Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 14.

-Me punën si ia çon Rubens?-kishte thyer e ëma e Samantës atë zhurmë aq të bezdisshme të lugëve që kërcisnin në pjata që nga momenti që ishin ulur në tavolinë dhe po hanin drekën; Samanta, Daniela, Rubensi dhe zonja Fatmira. Arbeni ishte larguar në një promovim libri të mikut dhe kolegut të tij.

Askush nuk guxonte të fliste. Dikush rrinte si në gjemba, dikush ndihej e pasigurt për personat që kishte afër vetes dhe dikush tjetër nuk honepste ndonjë në tavolinë.

-Shumë mirë. Që kur fituam prestigj jashtë, kemi goxha fitime.- foli ai  entuziast si githmonë për punën e tij, pasi mbante lugën e mbushur me lëngun e bamjeve gati për ta futur në gojë dhe drejtoi sytë nga bashkëbiseduesja e tij.

-Çfarë i bën tërë ato leka o Rubens?- ishte Daniela ajo që kishte ndërhyrë tani.- Mbete në punë. Ma ke lënë motrën pas dore.- menjëherë ndjeu sytë e Samantës që e gozhduan në vend, por ajo nuk donte tia dinte, i pëlqente të ishte realiste sesa të fshihej pas ca maskava të rreme krijuar për mos lënduar, kur në fakt kështu lëndimi ishte akoma më i madh.

Lëshoi lugën në pjatë dhe pasi piu një gllënjkë ujë për të kaluar kafshatën e bukës që harroi ta shoqërojë me gjellë, iu drejtua Danielës.

-Njeriu duhet të mendoje për të ardhmen.

-Atëherë kur siguron të tashmen njëherë.-tension. Në atë dhomë tashmë ndihej tension dhe Daniela nuk ndalonte me gjithë kafshimet e buzës që e ëma i lëshonte apo tentonte të qeshte sikur të thoshte që ajo ishte një shakatore e madhe.

-Ti mendon se s'e kam të sigurt të tashmen?- ngriti vetullën në formë dyshimi teksa hidhte një vështrim pyetës nga Samanta, sikur të ishte duke thënë se ç'donte të thoshte e motra.

-E ke parasysh akullin Rubens?- ai nuk foli por thjesht pohoi me kokë teksa ende e shikonte i habitur.-Fap! Rrëshket nga dora dhe s'e kupton hiç.- nuk ishte budalla që mos e kuptonte. E kuptoi se ishte duke folur për Samantën dhe përsëri vështrimet gjykuese ia hidhte asaj e ajo nuk ngrinte sytë nga pjata për t'i shmangur ato vështrime mosbesuese.Mrekulli! Dhe dyshimin kishte mbetur pa ia falur ai djalë.

-Përse rrëshket akulli Daniela?- meqënse ajo ishte futur në atë bisedë, ai donte të dinte më shumë, ndërkaq që kishte harruar të hante më, kurse Daniela fliste qetë pa ndaluar ngrënien dhe ndonjëherë i hidhte ndonjë vështrim në sy.

-Se ti s'e mban mirë Rubens.- e pa në sy teksa ngrinte vetullën.-Ose e hedh vetë dhe papritur harron që e ke hedhur. Kujton se ra.- shtrëngoi grushtin nga ato fjalë me nënkuptime që e kishin acaruar vërtet, por nuk e dha veten. Nuk dinte çfarë t'i thoshte më Danielës, kështu që vetëm sa i buzëqeshi dhe vazhdoi të hajë, por tashmë me oreksin e hequr. Gjithmonë kishte mosmarrëveshje apo debate me atë vajzë për tema nga më të ndryshmet, sepse sa herë që ai thoshte diçka, ajo e kundërshtonte, e mbyste me kundërargumenta duke bërë që në fund thjesht të dorëzohej dhe t'i buzëqeshte nga e keqja, por kësaj here nuk kishte qënë as debat e as mosmarrëveshje, kishin qënë ca fjalë me kunjë të cilat ajo ia kishte plasur kaq haptazi në fytyrë dhe as që pendohej për këtë.

-Sa shakatore është kjo!-vazhdoi e ëma pasi pa që ai vari veshët dhe nuk guxonte të përplaste shikimin me askënd. Gjëja e vetme që donte, ishte të zhdukej sa më parë që aty.

-Ashtu është.-miratoi ai duke buzëqeshur.

-Unë shakatore? Jo, ç'thoni isha serioze.- vetë e kishin ngacmuar dhe ajo s'e kishte fare problem të fliste. Fshiu buzët me pecetën e bardhë dhe duke kryqëzuar duart u drejtua nga ata.-Muhabet për akullin po bënim, përse të bëja shaka?

-Për akullin, hë?- vazhdoi Rubensi.-Si kaloi nga motra jote te akulli?

-Si kaloi nga motra ime te e ardhmja?-po haheshin dhëmb më dhëmb. Kushedi ku do i dilte filli kësaj pune.

-Ajo është e ardhmja ime.

-Samanta, kur e ke takimin me doktorin?-ndërpreu e ëma, pasi e dinte që Daniela do thoshte ndonjë fjalë për të cilën mund të ndërlikohej dhe më tepër situata dhe Samanta në ato momente ndjeu se ishte duke mbajtur frymën. E njihte fare mirë të motrën dhe nuk do rrinte pa i plasur ndonjë përgjigje Rubensit, të cilën s'do e harronte sa të ishte gjallë.

-Në  4 janar.- fshiu buzët me pecetë dhe piu lëngun e portokallit.

-Të fala, Sam.-buzëqeshi Daniela mes këtyre fjalëve, por ndjeu vështrimin e ashpër të Rubensit mbi veten e saj.
I interesonte? Sigurisht që jo.
I bëhej qejfi që po e çmendte nga nervat? Absolutisht!

-Doktorit?- pyeti aspak i bindur në atë që nxirrte nga goja dhe Daniela thjesht sa pohoi e vetëkënaqur me kokë, ndërkohë që ai shikonte dyshues Samantën.-Që kur keni kaq kondifenca ju si familje që t'i dërgoni të fala njëri-tjetrit?

-Që mbrëmë.- vazhdoi ajo me të sajën.

-Rubens, ngrihemi ne?- Samanta ishte duke turfulluar nga brenda dhe donte ta shqyente të motrën që ishte duke e bërë çorap gjithçka, ose të paktën kështu mendonte se ndihej. Tentoi ta largojë Rubensin, sa pa plasur ndonjë luftë, dhe u ngrit duke e kapur për krahu, por ai ia hoqi krahun dhe u ul përsëri në karrige.

-Jo, prit. Ç'ndodhi mbrëmë Daniela?

-Dolëm për kafe me doktorin. E pamë në rrugë dhe na ftoi.

-Dhe ju shkuat?

-Pse jo?

-Po, ç'lidhje ka doktori jashtë spitalit?

-Tepër i sjellshëm. O Sam, betimi i Hipokratit hë?

-Po, pra Rub. Një mjek tregohet human jo vetëm brenda mureve të spitalit.- mundohej t'i hidhte ujë zjarrit ndezur papritur në sytë e Rubensit,por benzina e Danielës ishte shumë herë më e fortë.

-O Sam, a tia them betimin, ashtu si ta thashe ty dje?-fliste qetë ajo,ndryshe nga ajo atmosferë që kishte përqafuar gjithë dhomën, teksa shkoi dhe u ul në kolltuk. Kuzhina e tyre ishte e ngjitur me sallonin,ashtu si me aneks.

-Daniela, ik në dhomë. Pushimet dimërore do mbarojnë së shpejti dhe ti duhet të përsëritësh.- i dha fund e ëma e cila nuk po dinte ç'të fliste apo si ta ndalonte gjithë atë. Me Danielën do merrej më vonë, tashmë duhej vetëm ta ndalonte mos broçkulliste më.

-Uff, njëherë që më vjen kunati në shtëpi, më perzeni. Mirë,mirë ika.- u ngrit nga kolltuku dhe shkoi drejt derës së drunjtë-Gjithsesi u kënaqëm me muhabet.

-Mos ia ver re bir. Është e papjekur.

Ai nuk fliste, por vetëm sa trokiste gishtin tregues ritmikisht mbi tavolinën e vogël të sallonit. Ishin zhvendosur nga kuzhina tashmë.

-Unë po largohem.- u ngrit duke nxjerrë duart nga xhepat e xhinseve të zbardhura dhe takoi zonjën Fatmira, të ëmën e Samantës,duke e injoruar këtë të fundit.

-Po të përcjell Rub.- nuk i ktheu përgjigje dhe as e refuzoi. Në shoqërinë e një heshtje shurdhuese zbritën shkallët e pallatit e dolën në trotuar.

-Si është kjo puna e doktorit?-guxoi më në fund dhe e pyeti.

-Asgjë s'ka.

-Përse tha ashtu Daniela?

-Nuk e di. Ik pyete Danielën, s'jam në mendjen e saj.-kësaj here fliste e acaruar. Përse nuk i besonte kur thoshte se nuk kishte asgjë?!

-Kam frikë mos dëgjoj gjëra që s'duhet t'i dëgjoj.

-E di ç'ke ti? Pa ik fare. Nuk të mbush mendjen ty që s'kam asgjë. Boll probleme kam, po do rri të merrem dhe me xhelozinë tënde të pabazuar, të kotë.- kohët e fundit ishte shumë e ndjeshme, por gjithashtu kishte kohë që ishte e mërzitur dhe e nevrikosur me Rubensin. Ajo e dinte si kishte duruar dhe ky ishte një nga ato çaste ku shpërthen mllefin e mbledhur brenda për shumë kohë.

-Të ik? Mesa shikoj të qënkam mërzitur.

-Rubens, ma prishe për kot terezinë. S'kam nevojë të mërzitem më shumë.

-Për kot hë?

-Po për kot. Kam gjëra më të rëndësishme në jetë, si për shembull për të luftuar me një kancer e jo të luftoj me xhelozinë tënde idiote.

-Përse duhet gjithmonë ta nxjerrësh biseden te sëmundja jote, dreqi e marrtë? Përse kërkon kaq vemendje?- zërat ishin ngritur dhe po dilnin fjalë, për të cilat mund të pendoheshin më vonë, por që pendimi vlerë s'do kishte më, se kur fjala ngul rrënjët në zemrën e dikujt, nuk shkulet më, si një bimë farëkeqe që mbin e nuk thahet.

-Kërkoj vemendje? Kur të kam kërkuar vemendje Rubens? Kur ike për garën e çiklizmit ditën e parë të kemioterapise sime? Kur s'më merr njëherë në telefon të pyesësh si jam? Kur nuk kujtohesh të më ftosh njëherë të dal nga muret e shtëpisë? Kur më shkruan ndonjë mesazh të thatë se krejt papritur të bie ndërmend që ke një të dashur që prej dy vitesh? Kur të kam kërkuar vemendje Rubens? Ku dreqin fshihesh ti kur unë kam kaq nevojë për ty? Kthehesh krejt papritur dhe fillon bën xhelozin sikur të jesh ai i dashuri i përkushtuar e xheloz që dashuron marrëzisht e nuk rri dot një sekondë pa mua.-në fillim kishte filluar të fliste me zë të lartë duke bërtitur, por më vonë nervat ia kishin lënë vendin mërzitjes, disa lotëve krejtësisht të paftuar që i kishin njomur fytyrën e skuqur, ndoshta nga i ftohti,  ndoshta nga inati a mërzitja.-Si nuk e kupton Rubens? Nuk kam nevojë për dhurata të shtrenjta. Ato i përqafoj, por s'më japin ngrohtësi. Kam nevojë për dashurinë e një qenie humane, dreqi e marrtë, sepse njerzit falin dashuri, jo sendet.- kishte shpërthyer. I gjithe qelbi që shpirti i saj si një plagë e infektuar kishte mbledhur tashmë kishte shpërthyer sikur atë plagë ta kishte shtypur.

Nuk e kishte ndërprerë, por e kishte dëgjuar të fliste pa iu mbajtur goja, sikur ato fjalë t'i kishte artikuluar me kohë në mendjen e saj, sikur ta kishte përgatitur si një fjalim, por në fakt jo. Ato fjalë ajo nuk do kishte dashur kurrë tia thoshte në fytyrë, se gjithmonë ishte treguar mirëkuptuese ndaj punës së tij, por jo në këtë formë. Kjo nuk ishte vetëm puna e tij, por neglizhenca e një kohe të gjatë dhe më pas krejt papritur i kishte rënë ndër mend që duhet të bënte të dashurin xheloz, sepse si një akull mund t'i rrëshkiste nga duart.

-Mbarove? Shoh që paske mbajtur shumë përbrenda, po ti flisje, mos vuaje kaq. Hëh! Dhe unë që mendoja se ti më kuptoje gjithmonë. Po unë për kë punoj? Për të ardhmen tonë!

-Oh, Rubens!- tundi kokën dhe qeshi. Nuk ishte një nga ato të qeshurat që të ngroh shpirtin, një e qeshur nga lumturia, por ishte një nga ato të qeshurat me zë që ngjan më tepër si melodia më e hidhur e dhimbjes.-Nga e di që do më kesh në të ardhmen? Të paktën më qëndro pranë për këtë të tashme që më ke pranë, ashtu si premtove.-fshiu lotët me gishtin e madh, se nuk donte të qante më. A ia vlente?-Premtove!

-E di dhe nuk pendohem kurrë që e bëra, sepse të dua.-i buzëqeshi hidhur dhe e goditi lehtas në krah dy herë e më pas i ktheu shpinën duke u larguar pa i thënë asnjë fjalë.

Gjithmonë fjala 'të dua' i kishte tingëlluar kaq klishe, por në të njëjtën kohë i pëlqente ajo klishe aq e ëmbël që i ngrohte shpirtin, por kësaj here ajo fjalë iu duk si të qe një armë e shëmtuar përdorur për te kaluar rradhën. Kësaj here ajo fjalë i erdhi aq e ftohtë sa u duk sikur i ngriu një copëz zemre që më parë përvëlohej nga nxehtësia për të.

I kishte thënë të dua dhe ajo nuk kishte ndiere asgjë përpos mëshirës. I kishte ardhur keq për fjalën, sepse ishin duke abuzuar me këtë fjalë, e cila supozohej të përdorej vetëm atëherë kur dashuria ishte prezente, por dukej sikur njerzit e kishin ndotur atë fjalë nga përdorimi i shumtë, sikur të ishte një përshëndetje.

I kishte tingëlluar aq e pasigurt ajo fjalë, sikur të kishte dalë e më pas të ishte penduar për lindjen e saj. E donte?! Kështu na qënka dashuria?


Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro