Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

25

Nuk dinte me cte mendonte ne lidhje me Arlon qe e shtynte dhe terhiqte prane vetes si dy ane te magnetit. Kishte filluar te lodhej nga kjo situate por kurre nga Arlo qe e pershendeti para se te binte te flinte sic bente cdo nate.
Pati trishtim ne ate pershendetje ,ama shpresoi qe gjerat do behen me mire. Shpresoi shume qe ajo mire te ishte dhe afer, ne menyre qe te mos lodhej se luftuari e te vishej me petkun e mosmendimit se ajo ekziston.

U kthye ne shtepi pasi kishte nderruar veshjen ne shtepine e te motres e kishte hequr ate pak make up mbi fytyre ne menyre qe i ati te mos dyshonte. Fatmiresisht e gjeti ne gjume dhe ra te flinte e lodhur nga dita qe kishte patur.
Veshi pizhamet e saj te lehte me lule te gjelbra qendisur e u struk mbi divan te flinte ,duke fikur cdo mendim qe vetem i ngucnin zemren me tel te elektrizuar. Boll dhimbje kishte patur ate nate . Fli!- e urdheronte veten.

Kerkoi te flinte por mendja i rrinte tek Arlo. E dinte qe edhe atij i ishte thyer zemra edhe ai lendohej si ajo. Donte te dinte cbente tani ,cndjente dhe a ishte mire. Po sa mire mund te ishte dikush qe donte dhe sdonte te qendronte ne erresire pa menduar per te ardhmen qe ishte ne prag te deres.

E ai donte te kishte Grejs prane , ta perqafonte e te flinte i qete me te ne perqafim, e sa i urrente mendinet qe i thonin se skishte per ta bere kurre. Sa frike kishte per te ardhmen e tij qe sdonte ta mendonte e jo me ta mendonte prane dikujt. Sa gabim e kishte e sa e dinte por mendonte se smund te bente asgje. Kishte ngecur mes kam dhe sduhet e per te sduhet ishte me e forte se gjithcka.

I dergoi dhe ai nje mesazh ku i thonte naten e mire e ra te flinte pasi lexoi urimet e shumta per librin nga miqte e tij . Ishte i lodhur dhe gjumi i dulej si zgjidhja me e mire. Deshiroi shume te flinte por kur e zinte gjumi perjetonte vec endrra te keqija qe i perngjanin aq shume realitetit. Shihte Elizen qe i mbytej e largohej e ai qendronte ne vend duke mos bere dot asgje. Ia plaste te bertiturave ashtu ne gjume sic ishte e me pas asgje. Nuk mund te levizte me i dukej sikur nga momenti ne moment do mbetej pa fryme. Ah sa deshironte te therriste per ndihme ne ato momente e sa smundej te levizte e te fliste , te kerkonte per ndihme.

I doli gjumi i djersitur dhe kerkoi te pinte pak uje por refuzoi te ngrihej nga krevati. Ktheu i painteresuar koken nga ana tjeter mbeshtolli jastikun me krahet e tij e ra serish ne gjume indiferent tanime ndaj maktheve qe ishin bere pjese te gjumit.
Ishin te rralla netet qe enderronte  per Grejs e zgjohej me nje buzeqeshje. A sa i donte ato endrra qe e benin te niste diten larg trishtimit e sa rralle qe i perjetonte.

Te nesermen kur u zgjua pati nje deshire te bente ate rutinen e tij te punes se shkrimit teksa pinte kafen ne lokalin e preferuar , por nuk kishte shkelur me aty qe pas asaj dite qe Grejs doli duke lotuar, edhe pse do donte tia grushtonte njehere surratin mire e mire atij Robertit. Nuk donte te ishte nje perbindesh prandaj kishte menduar gjate per nje rutine te re. Nuk kishte me frymezim te niste nje liber te ri e as deshire per te dale jashte. Mori librin e tij me te ri e filloi ta shfletonte nga fillimi kete here si lexues.

Kerkonte te qendronte larg gjithckaje duke menduar se ishte i vetem por ai ishte thjesht i verber te mos shihte dhjetra njerez qe interesoheshin per te.

U ngrit me pertese per te pare kush qendronte pas deres qe trokiti dy here dhe nje buzeqeshje e lehte iu vesh ne fytyre kur pa te motren me te emen qe qendronin te kapura per dore. I ftoi menjehere brenda pasi u shtrengua fort ne perqafim nga te dyja dhe urdheroi te motren duke qeshur ti bente mamase nje kafe .

"Turp ste vjen o bir. Bane liber tri e sna ftove as na the gjysem llafi." I shtrengonte doren e ema teksa e veshtrone me adhurim fundja ishte i biri, nje krijese qe ka sjelle vete ne jete.

"Po kshu erdhen da pun moj ma. Po mthuj si ke qen? Babi e vllau a jan mir?" Nuk fliste asnjehere per veten, se ckishte nje mendim te semure qe skishte cfliste per veten kur ne jeten e tij kishte aq shume gjera e ndjenja per tu rrefyer. E ema pa refuzim ne fjalet e tij e ndoshta ishte mesuar prej vitesh me kete ndryshim te shkelqimit te syve te tij e vazhdoi ti fliste per shendetin e te atit e te birit tjeter  qe ishte larguar per disa muaj jashte shtetit per ceshtje futbolli qe e kishte patur pasion.

I dinte te gjitha se cnodhte ne familjen e tij ama serish e pyti te emen. Donte te degjonte brengat e thena nga ajo edhe pse e motra qe e donte aq shume ia thonte te tera gjate neteve qe e gdhinin duke folur e share njeri tjetrin.

"Bib maj a ja bene kafen e mire mamit?" I terhoqi lehte floket duke u zgerdhire me fytyren e acaruar te se motres e cila ia ngjeshi nje shpulle krahut pasi i dha kafen te emes.

"Arlo mer tka shkru nje far Grejs." I tha ne vesh e motra pasi Arlo u kthye nga dhoma tjeter me  librin e ri ne duar. Fjalet e saj ia ngriten zemren ne peshe duke mos dashur ti thonte motres xheloze se kush Grejs ishte. Po shpresonte qe ajo te mos kishte hapur mesazhet teksa mbante telefonin shtrenguar ne doren e tij plot fanatizem.

"Moj leshe pse i fut hunt ne punt e tjerve e?" Ia shpupuriti floket dhe me pas e mori ne perqafim duke i dhene dashurine vellazerore qe asnjehere skishte ngurruar tia tregonte.

"Kur po na bahesh me nuse?" Fjalet e te emes bene qe Arlo te hapte syte nga habia teksa e motra qeshte me te madhe ne perqafimin e tij.

"Shum shpejt ka me u ba o ma , normal po mplqeu mu kunata." Tha e motra me ze te larte teka renkonte prej shtrengimit te forte te Arlos.

-Mos harro me hanger se ti shkon jerm

Qeshi me mesazhin e Grejs qe supozohej te ishte e merzitur me te e vazhdoi te shijonte pranine e dy femrave  me te rendesishme per te.



Ndjes ndjes qe skam ba update po Gabroo9 i ka fajet 😑

Do hedh edhe pjesen tjeter sot dhe fundin nsr ...sorry qe kam vonu pjesen e re kaq shm  po kshu erdhen do pun.

Hajt nisjani mallkoni gabron tashi 😂😂

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro