
Pjesa 11.
Ishte një vend tepër i ngrohtë, ambient i vogël, por dukej sikur çdokush merrte hapësirën që kishte nevojë pa u ndjerë i vëzhguar apo sikur oksigjeni mbarohej.
Muret ishin dekoruar me thënie të ndryshme, piktura dhe vazo të drunjta lulesh varur në çdo kolonë.
Në mes ndodhej një pemë e madhe krishtlindjesh e cila vezullonte e gjitha nga dritat dhe zbukurimet.
Drita ishte paksa e zbehte, jo nga ato dritat e forta ku të vriteshim sytë nëse shikoje lart.
Ishte një nga ato vende, ku ndiheshe si në shtëpi, një nga ato vendet e pakta që ndodheshin në Tiranë.
-Ç'vend i bukur!- foli më në fund Samanta, pasi kishin zënë vend në një nga qoshet më të vetmuara.
-Këto vende të keshilloj të vizitosh.- ia ktheu Orgesti pa humbur kohë, ndërkohë që kundrronte dhe njëherë ambientin pas shpinës së tij duke lëvizur kokën i kënaqur, para se vëzhgimin ta përqëndronte në fytyrën e saj.
-Pse?
-Imuniteti jot ka rënë me fillimin e kemioterapise. Ke më tepër mundësi të marrësh infeksione të ndryshme, sepse rruazat e bardha jane në rënie dhe jo në krye të detyrës për të mbrojtur trupin.
-Ushtria e rruazave të bardha është dobësuar. Barbaret mund të sulmojnë dhe fitojnë më shpejt.- kishte vazhduar Daniela duke e shpjeguar me të njëjtat terma që mësuesi i saj i biologjisë ia kishte shpjeguar ditë më parë.
-Nxënëse shembullore, hë?- e pyeti Orgesti.
-Jo dhe aq. Ama me biologjinë e kam mirë punën.
-Suksese!
-Faleminderit. Tani më falni, por duhet të shkoj pak në tualet.- buzëqeshi teksa bëri të ngrihej, por ishte dora e së motrës e cila e shikonte me sytë e zmadhuar, që e bënë të ndalonte.
-Si do ikësh ti?
-O Sam, vetë the që do iknim në shtëpi se më vihej në tualet. Plus do vi, nuk arratisem jo.- ia kishte bërë gropën duke përdorur fjalët që ajo kishte thënë për të shpëtuar veten. Ia lëshoi dorën me inat, teksa u përpoq të dukej sa më e qetë, mirëpo dridhja e duarve e tradhëtonte, ndaj i vendosi në prehër për t'i fshehur nga sytë kuriozë të doktorit që ishte ulur përballë saj.
-Doktor, amanet motrën.- tha mes buzëqeshjesh Daniela, para se të largohej duke marrë me vete dhe kërcënimin e fundit të syve nga Samanta dhe buzëqeshjen disa karatëshe të doktorit.
-Paske motër të lezetshme.
-Djalli vetë është.
-Përse? Duket njeri pozitiv.
-Ja tregoj unë pozitivitetin në shtëpi asaj.-foli nëpërdhëmbë më shumë me veten sesa me të.
-Si the?-pyeti teksa rrudhte vetullat me buzëqeshjen ende pa shkulitur nga fytyra.
-Ashtu është, thashë.
-Ke pasur shqetësime?- kësaj here kryqëzoi duart duke marrë atë pozicionin tipik të doktorit. Edhe pa përparësen e bardhë, thjesht me një shikim, mund të thoje se ai njeri ishte doktor. Dukej sikur kishte lindur për t'u bërë i tillë.
-Pagjumësi, të vjella, marrje mendsh, ma shpif çdo ushqim.- filloi duke i numëruar me gishta.
-Hë se do kalojnë. Çdo gjë kalon në fundit të fundit.
-Madje dhe vetë jeta.
-Përderisa koha kalon...Vetëm se nuk na takon ne të mendojmë se dhe jeta ka një fund.
-Flisni për vete doktor. Një të sëmure me kancer i takon më shumë se kujtdo tjetër.
-As ty Samanta, as ty. Ajo është gjëja që kurrë s'duhet ta mendosh.
-Do jetë më e hidhur nëse s'e mendoj si opsion.-psherëtiu thellë kësaj here duke përqëndruar sytë te një llambë e atij vendi.
-Mendoje si opsion atëherë kur ta takosh. Deri atëherë, lufto ashtu si më tregove në fillim. Ç'paske sot ti?
-Nuk e di! Është diçka tjetër, ndoshta përtej mjekësores.
-Kam veshur gjë përparësen e bardhë unë?
-Jo.-iu përgjigj më tepër në formë pyetse, duke mos e kuptuar ku donte të dilte doktori.
-Atëhere nuk po qëndroj para teje si doktori jot.- këto fjalë të tijat i zgjuan një shtrëngim në zemër. Sa e sa nënkuptime pakuptuar kishte filluar të gërmonte brenda asaj fjalie.
-Si po qëndroni?!- pyeti dhe në sekondin e ardhshëm u pendua që pyeti. Ç'i thoshte mendja?
-Si do ti të qëndroj?-ajo bisede aq e thjeshte ishte shndërruar kaq papritur. Secili thoshte fjalë mbushur me kuriozitet brenda, pyetje të cilat s'do guxonin më t'i bënin.
Sytë i kishin përqëndruar në irisët e njëri-tjetrit duke bërë që ai shikim të
depërtonte thellë, thellë në shpirtin e të dyve.
Kishte ngecur duke mos ditur çfarë përgjigje t'i kthente.
Çfarë mund të ishte ai për të përveçse doktor?
Një jastëk për të mbështetur kokën?!
Një ditar personal i saji?!
Një...Kushedi sa e sa titujt mund t'i vendoste lidhjes së saj me të, por ishte diçka nga brenda që e pengonte.
Kur? Kur ishin afruar aq shume ata sa për të patur aq kompetenca mbi njëri-tjetrin?
Që kur? Kur u afruan kaq shumë, dreqi e marrtë, sa të uleshin me njëri-tjetrin jashtë mureve të spitalit e të flisnin sikur të ishin shokë. Shokë!
Ata as nuk e njihnin njëri-tjetrin. Ai dinte kartelën e saj mjekësore dhe që kishte një motër, kurse ajo i dinte vetëm emrin, që ishte doktor dhe kishte një të dashur acaruese.
A mundej ajo lidhje paciente-doktor të ishte më e gjerë se kaq vet ndërmjet disa bisedave të thjeshta, disa mbushur me nënkuptime, ndërmjet buzëqeshjeve e shikimeve?
-Samanta, ku humbe?- ishin gishtat e tij që kërcisnin para syve të saj për t'i tërhequr vëmendjen.- Ç'paska përtej mjekësores?- kishte ndërruar temë kur kishte kuptuar se situata ishte bërë disi e sikletshme dhe ajo e humbur në mendime kishte marrë përsëri atë skuqjen e faqeve.
-Ndihem sikur çdo ndjenjë e imja të jetë shumëfishuar, sikur jam bërë më e ndjeshme.
-Shiko, shumë pacientë pas kemioterapisë hyjnë në depresion, bëhen anoreksikë. Çdo gjë të duket më e shkurtër, sikur fundi është afër, ndaj dhe çdo momenti fillon t'i kushtosh më tepër rëndësi, çdo moment të duket i papërsëritshëm...-kishte folur qetë-qetë me duart ende të kryqëzuara.-Do më premtosh diçka?- kësaj here, zgjati duart drejt duarve të saj e ajo menjëherë u hodh përpjetë e bëri t'i largojë duke e parë dyshuese në sy, por forca e tij ishte më e madhe dhe me kaq hoqi dorë. Të ndiente duart e tij të mëdha teksa vishnin të sajat, e bënin të ndihej kaq ndryshe.
Ndryshe si kurrë më parë.
Është një ndjesi e tillë të cilën s'e merr dot nga çdo person.
U ndje e sigurt. Ato duar, perveçse duart i veshën shpirtin me një cipë të tejdukshme e cila rrezatonte siguri. Dukej si një barrierë që do e mbronte nga çdo e keqe, sikur ajo barrierë do bëhej pritë e të këqijave para se të arrinin të helmosnin shpirtin e saj.
A mundet vetëm një prekje të ketë aq peshë?
Të ndihesh e sigurt nga kanceri...
Ndoshta ishte për faktin se ai ishte doktor, ndaj dhe ndihej aq e sigurt. Me siguri...
-Çfarë?- belbëzoi aq sa mezi u dëgjua, se dukej sikur zëri i saj kishte shterur nga ato që ndiente.
-Mos u kthe kurrë në një të depresionuar. Buzëqesh gjithmonë.
-Përse? Ç'ju intereson kaq gjendja ime shpirtërore?- nuk e kuptonte ku e gjente guximin për ato pyetje. Po sikur përgjigjet mos donte t'i dëgjonte?
Gjepura!!! Nëse s'do donte t'i dëgjonte s'do kishte pyetur.
-Sikur thashë që nuk isha si doktori jot këtu.
-Dhe unë ju pyeta si ishit.
-Dhe unë të thashë, si do doje të isha?-ishte pikërisht ajo që kishte nxitur atë bisedë të arrinte deri në atë pikë dhe pse doktori fillimisht ishte përpjekur ta mbronte nga sikleti.
Kësaj here qëndronte me vetullat e buzën e harkuar duke pritur me padurim përgjigjen e saj.
A kishte fjalë? Ndoshta fjalët kishin frikë të dilnin, frikë të shkatërronin atë moment; ata të dy, vetëm me njëri-tjetrin, pa praninë e kancerit, pa praninë e askujt me duart shtrënguar e sytë takuar diku në ndonjë copëz universi.
-O Sam, më mori mami në telef...-ishte Daniela ajo që kishte erdhur e kishte folur duke bërë që ata të kthenin kokën drejt saj.-Vazhdoni ju, se po shkoj prapë në tualet- fliste teksa shikonte të motrën të çoroditur, ndërkohë që duart e tyre nuk ishin ndarë për asnjë çast.
-Ç'thua Dan? Çfarë të vazhdojmë. Unë...Ne po flisnim.
-E di s'është se po bënit diçka tjetër.
-Daniela! Qepe!
-Operacion pra.-kthehu kokën dhe qeshi, ndërkohë që shikonte Samantën dhe doktorin ende me duart e bashkuara.
-Ç'më zgërdhihesh?-e pyeti e motra tërë inat.-Hajde ulu se mbete në këmbë.
Nuk i ktheu përgjigje, por u gëlltit njëherë para se tia bënte me gisht nga duart e tyre.
-Sa duar llafazane keni.
Ishte Samanta ajo që largoi duart nga të tijat sikur të digjnin dhe ai që për herë të parë atë mbrëmje u ndje në siklet teksa i fuste duart në xhepin e xhaketës dhe seç përpiqej të nxirrte ca fjalë, por po i dilnin më tepër si belbëzime të dështuara. U ndje në siklet, sepse nuk kishte mundur të kontrollonte veten, por kontrolli e kishte tradhëtuar dhe atë duke u arratisur larg prej tij së bashku me kohën.
Teksa mendonte se ishte duke hutuar pacienten e tij, më së shumti kishte hutuar veten.
-Ajo...Për një moment.-hodhi vështrimin nga Samanta si për t'i kërkuar ndihmë që kishte ngecur përballë motrës së saj.
-Temperaturë Dan.- e ndërpreu Samanta teksa lëvizte kokën për të bindur Danielën.
-Dhe unë... Duart e tregojnë temperaturën, ndaj ia mata. Po!
-Pikërisht!
-Mirë, unë s'kërkova sqarime gjithsesi.
Në fund të fundit, jeni doktori saj.- foli si pa të keq para se të ulej e të kthente për të fundit herë lëngun e portokallit duke ndjerë kësaj here e vetëkënaqur vëzhgimin e të dyve.
----
Hello muchachas! Shume
Faleminderit per mbeshtetjen tuaj. Ju kam shume po shume xhan😍🙌. E vonova cik pjesen, se kam patue ca punka😭
Nese keni mundesi, shkoni hidhini nje sy "Engjelli im" nga Danny_neli . Eshte nje short story mbushur tere ndjenja😭🙌.
Gracias!😋🙌
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro