Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

5

"Me duhet te heqesh pantallonat."

"Po sa tkulturum tpaskam mer! Naj kerkes tjeter ma thuj se meqe jam ne shtratin e vdekjes si dihet noshta ta plotsoj."

"Mylle maj gojen e hiqi pantallonat. Mduhet me pa plagen sa t'rand e ke. " ishte mjaft i shqetesuar per gjendjen e saj ama gjakderdhja ishte pakesuar e kjo ishte nje shenje e mire.

Filloi te zberthente kopsat e pantallonave te grisura me bel te gjate teksa duart i dridheshin nga frika . Gjaku kishte filluar ta zinte e mendja i vertitej por shtrengonte nofullen dhe duronte dhimbjen ne heshtje.

Ndalon kur ka zberthyer kopsat  e me pas shkund koken per te pare se cdreqin po bente e me nxitim hedh krahet e holle mbi tavoline per te rrembyer jodin ujin e oksigjenuar dhe pambukun ne gershere.

"Ku e ke banjon?" E pyet duke e pare ne sy teksa syte e saj ishin lodhur e rrethuar nga djerse te ftohte.

"Korridor , pastaj djathtas. Ke nplan me e mjeku vet a?" E pyet aspak i cuditur pasi e kishte vene re kokfortesine e saj.

"Epo mjafton qe jam ne shpin e nje te panjohuri nuk kam nplan me u ba viktim gjuetaresh." Komentet e saja ishin te teperta. Kerkonte te gjente gjithmone nje arsye pas veprimeve te njerzve e shpesh here haste ne  probleme te shtremberimit te se vertetes.

"Sa trren menja e. Aq te djegun me din sa me tfut durt ty e pikerisht  nket gjendje a?"

"Pfff" e injoroi lehte dhe po ecte duke caluar per ne banjo ku u sigurua te kycte deren me celes dy here.

Pantallonat e bardha ishin mbuluar ne gjak e teksa po mundohej ti ulte poshte ndjente lekuren ti digjte e leshonte psheretima dhimbjeje here pas here.

Pasi i uli ne gjunje ,ngriti kemben mbi biden e wc dhe filloi te pastronte gjakun anash plages me pambukun te cilin e lyente me uje te oksigjenuar dhe me kujdes lyente plagen ku cdo prekje i shkaktonte nje dhimbje therese. Ishte e veshtire ta mjekonte duke qene se plumbi e kishte prekur ne pjesen e jashtme te kofshes ama edhe pse duke shtremberuar trupin, ia arriti te lante gjakun qe kishte mbuluar kemben.

Vendosi pak pambuk me jod dhe me pas e lidhi kemben me nje fasho te bardhe. Pa veten ne pasqyre te mbuluar nga djerset dhe floket e shpupuritura qe i mblodhi ne nje topuz menjehere e me pas hodhi uje te ftohte mbi fytyre. Gishtat filluan ti mpiheshin nga i ftohti por kjo se ndaloi te vazhdonte ta perplaste ujin mbi lekuren e saj te  bardhe.

"A je gjall maj?" Pyeti i merakosur pasi trokiti dy here tek dera e banjos. "T'sjella nji pal tuta. Mos i vish ma ato pantolla."

Grejs e hapi deren me kujdes e lejoi doren e tij te futej brenda per ti rrembyer ne nxitim rrobat e me pas per ta shtyre doren tutje e per te perplasur deren.

"Zot na ruj ca kafshet." Mendoi me vete Arlo teksa nje harkim i lehte i kishte pushtuar buzen.

"Si je? Si nihesh?" Vazhdonte te ishte i merakosur per te duke pare  qe fytyra e saj zbehej akoma edhe me shume. "A arrite me e mjeku plagen si duhet? Apo edhe aq gja se din?"

"Ehe. E mjekova. Mir jam." Pergjigjet e saj te shkurtra nuk linin vend per kundershtim . Ishte e lodhur e u shtri ne divanin perballe e pafuqishme per te kuptuar pyetjet apo sarkazmat qe dilnin nga goja e Arlos.

E kur e pa qe gjumi e kish kapluar mori disa shishe te vogla i mbushi me uje te ngrohte dhe ia afroi afer trupit e me pas e mbuloi me batanije. Smund ta linte ne ate gjendje ama as nuk mund te vepronte kur krenaria e saj bertiste 'mos me prek'.

Hapi deren e xhamte qe e conte ne ballkon aty ku kishte vendosur nje kolltuk te kuq e qendronte per te lexuar gjate diteve me diell. U ul dhe ndezi nje cigare qe me shume digjej ne duart e tij , nikotine e harruar per te sherbyer si helm kur kujtimet ishin helmi i tij me i tmershem. Kujtimet per te ishin helm ashtu sic bimet kane nevoje per te qene gjalle ,ashtu sic kafsheve iu servitet per te vdekur, ashtu sic njerzit e injektojne. Helm qe i pushtonte mendjen e se linin me te merrte fryme i qete.

Kur pa qe cigarja kishte filluar te behej hi gri e hodhi tutje nga ballkoni dhe u kthye serish brenda duke terhequr me vete  edhe kolltukun qe ai te mos lagej nga shiu kur pikat e para te reve te renduara rane mbi faqet e tij.

Perveshi menget e nje bluzeje te zeze qe kishte veshur dhe lau fillimisht duart. Po mundohej te mbante mend nje recete qe dikur e ema ia kish mesuar kur fillimisht doli ne shtepi me vete ama me pas nuk i ishte nevojitur kuzhina pasi Eliza qe njohu qe ne vitin e pare ne universitet kishte qene e gatshme ti gatuante ate supen me leng pule sa here semurej nga rrufa.

Pasi shtrydhi trurin per nja dy tri minuta te mira dhe gjeti perberesit qe i duheshin filloi te nxirrte tenxheren qe i shkau nga duart e ngathta e u perplas ne dysheme duke shkaktuar nje zhurme te tmerrshme.

Pati frike se mos e zgjoi nga gjumi e u afrua me enen ne dore per te pare nga afer.
E kur e pa qe flinte e pashqetesuar mallkoi ate tenxhere dhe filloi te hidhte perbersit ne te.

Teksa priste qe supa te ftohej e ajo te zgjohej ndezi televizorin qe si premtoi asgje te bukur per te pare ate mbremje e keshtu si cdo nate tjeter preferoi nje liber qe e kishte lene pergjysem.

Shfletoi faqet e tij ne heshtje e plot entuziazem per te zbuluar nje tjeter te re, nje tjeter ndodhi ne faqen pas. Syte hera heres i conte mbi Grejs per te pare gjendjen e saj  e teksa ajo djersitej e kalonte librin menjane dhe vendoste kompresa te ftohta mbi ballin e saj te nxehte. I hoqi dhe shishet me uje te ngrohte kur pa qe temperatura e trupit i ishte normalizuar dhe kur po i vendoste serish batanijen syte e perenduar te saj filluan te hapeshin e fytyra tregonte vec dhimbje.

"Vajz maj. A je ma mir?" E  pyeti kur pa qe me ne fund u zgjua nga gjumi. "Tkam ba pak supe." Shtoi ai me pas kur pa qe spo merrte asnje pergjigje nga ana e Grejs.

"Sa eshte ora?" Hoqi kompresen dhe e vendosi me nxitim mbi komo dhe u mundua te ngrihej. Po priste per nje pergjigje nga Arlo qe i hutuar nga gjendja e saj sbente gje tjeter vecse e shihte ne sy.

"Ca po tduhet maj ora po shtriju?" E shtynte me duart mbi shpatulla per ta ulur serish duke pare  qe nuk ishte ne gjendje per tu larguar nga  aty.

"Babi!"

"Shh se gjen gja baben jo. Ulu qetsoju iher. Ske ku shkon ne ket gjendje."  E urrente ate te panjohur qe po ia nxinte jeten e nuk ishte mesuar per dike qe te kujdesej per te . I ngjallte pikepytje ne mendje reagimi i tij dhe  teksa po shtrihej e veshtronte me sy te picerruar duke u munduar te kuptonte se cili ishte plani i tij.

"Ok mthuj. Veshka apo zemra?" Kur hasi ne vetullen e tij te ngritur iu desh te shpjegohej . "Thash a veshken apo zemren. Ca ke nplan me marr prej meje e me shit?"

"Mosmirenjohese!" Fjalet e vetme qe e goditen e e bene te mendohej nese ishte nje e tille me te vertete.

"Faleminderit!" Me ne fund e uli hunden e pranoi ndihmen e tij qe kishte kohe qe i ishte ofruar.

"Ehe." Ishte rradha e tij per injorim teksa ajo vazhdonte  hante nga supa qe i ishte servirur.

"Aq rendsi ka per ty fotoja qe mban ne portofol?"

"Po shkoj tbej nje dush. Rri si ne shtepine tane thjesht munohu mos me vjedh gja ok? Hajne e vogel!"

Filloi ta urrente fjalen "hajne" akoma pa ditur kuptimin e saj e vendosi qe ta pyeste ne momentin e pare qe ai ta perseriste. Si pelqeu fakti qe ai iu shmang pyetjes por nuk kembenguli per te hyre ne historine e jetes te nje te panjohuri. E ashtu duke caluar u ngrit per te shquar disa fotografi te varura ne mur e me pas per te gjetur dy derrasa te vidhosura vertikalisht qe nderpriteshin nga dy te tjera te pjerrta qe mbanin libra e flete pafund.

Ishte parajsa e endrrave te saj.





《》《》《》《》《》《》《》《》《》

AN:

A po update-oj shm shpesh apo asht tu mu duk mu 😂

Kjo pjes shkon per Mergis1 ❤ e cila sapo ka hedh nje liber te ri pervec magoas qe nuk asht i ri 😒 dhe e ka majt draft prej 1 viti 😂. Go check her new story bishis.

Pis ✌

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro