisnin si dy miq të njohur prej vitesh?

-Nga e di ti se çfarë më pëlqen mua doktor?-e kishte provokuar?Ndoshta! Ose të paktën kështu tingëlloi dhe mënyra sesi atë pyetje e bëri.

-Epo, mendoja se të pëlqente çdo gjë përveç tij.

-Përse? Çfarë ka ai?

-Ai ka shumë për asgjë. Ti do asgjë për shumë.-ndoshta ai kishte të drejtë. Ajo nuk kishte nevojë për shumë që e trishtonin,ajo kishte nevojë vetëm për diçka që e lumturonte. Dhe atë diçka, me siguri që nuk ia jepte Rubensi.Ai mund t'i jepte shumë, por shumë që e trishtonin.

-Si mund të flasësh me kaq siguri për dikë që e njeh në kaq pak kohë doktor?

-Pse ti që e njeh në më shumë kohë, e njeh vërtet? Ndonjëherë dikush pengohet nga vetë koha për t'u  njohur.- ndoshta ai kishte të drejtë përsëri. A e njihte ajo vërtetë? Nëse do e kishte njohur vërtet, fytyrën e tij të vërtetë, atë të eturën për para, a do e kishte pranuar dashurinë e tij, nëse vërtet ishte e tillë? E kishte lënë pa fjalë doktori, pa fjalë, por me shumë mendime.

-Pse mendon se ti e njeh dhe unë jo?

-Nëse do e njihje, me siguri që nuk do rrije më me të.-a s'mjaftonte dashuria për të qëndruar me dikë? Dhe, më kryesorja, a ishte dashuri? Së fundmi kishte filluar të dyshonte te vetë ndjenjat e saj dhe ajo e ndiente veten aq të paaftë, sepse nuk ishte ajo që po ia thoshte vetes ato fjalë, por onkologu i saj.

Papritur dera e dhomës u hap, por as Orgesti dhe as ajo nuk tentuan të lëviznin, mirëpo ishte fytyra e skuqur e Rubensit ajo që i shkaktoi Samantës një trazim të brendshëm.

-Më tha infermierja që u zgjove.-shpërfilli doktorin që qëndronte ulur fare pranë saj dhe pse nënvetëdija e tij po e nxiste t'i vinte duart në fyt. Ç'kërkonte doktori aq afër me të, ulur sikur të ishte ndonjë mysafir që kishte ardhur për vizitë? Nuk supozohej të ishte duke e kontrolluar?

-U zgjova.- a nuk ishte e dukshme që ishte zgjuar? Thjesht nuk ndihej rehat pranë tij dhe nuk dinte çfarë t'i thoshte.

-Si je?- u ul në shtrat, pranë këmbëve të saj dhe i kapi dorën. Pa dorën e tij dhe nuk ndjeu ngrohtësi, por sikur të ishte duke kapur ndonjë copë akulli, nga ato që as nxehtësia e dorës nuk i shkrin.

-Mirë.-ajo mirë ishte, po a i interesonte atij?

-Doktor,mbaruat?- iu drejtua Orgestit, i cili nuk lëvizte nga stoli, ulur me këmbët njëra mbi tjetrën e duart e kryqëzuara duke qënë dëshmitar i atij momenti të acartë midis dy të dashuruarëve.

-Jo, ti po mbarove dil.- ia preu dhe atij iu duk ai damari t'i shpërthente në qafë.

-Dua të rri me të dashurën time, vetëm.

-S'të kam dhënë lejë për vizitë, madje dhe këtë po e lejoj nga hatri i pacientes.-Samantës nuk i kishte shpëtuar tensioni midis atyre të dyve, acarimi i Rubensit dhe Orgesti që fliste fare qetë, sepse në fund të fundit ishte duke bërë punën e tij.

-Ajo s'ka gjë.

-E di unë apo ti? Kam analiza për t'i bërë. Ato po i bëja, por ti na ndërpreve.- e pa e habitur doktorin. Ata thjesht sa po bisedonin, analiza quheshin ato? Mos ishte psikiatër Orgesti?

-Kur mbaroni?

-S'e di. Varet sa zgjasin. Tani dilni ju lutem.

E pa tërë inat drejt e në sy dhe duke i lëshuar Samantës një puthje paksa të gjatë në buzë, sikur t'i tregonte se kujt i përkiste ajo, doli me hapa të rëndë duke përplasur derën.

-Posesiv hë?

-Analiza hë?- s'e kuptoi përse e provokoi, por donte ta dinte. Përse kishte dashur të mos e linte pranë Rubensit?

-Me ke borxh një faleminderit. E vura re që s'po të pëlqente shoqëria e tij.

-Si e vure re?

-S'jam kot doktori jot unë.-kësaj here i buzëqeshi i vetëkënaqur  me të tridhjet e dy dhëmbët e tij të bardhë e ajo u duk sikur nuk pati kohë të fliste nga përhumbja në ato perla. U ngrit nga stoli dhe shkoi drejt derës,-Po shkoj të shikoj rezultatet e analizave. Po i them nënës të vijë, sepse s'lejohet më shumë se një person për vizitë.- i la të kuptonte se përsëri s'do e linte ta shikonte Rubensin.

Doli nga dhoma, por aty brenda la ca grimca ngrohtësie, parfum kolonje, një zemër që rrihte pakëz si fort e një mendje që nuk rreshte së menduari.








Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro