4
Dedicated to anavisaShabanii
Te nesermen e priti Grejs jashte dyerve te lokalit i mberthyer ne inat e me shume pikepyetje ne mendje i gatshem per ti vene flaken atij vendi qe mbante era kurva dhe alkool per te vetmen gje qe i mbante akoma te gjalle shpirtin qe ishte mbeshtjelle me copeza trishtimi te pafundme naten qe humbi personin qe e kishte dashur me shume se vete jeten.
Zbertheu zinxhirin e xhupit dhe la eren e ftohte ti perplasej neper trup duke mos e ndjere te ftohtin e as pikezat e shiut qe rreshqisnin ne asfalt per tu perpire e per te mos lene me gjurme. Shfrynte here pas here dhe durimi po i sosej, teksa erresira filloi te pushtonte qiellin e rete e zeza te mbulonin ndricimin e mijera yjeve.
Hyri brenda me nxitim pasi beri disa ecejake ne rrugen perballe dhe po ferkonte floket e zinj duke u munduar per nje menyre per te marre mbrapsht gjene qe i perkiste.
'Ma jep!' Skermiti dhembet ne inat e po i shterngonte krahun qe naten e meparshme e mbante me aq delikatese.
E kishte mbeshtetur pas nje kollone ne nje cep te salles se vogel te kercimit teksa nje podium paksa te ngritur po praktikohej nje vajze tjeter ne moshe te Grejs qe me buzet vesh me vesh kenaqej teksa ferkonte gjoksin pas nje tubi te celikte qe ngrihej deri ne tavan.
Grejs ngriti njeren vetull te harkuar e shfryu nje here si per ti treguar qe sia kishte idene se cfare ai po kerkonte.
'Portofolin qe e vodhe mram kur po shpetoja bythen tende nga polict. Faji jem qe ste lash te kalbeshe burgjeve si femer e ulet qe je e meriton. Mosmirnjohese dreqi.' Ishte i inatosur me te e po e lendonte duke i shtrenguar krahun , por ajo shtrengoi nofullen dhe vazhdonte te bente te padituren.
'Se di per cfare e ke llafin ti. Kshu qe , a ka mundesi tma leshosh krahun para se te therras rojet e sigurise.' E me roje te sigurise iu referohej dy trupmedhenjve qe qendronin tek dera kryesore qe me shume kishin nje pamje te frikshme sesa zoteronin fuqi fizike.
'Te lutem.' Zeri iu drodh dhe tanime ia kish leshuar krahun e po pergjerohej teksa koka i ra mbi shpatullat e saj qe dridheshin nga i ftohti. 'Eshte e vetmja foto qe me ka mbetur nga ajo.'
Trupi i Grejs u mbyt ne trishtim dhe pendesa filloi ta conte ne ngjarjen e mbremshme ku Arlo mundohej ta mbronte nga makinat duke vendosur buzet e tij mbi ato mishtore te Grejs per ti dhuruar puthje pa ndonje emocion te tepert por te afte per te percuar vale ngrohtesie ne zemrat e te dyve.
'A me pret edhe nje ore sa te mbaroj turnin !' Nuk ishte pyetje por lutje per ta ndihmuar te shpetonte nga ndjenja e fajit qe i kishte mbyllur gryket duke bere te veshtire frymemarrjen.
Pritja po behej me e veshtire per Arlon teksa perplaste kemben hera heres ,e rrekellente nga pija qe kishte porositur teksa veshtronte cdo veprim te Grejs qe ecte e ndrojtur duke shmangur trupat e atyre pak njerezve qe hynin e dilnin ne oret e para te asaj mbremjeje qe premtonte stuhi ,vetetimat e te ciles do leshoheshin duke perplasur jete ne erresire , dhimbjeje e ne vdekje te kota.
Hapat e Grejs ndaluan teksa koka e nje djali u perplas pertoke mu perpara kembeve te saj nga dy djem te inatosur qe me pas rrembyen nje vajze nga krahu e po e shkundnin teksa i benin pyetje e e gjuanin me shputat e dores per ti dhene me pas nje te shtyre . Bie me fytyre ne nje tavoline me 4 persona te tjere te cilet u ngriten ne kembe te inatosur e te gatshem per te nisur nje sherr masiv.
Serish kaos e grushta. Serish lote dhimbjeje e lufte pushteti te pafronte. Serish gjak e perhumbje nga realiteti.
U degjuan te krisura armesh e aq u desh qe njerezit te shperndaheshin e zhurma e te bertiturave te mbushte ate salle te madhe.
Dora e Grejs gjeti ate te Arlos i cili nuk kishte levizur nga tavolina por shikonte i tronditur ne perhumbje ate shfaqje teatrale qe po ndodhte pak metra larg karriges se tij te spektatorit te shokuar. Po e terhiqte me sa force kishte per tu larguar qe aty se bashku e trupi i tij i mpire u udhehoq nga hapat e renduar te saj derisa zhurma e asaj qetesie qe kishte kapluar ne mendje u thye kur Grejs vendosi te flase.
'Te betohem qe e hodha ketu kur po vija rruges ne mengjes.'
'Ca po kerkon?'
'Portofolin tend.' Iu pergjigj me gjysem zeri duke mos pare drejt fytyres akoma te perhumbur te tij teksa mundohej te rikujtonte me detaje rrugen qe kishte bere ate mengjes.
Po rremonte ne nje kosh mbeturinash pa friken se mos ndyente duart duke lene pas mbeturina nga me te ndryshmet.
U ul ne gjunje u be gati te shihte poshte koshit dhe ne nje buzeqeshje fitimtare zgjati doren per te marre pikerisht ate qe po kerkonte.
U ngrit ne kembe duke u menjanuar e peshuar me shume ne te djathte e me nje buzeqeshje te shtirur i kerkoi falje duke shtyre drejt tij portofolin.
Mirpo syte e tij nuk qendruan me mbi duart e saj por ne kemben qe ishte mbuluar ne gjak . Grejs filloi te dridhej tanime jo nga i ftohti por nga humbja e nxehtesise se trupit e kembet po i dridheshin nga gjaku qe kishte humbur por qe ai se kishte vene re . Teper i hutuar per te vene re te njejten shfaqje te shemtuar qe po i perseritej.
Nuk gjente forcen per tiu afruar trupit te saj qe ra ne toke se bashku me portofolin e lagur e te baltosur. Vazhdonte ta shihte tek dridhej e nuk nxirrte asnje psheretime dhimbjeje por thjesht kerkonte ndihme me sy , tek syte e tij.
Kete here smund te lejonte te perseritej ajo ngjarje e duke patur para syve kujtimin e personit qe me shume kishte dashur gjeti force te hiqte xhupin e me te te mbeshtillte trupin e saj te cilin e mori ne krahe per te vrapuar drejt makines se tij .
Trupi po i dridhej e peshen qe po mbante se ndjente. E shtriu me kujdes ne sediljen e pasme te makines e i dha nje cope pecete per ta mbajtur te plaga teksa i kerkonte ti mbante syte hapur edhe pak.
'Skam gje mer. Mos i jep makines si i cmenem se po ban naj aksident e po shkojm nparajs te papergatitur.'
Arlos i shpetoi nje harkim i lehte buze mirpo makinen vazhdonte ta ngiste me nxitim.
'Nuk shkojne ne parajse hajne tvogla si puna jote.' Po gjente guximin te bente shaka me te per te mos e lene ta zinte gjumi ama trupi i dridhej e mendja i perpunonte mijera copeza kujtimesh.
'Do te bahesh mire ...vetem munohu ti majsh syt hapun.'
I degjonte fjalet e tij e qeshte me zerin e tij te trashe qe dukej sikur vinte nga fundi i nje tuneli ne te cilen Grejs ndodhej e po mbytej ne kerkim te ajrit.
'Hapt i kam mer. Si dac ca tu hapi ma?' Po fliste me syte e mbyllur teksa doren qe po shtrengonte plagen e lehtesoi dhe e perplasi ne sedilje e pafuqishme per te luftuar per te qendruar ne jete kur ate asgje e mire se priste. Skishte arsye per ta mbajtur te gjalle ne kete jete e ajo u dorezua si rrallehere.
'Hapi maj syt se mrritme!' Mori guxim serisht per te prekur ate trup te gjakosur duke mbytur mijera kujtime per te shpetuar nje jete qe akoma zvarritej mes atyre frymemarrjeve te pakta.
'Portofolin...' zeri iu shkeput teksa leshoi nje psheretime dhimbjeje e portofolin qe e mbante shtrenguar ne krahe ia perplasi kraharorit.
《》《》《》《》《》《》《》《》《》《》《》
U plagos goca e huj qe ne lokal edhe se kishte vu re fare...ca trimneshe ue 😂
Si po ju duket historia deri tashi
Shm mir
Mir
Mjaftushem
Dobet ???
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro