Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

7

U zgjua heret ate mengjes nga dhimbjet qe po i shkaktonte plaga e kujtimet e nje nate te meparshme , e duke shtrenguar dhembet nga dhimbja shkon te nderrohet ne banjo.

Nuk i pelqeu pamja e saj. Asnjehere si kishte pelqyer fytyra qe nuk shfaqte pike emocioni e spo i pelqenin as te nxirat rreth syrit e shenjat ne qafe qe nxitoi ti mbulonte duke leshuar floket qe rendshem i derdheshin mbi supe.

Nxitoi ti hidhte nje shikim plages qe ishte qepur me fashon e gjakosur . U mundua ta shqepte fashon ngadale per te mos shkaktuar akoma dhe me shume dhimbje gje e cila ishte e pamundur teksa plaga rridhte gjak kur gjaku i mpiksur ikte se bashku me fashon. Psheretiu ne dhimbje teksa shkundi shishen e alkoolit dhe pikat e ftohta nxehnin plagen dhe krijonin shkume te ngjyrosur ne roze kur perzihej me te kuqin gjak.

E lidhi me kujdes me po ate fasho . Hodhi uje te ftohte ne fytyre e lau dhembet . Floket i krehu dhe i la te leshuara ne perpjekje per te fshehur te verteta pas fijeve mikroskopike. Rrembeu librin e vjedhur  dhe e vuri ne krahe e mbi supe hodhi nje xhup dy tri masa me te medha qe e kish blere ne nje dyqan te dores se dyte. Terhoqi deren me kujdes per te lene te atin ne gjume dhe menjehere ndjeu te ftohtin ti dritheronte trupin.

Beri nje goxha rruge dhe ndaloi ne sheshin e braktisur anash liqenit qe hidhte ujin rendshem mbi barin e shkelur. U ul ne nje bordure muri dhe mbeshteti supin per te shfletuar fletet e per te lene minutat te kalonin ne menyre qe ajo te harrohej ne ndjenjat e dikujt tjeter.

E mbylli librin me lot ne sy dhe ndjeu gjoksin ti there. Nje lot gjeti rrugen per ne faqe e u perplas me kopertinen e librit e ajo nxitoi ta fshinte . Kishte nevoje te ecte te lodhej e ne ate menyre te harronte te qante, te harronte pse bota eshte kaq  bukur e padrejte dhe kaq thjeshte e komplikuar.

Hapat e lehte me kemben qe i rendohej nuk ndiheshin e njerzit po nxitonin ne ate qyteze per te vazhduar diten me punet e tyre shpesh te kota.

Po kalonte ndertese pas ndertese duke pare shtepi te reja ne ate cep te qytezez qe me pare se kish eksploruar. Vemendjen ia terhoqi nje leter e verdhe vezulluese qe beri fijezat e rrezeve diellore te binin mbi syte qe se duruan driten e ktheu koken .

Kerkojme punetore.

Nje lajmerim per pune qe beri hapat e saj te pershpejtoheshin per te patur nje shikim nga afer. E ngjeshi fytyren ne vitrinen e qelqte dhe po shikonte levizjet e njerezve . Ishte nje restorant plot klas  me dekor me shije dhe orendi tek tuk qe e benin mjaft te vecante.

"Si mund ta siguroj nje vend pune ketu?" Kapi nga krahu nje djalosh te ri te veshur me kemishe te bardhe e tabaka ne dore qe si dukej ishte nje punonjes aty.

Djali fillimisht u tremb por nuk harroi ti pergjigjej. "Nga ana e djathte e nderteses ndodhen ca shkalle qe te cojne tek zyra e shefit. Mund te kontaktoni me te se nuk eshte menaxheri sot."

Harroi ti buzeqeshte per  drejtimet qe i dha dhe duke mbajtur doren mbi kemben e plagosur  calon deri ne katin e dyte ku ndalon para nje dere te zeze.  Merr fryme thelle dhe i bie dy here. Pret per zerin pas deres qe e lejon te hyje dhe kur degjon konfirmimin hyn brenda.

"Pershendetje isha e interesuar per njoftimin per pune?"  Ferkon duart me njera tjetren ngadale teksa flet mjaft nervoze dhe e mbushur me deshire per te gjetur nje pune te re. Librin e mban shtrenguar nen krahe e per asnje moment nuk shmanget nga shikimi i personit perballe qe me shume gjasa po gjykonte pamjen e saj te jashtme.

"Keni cv?" Po fliste i painteresuar teksa veshtronte silueten e Grejs qe dridhej jo nga frika por nga pamundesia  per te qendruar ne kembe.

"Kam punuar dhe me pare ne restorant. Sherbeja dhe atje." Beri nje hap te madh para duke terhequr vemendjen e personit perballe qe vocerroi syte i shqetesuar per gjendjen e saj.

"Mund te me thoni emrin e lokalit ju lutem? Dhe pozicionin tuaj ne vendin e meparshem te punes. Arsyet pse e late dhe ndonje rekomandim?"

Vazhdoi te fliste ftohte kete rradhe duke pare ne letrat qe kishte perpara e duke mos vene re Grejs qe po perpiqej te arrinte karrigen.

"Shiko zoteri. Kam punuar tek lokali ne anen tjeter te qytetit 'star ship' si kamariere." Zeri i vinte si i humbur por vazhdonte te qendronte me shikim te ngulitur mbi fytyren e personit perballe.

"Te lokali qe u be rromuje naten e kaluar. Hmm. Pse mendoni se e meritoni kete pune?"

"Shiko zoteri." Perseriti dhe nje tjeter here Grejs. "Jam e lodhur me njerez qe kane nevoje per krah pune dhe kur iu ofrohet duhet me se sben tua nxirrni shpirtin prej hunde. Me duhet ajo pune qe tvazhdoj te ushqehem. Kaq e pakuptueshme eshte?"

Po mbante koken me duar e me personin qe kishte perballe spo e degjonte. Shikonte levizjet e tij te buzeve dhe dhomen qe filloi ti erresohej ngadale derisa me ne fund u be terr.

Trupi filloi ti lekundej e zhurma e librit qe perplasej pertoke beri qe personi te ndalonte se foluri dhe te ngrihej ne kembe. Rendshem trupi i saj ra mbi dyshemene prej derrase.

U zgjua ne dhomen e nje spitali dhe aroma mbytese e beri te shtremberonte turinjte. Mbi koke po i qendronte  nje infermiere e cila afroi koken per ta pyetur si ndihej dhe me pas u largua.

Po mundohej te kujtonte si erdhi deri aty e per sa kohe kishte fjetur. Nuk e ndjente me dhimbjen therese ne kofshe dhe shikimi i ishte qartesuar. E merakosur per te atin qe ndodhej vetem ne shtepi filloi te ngrihej nga krevati . U be gati te shkepuste aparaturat qe i kishin lidhur dhe dora e saj u ndalua kur nje 'mos' u degjua kur dera u hap.

"Duhet te pushoni. Sapo mjekuam plaget e tua. Njera kishte marre infeksion. " Nje doktor me syze e vendos lehte mbi krevat duke i rregulluar serish aparaturat.
Grejs e heshtur po bente cpo i urdherohej duke mos pipetire.

"Jashte ndodhen dy police qe duan te bisedojne me ty."

"Te bisedojne per cfare?"

"Per shenjat ne trupin tend dhe per te caren ne kofshe."

"Ohh ska asgje per te folur." Falsifikon disa te qeshura teksa pulit qerpiket e gjate. "Rashe nga shkallet e pallatit dje dhe ne fund te shkalleve mu ngul nje hekur. Ska per cfare te flasim."

"Epo keto qe mi thate mua duhet tia thoni dhe policeve. Mund te dilni nga spitali pas dy oreve dhe ta vazhdoni mjekimin ne shtepi."

Me genjeshtren e Grejs u mjaftua doktori robot qe bente vetem punen e tij . Nuk kembenguli per te nxjerre ne shesh nje te vertete por vazhdoi punen e tij me mosinteresim.

Dera u hap serish dhe tani eshte rradha e dikujt tjeter per te treguar mosinteresim. Policet futen brenda nen shoqerine e personit qe e solli ne spital.

"Pershendetje. A mund te na thoni emrin mbiemrin dhe moshen!" Kerkesa e tij me sy te painteresuar qe binin mbi nje bllok te vogel te bardhe qe e mbante ne duart e medha per te te dhenat.

"Grejs Syla. 19 vjec." Pergjigjet ftohte ajo e me shikim mbi tavan duke u munduar te shtjellonte ndonje genjeshter ne trurin e saj.

"A na i shpjegoni dot arsyet e mavijosjeve dhe te enjturave ne trupin tend?"

"Rashe nga shkallet dje dhe nje hekur mu ngul ne kembe. E mjekova vete se nuk e pashe si dicka te rendesishme. Sot se ndjeva vetem mire qe ne mengjes por se mendova qe mjekimi ne shtepi sdo ishte i mjaftueshem. Kjo eshte."

Policet e painteresuar shenojne ne bllokun e vogel detajet e shkurtra te asaj ndodhie dhe largohen nga dhoma e spitalit te traumes per tu drejtuar rreth hyrjes se spitalit.

Dera u hap serish e kete rradhe syte e Grejs Hasin ne syte jeshile qe po e veshtronin intesivisht teksa ai terhoqi nje karrige per tu ulur afer krevatit te saj.

"Humbe ndjenjat teksa po flisje dhe skisha zgjidhje tjeter vecse te te sillja ketu. " mundohet te shpjegohet per arsyen e qendrimit te tij aty. "Doktorri tha qe duhet te pushosh disa dite."

Spo dinte te gjente fjalet e duhura teksa kujtonte fjalet qe doktorri i kishte thene "Gruaja juaj dhunohet vazhdimisht" e pershtypje si kishte bere fakti qe ai e kish quajtur gruan e tij por e trondisnin shenjat ne trup qe kishin filluar te merrnin ngjyre apo te carat rreth buzes.

"Faleminderit!" Pasi tha keto fjale ktheu koken nga dritarja per te mos i lejuar me syte e tij mbi goditjet e marra.

"Me thate qe keni punuar si kamariere dhe po mendoja qe edhe pse nuk i plotesoni kriteret per te qene punonjese ne lokalin tim ,nevoja ben te veten keshtu  qe do te ta jep ty ate vend pune."

Ktheu koken shpejt ne drejtimin nga ai ishte ulur dhe si vuri re dhimbjet qe i shkaktoi vetes. Deshi ti uleriste ne fytyre qe skishte nevoje per meshiren e tij por me syte qe digjnin krenarine e saj heshti dhe uli koken. Kishte ardhur koha ti merrte freret e jetes ne duar e te ndalte shpejtesine e fatkeqesive qe po  i trondisnin  jeten.


《》《》《》《》《》《》《》《》《》

Dedicated to xhensilalika

Jam tu postu ma shm se iher sot se mram mzu gjumi pz o anavis 😂😂

O njerez mthoni pak si ju duket watti ne pergjithesi keto kohe ?

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro