Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

9

E kishte vene re qe rutina e saj  po ndryshonte ama veset i kishin mbetur te njejta. Qendronte zgjuar edhe atehere kur qielli mbulohej me terrin e nates e duke shfletuar faqe te nenvijezuara neper libra te vjedhur priste per driten e diellit te zhdukte vezullimin e atyre yjeve qe i veshtronte nga dritarja hera heres . Shfrynte ne inat kur ai vezullim mbytej nga erresira e reve te zeza qe pushtonin te tere qiellin e i premtonin tokes shi. E urrente shiun dhe melankoline qe ai sillte me vete sepse sdonte te qendronte ne vend numero e te mendonte per te shkuaren apo ate copez te se tashmes. Preferonte te zhyste koken ne ato libra e te udhetonte ne mijera ndjenja shpesh te pajetuara nga ajo.

Degjoi zhurmen te vinte nga dhoma e te atit dhe me nje levizje te shpejte mbuloi fytyren me batanijen qe kishte vene gjunjve. Kete kishte bere gjithe jetes qe nga ajo nate . Kete vazhdonte te bente jo nga frika por nga mundesite e pakta per te zgjedhur .

"Na ka lan dhe driten ndez zonja." Renkon i ati teksa mundohet te ngreje goten me uje me duart qe i dridheshin. Edhe pse ne nje dhome te ndricuar ai vazhdon te gjeje rrugen per tek dhoma e tij duke mbajtur duart ne mur.

Hedh hapa te lehte per tek celsi i bardhe per te ndezur serish driten qe te vazhdonte te lexonte dhe 50 faqet e fundit te mbetura. E ndez driten dhe vrapon  shpejt te struket ne divanin  qe e perdorte si krevatin e saj gjate nates. Prek lehte kopertinen e mendja i shkon te pronari i ketij libri. Vocerroi syte per te pershkruar ndjenjen qe i perconte kujtimi per te , e duke u perhumbur ne qiellin e larget pa disa pika shiu te perplaseshin fort  mbi xham. Inat e ndjenja te forta qe i veshi me urrejtje e i percolli mbi kujtimin e tij e ne sekonda e hodhi pas ne palimcest. Nje tjeter kujtim qe do mbetej perjete me te ashtu si cdo gje tjeter qe ajo donte te harronte.

****

Nga ana tjeter dikush e kishte akoma edhe me te veshtire te flente teksa era ulerinte ne kerkim per te perpire gjithcka nderkohe qe  xhami i  dritares se dhomes se tij hera heres prekej ashper nga copeza bresheri. Nje shi me vrull te cilin ai do deshironte te fshinte shume gjurme te mbetura ne jeten e tij.

Vazhdonte te zhgarraviste fjali te tera ne fletet e bardha  e  shfrynte ne mospelqim sa here lexonte ato cka shkruante . Iu kujtuan fjalet e Grejs naten qe ajo e kritikoi dhe i perplasi nje kritike qe ai e mori si nje te vertete te pashmangshme. "Pershkrimet jane te bukra. Ka realitet ama smund te quhet liber profesional. Autori asht perfshi ma shum se cduhet ne ket histori dhe e din ca nodh kur autori jep cdo gje ne nje liber?...harxhohet. Jep gjithcka dhe idete i shterohen"

Ishte e kote ti merrte fjalet e saj per baze ama kishte dicka qe i nderpriste mendimet e fjalet thjesht i zhdukeshin. Nuk donte ta mohonte qe ajo vajze i kishte pushtuar nja dy a tre mendime me deshiren per ta studiuar e per ti veshur misterin e saj  nje personazhi te ndonje libri. Vazhdoi ti gjuante fleteve me lapsin qe mbante ne dore teksa dicka i premtonte vetes neperdhembe.

"Hajne e vogel. Me mu shteru mu idet? Hehh . Tapa perfundon tu e gjet vedin si antagoniste ne ndonji prej librave qe do vazhdosh me me vjedh." Ishte premtim  cka doli nga goja e tij qe po nenqeshte me vetekenaqesi.

Fjeti ato pak ore per te nxituar per tek kafeja e preferuar pikerisht aty ku Grejsit i ishte falur nje mundesi e  kishte vendosur qe ta perdorte ate per te ndryshuar rrjedhen e jetes se saj. Ndihej ne faj qe ate mundesi  nuk e fitoi por iu hodh si lemoshe ama nuk ishte  ne pozita per te zgjedhur e ashtu me zemer te renduar e pranoi ate oferte pune.

****

Ashtu e pergjumur i kalonte dyert duke perplasur doren a shpatullen me syte e mbyllur nga oret e pakta ne gjume. Ndezi ujin e ngrohte pasi hoqi rrobat nga trupi dhe duke u dridhur nga i ftohti nxitoi te vendosej poshte ujit qe arrinte ti ngrohte mornicat e krijuara.

I pelqente uniforma e re teksa e krahasonte me bluzen e rreckosur te punes se vjeter te cilen e veshtronte me percmim duke u munduar te fshihte shume kujtime jo te bukura e ato shume veshtiresi qe kishte kaluar ne ate lokal te qelbur qe gelonte nga njerez te uritur seksualisht qe ishin te gatshem te hidhnin shendetin e tyre per llastime te perkedhelura nga adrenalina qe falte droga.

Hedh mbi trup uniformen e zeze me logon te shkruar ne te kuqen e gjakut . Floket e shpupuritur tanime gjysem te thate i lidh ne nje topuz te shkujdesur . E para se te dale nga shtepia hedh xhupin e madh tek tuk te grisur nga perdorimi i teper e me pas te rregulluar mjeshterisht nga ajo qe te dukej si te grisurat e modes. Kishte raste kur shikonte me lakmi vajzat e moshes se saj dhe prekte nga jashte boten e tyre ama tundte koken dhe vazhdonte ti thonte vetes qe bota e tyre nuk eshte bota e endrrave te saja.

Pershendeti me nje levizje koke Jutbinen e qeshur pas banakut dhe me pas kthehet nga Aldo per te pritur dhe nga ai nje buzeqeshje te lehte por  gjeti vetem syte e tij qe i shmangeshin e buzet qe i tundeshin teksa dicka murmeriste nen ze. E therret ne emer per te patur nje pamje me te qarte te fytyres se tij e ne kete menyre te mund te arrinte te shihte shprehine e tij te fytyres qe aspak si pelqeu kur ai ktheu koken per dy sekonda.

Do e pyeste c'ishte ai shikim po te mos ishte per punonjesit e kuzhines qe i kerkonin Grejsit dhe Aldos ti ndihmonin me arkat e ushqimeve qe duhej te coheshin ne frigoriferin e madh pas dhomes se punonjesve. Iu bind kerkesave te tyre  dhe vazhdoi te sillej si rrobot disa here nga makina qe sillte ushqime deri tek dhoma e punonjesve teksa mbante arka ne duar.

Pasi mbaruan punet e mengjesit ishin te gatshem te hapnin dyert per klientet e te mireprisnin akoma edhe me shume para qe do shkonin ne xhepat e shefit.

"Gjesi o plak si tkam?" Pershendeti me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre teksa i ishte afruar per te marre porosine.

"Shif e shkruj mar Aldo. Si mut me dy sy. Kam ngec e spo di ma ca me shkru. Ty si tkam?"

"O plak tpyta per jeten jo ca jete po munohesh me u dhon nja dy perzonazheve. Un mir mo na doli shpirti shkoll pun."

"Ca te doli shpirti mar. Futja naj pun asaj vajzes se re . Shfrytzo rastin sa nuk e ka kap vedin n'dor edhe kja." Ishte nje tentative shume e deshtuar nga ana e Arlos per te shkembyer nja dy fjale me Grejs qe i referohej si vajza e re, per ti rrembyer pak nga karakteri e me pas per ti ngjeshur cka kishte vjedhur ne ndonje personazh pikerisht ashtu sic u kishte premtuar jete fleteve te bardha naten e kaluar.

"E tja lejn asaj te tere  bakshishet e. E poshtra."

"Un per ty e kisha mar po ti si tdush. Shif se te erdhen klienta ik shko tash!" Po mundohej si tinezar te mos i jepte porosine Aldos e te priste per Grejs e cila studionte ate dite cdo levizje te Aldos per te arritur te kuptonte se cdreqin kishte ai djale qe i rrinte me turinj .

E rremben nga krahu dhe e afron afer vetes aty afer banakut  ku Jutbina e qeshur ishte spektatorja numer nje e nje shfaqje pa titull.

"A tkam ba gja a?" E pyet pa e zgjatur dhe me syte qe shponin syte e tij kerkon per pergjigje ama nga goja e tij sdel gje.

"Ik merri porosine nje klienti jashte. Jemi ketu per te bere pune e jo per te llafosur. Hajde tani!" Zeri i tij cjerres e acaronte akoma me shume ama nuk deshironte per skandale ne punen e re keshtu qe e hoqi doren nga krahu i tij dhe me shume pikepytje drejtohet per tek dera per tu marre porosine personave qe qendronin ne pjesen e jashte te lokalit .

"Ca do merrni?" Pyet thate si zakonisht , pa deshire per te ditur dicla me teper.

"Nji kafe tlutem edhe deshta dhe at librin qe ma skifterizove ,po s'pertove!" Ngerdheshja ne ftyren e tij e bene Grejs te mallkonte veten qe kishte harruar te sillte ate cka atij i perkiste e ajo e kishte rrembyer pa te drejte.

U afrua paska te fytyra e tij teksa duart i mbante mbi tavoline. Pa thelle ne syte e tij dhe dicka i premtoi nen ze."Do te ta sjell neser."

"A din ca? Maje . Kam kopje  te tjera boll." Fjalet e tij e bene te ndalonte hapin e te kthehej furishem tek ai.

"Nese ke kopje atehere ..." po merrte fryme thelle. Nuk i besohej qe e kishte poshteruar per nje liber nderkohe qe ai kishte patur dhe te tjere . Grejs mblodhi doren grusht dhe me syte zjarr po mundohej te gjente fjale e jo te shara per ti thene.

"He hajne e vogel ca ke? Mos me thuj se na u bane me nerva? M'raft pika." Ajo ngerdheshje u shnderrua ne buzeqeshja teksa syte e tij skanonin shprehite e saj te fytyres .

"Pfff " gjithmone shfrynte kur nuk i pelqente dicka e skishte cfare te thonte. U largua nga fytyra e tij me zemerim e u drejtua per te banaku per te dhene porosine.

"Domethene edhe ky." Peshperimat e tij u degjuan nga Jutbina qe afrohet afer banakut duke qendruar me krahet siper duke shkeputur keshtu kembet nga toka.

"Si edhe ky?" Pyet mjaft kurioze Jutbina.

"Hic asgje." Mbyll ate bisede te shkurter ai dhe vazhdon te sherbeje te nje klient duke shmangur syte e Arlos apo edhe ato gjykues te Grejs e cila donte me doemos te dinte arsyen e asaj urrejtje qe mbarte sjellja e Aldos.

《》¤《》¤《》¤《》¤《》¤《》¤《》

Dedicated to _Arvi_ e cila ka postuar nje liber te ri  e ju qe hala se keni pa me shkuu se sbannnn me e lexuuu 😲

Pissssss

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro