20
I kalonin ditet duke folur hera heres ne lokalin ku ajo punonte ndersa mbremjet te mbeshtjelle ne batanije duke folur per jeten e duke e share. Qeshnin me te , e tallnin ama kjo se ndryshonte faktin qe jeta i kishte duart e gjata dhe nuk ngurronte tia fuste thonjte ne fyt gjithkujt qe i dilte perpara.
-O e pe henen sonte? ->23:44
I shkroi shpejt e shpejt gjysmat e fjaleve gabim teksa vazhdonte te studionte henen me njollezat gri tek tuk te erreta ne te zeze, nga dritarja e xhamte pa perde.
-Jo , prit ->23:44
-Ca??? ->23:45
-O sa e bukur kenka. ->23:48
-Hahahaha mos mthuj qe dole jasht ->23:48
-Ehe dola. Rbt sa ftoht kenka. Me ngrinen qurrat nhun. ->23:48
-Futu mer mrena se ngrivw
Ngrive* -> 23:49
-Nc sdu. Du me pa hanen -> 23:49
-Mir rri ->23:50
-A po e shef dhe ti? ->23:50
-Ehe po e shof ->23:51
-Po shofim te njejten gja ->23:51
Sa nete kalonin duke pare henen, ajo nga dritarja e ai, hera heres ne ballkonin e vogel ne apartamentin e tij. Sa mengjese duke i uruar nje dite te bukur secilit e sa buzeqeshje midis trishtimit qe iu benin shoqeri gjate dites atehere kur hena largohej e gjithcka zbardhej.
I kishin thene njeri tjetrit gjithcka , cdo brenge ,cdo mendim te trishte e cdo gje qe iu vidhte qetesine e teksa shiheshin dita dites ajo buzeqeshje rritej.
***
"Ca dreqin Grejs? Hala vazhdon baba me tvetat?" I preku lehte supin e zhveshur ate dite te ngrohte pranvere e trupi iu drodh nga kontakti me gishterinjte e tij.
"Ska gja jo." Shkundi supin si per te larguar doren e tij dhe eci e trishtuar nja dy hapa per tu ndalur serish nga ai.
"Mos mthuj ska gja po fol!" I mbante krahun me doren e tij shtrenguar i inatosur teksa e shihte ate ne ate gjendje, ne pamundesi per te ndryshuar ate fat dhe e afronte afer vetes.
"Mos mprek. Ik merru me ato qe ke ne tavoline." Beri me gisht nga tavolina ku qendronin dy vajza te lezetshme qe e hanin me sy. Kerkoi te shkeputej nga ai mirpo dora e tij se leshoi. E afroi me afer vetes duke ndjere aromen e saj te flokeve me nje deshire per ta marre ne perqafim ate krijese te cuditshme.
"Du me u marr me ty, jo me ata. Mthuj tesh!"
Zeri i tij kumbonte aq prane veshit te Grejs e cila dridhej si mace kur fryma e tij binte mbi te. E veshtronte ne sy e inatosur me nje inat te tiposur alla Grejs qe sdinte as nga vinte, e kerkonte me ngulm te largohej nga aty.
"Skam ca me than. Me lsho tashi!"
"Grejs Syla mshif nsy e me mthan ca ke!" Zeri tingellonte edhe me serioz e Grejs thjesht rrudhte vetullat ne pranine e tij.
"Pash zoten. Mos mthuj...u bane xheloze?"
Nje e qeshur i shpetoi neper dhembe teksa Grejs kerkonte te fshihte syte nga ai e skuqur nga turpi.
"Jo."
"Grejs tallesh maj..." nje zgerdhirje tjeter e pakontrolluar.
"Grejs a mund te vish lart ne zyren time?"
Ishte pronari qe cdo dite i qepej nga pas Grejs si rrodhe dhe e therriste ne zyren e tij duke dashur ti thoshte shume gjera pervec se te beje shefin e zgjuar. Kerkon ti flase e jo vetem, por edhe te kujdeset per te e ta doje.
Falenderoi nen ze qe e nxorri nga ajo situate edhe pse sdo donte kurre te ndahej nga ai cast kur fryma e tij ledhatonte lekuren e nxire te sajen.
"Kush dreqin eshte ai?" Nje tjeter qe xhelozonte e kerkonte llogari. Nje tjeter qe dinte dhe sdinte cdonte qe i vardisej te shkretes Grejs qe sia kishte haberin se ckerkonte ky djale.
"Cdo te thuash?"
"Ai djale Grejs , ai djale. Ai qe po te mbante shtrenguar gati duke te puthur. Kush mutin eshte?"
Su lodh te mendonte gje tjeter ama mendja i solli surprize mendimin e Arlos duke vene buzet mbi te sajat e ai mendim e trullosi. Ktheu koken me faqe e skuqura per te fshehur ate buzeqeshje nga pronari i nevrikosur.
"Shiko Grejs. Besoj se ka ardhur koha te te them qe une ty ste shoh si shoqe apo si punetore . Te mendoj afer meje prej kohesh e kam patur frike te ta them. Sdua te shoh asnje djale perkrah teje Grejs. Qendro afer meje dhe cdo vuajtje e jotja do mbaroje. Sdo kesh me keto shenja qe te mbulojne trupin. Sdo kesh me nevoje per ato cigaret e qelbura qe tfalin pak qetsi. Do me kesh mua qe do te te mbroj nga gjithcka."
Qetesi, mbrojtje dhe fund vuajtjesh??
Pse te donte Grejs valle te ishte prane tij kur qetesine mbrojtjen dhe fundin e vuajtjeve ia jepte Arlo me nje ' mhangsh qurrat' gjate bisedave ne oret e vona apo asaj buzeqeshje qe i ngohte zemren e akullt. Pse te donte te ishte prane dikujt qe se shihte ndryshe vecse si pronar, si nje njeri qe e ndihmoi dhe i gjeti nje vend pune qe ajo e kryen shume mire.
"Ske pse me kthen pergjigje tani. Mendohu Grejs edhe me thuaj nese do te jesh prane meje." I prekte lehte faqen dhe qafen me doren e tij te ashper e kerkonte qe ajo te dridhej nen ate prekje ama kur vinte pune per tek ai ajo gjithmone vinte ne pune trurin dhe kerkonte ate pse-ne.
"Ehe do e mendoj. A ben ta marr pushim pjesen tjeter?" Po i kerkonte favor jo per te perfituar ama smund ta mbante me gjate ate te bertitur qe kerkonte ti shpetonte nga shpirti.
"Po Rejs patjeter. Hajde neser."
Po e therriste shkurt duke i buzeqeshur e Grejs thjesht veshtronte me habi ate pamjen qe kishte marre fytyra e tij e nxitoi te hiqte uniformen per tu larguar nga aty me hapa te shpejte qe si shpetuan syve te Arlos.
Vrapoi si e cmendur me ate konfuzitet ndjenjash gati me lot ne sy , ca lote te pakuptimte ,drej liqenit te madh te asaj qyteze te vjeter dhe kur mberriti me ne fund ia dha nje te bertiture teksa shkelmonte ca guralece qe kishin mbetur ne fijet e barit.
"Grejs?" Bertiti nga pas Arlo qe e kishte ndjekur qe kur ajo doli nga lokali duke dashur te dinte se ku po shkonte dhe pse kishte patur ate pamje te tmerruar.
Ktheu koken kur degjoi emrin e saj e me te pare Arlon kerkoi ti fshihej dhe vrapoi larg tij. Te njejten gje beri dhe Arlo por hapat e tij ndiqnin te sajat. Kerkonin per te e jo per ndonje rruge larg saj.
"Ca nodhi maj?" E pyeti kur me ne fund e mberriti me zerin qe i dridhej teksa mbushej me fryme.
"Ufff Arlo ufff. Jet muti. Ca do ktu ti iher? Pse i le ato vetem?"
"Xheloze e vogel mthuj ! Pse u largove ashu? A tbani gja ai?" Zeri filloi te ngrihej nje oktave teksa trupi i tij afrohej drejt trupit te saj.
"Sjam xheloze." E leshoi trupin mbi barin e njome dhe syte i hodhi diku ne horizont. Aty ku bluja e liqenit bashkohej me blune e qiellit e ishte vec nje vije ajo qe i ndante buzet e atyre dy bluve nga nje puthje shkaterrimtare.
"Mtha qe nuk me shihte si shoqe e kerkonte te kishte dicka me teper me mu."
"Ca tha ca? " iu ndez gjaku e dora instiktivisht mbertheu krahun e saj.
"Ca i the ti?"
"Ca ti thoja? I thash tma jepte pushim diten se nuk ndihesha mire."
"A si thoje dot qe nuk e shihje me shume sesa nje derr pronari? A tu tha goja a?"
"Kush asht xhelozi tani?"
"Prap ti. Ca mutin deshi ai? Pse nuk i the qe bashk mundeni me pas vetem marrdhanje punet? Ku e merr guximin a iher? Apo i ke dhan vet shpresa?"
Fjalet e tij e goditen rende e degjoi nje sembim ne gjoks por nuk e dha veten e syte e perlotur i mbante larg tij.
"Mfal!" I tha kur kuptoi qe e kishte lenduar me fjalet e tij.
"Ehe i kam dhan shpresa e ca po te duhet ty?" U ngrit nga aty dhe vazhdoi te hidhte hapa te vegjel me kembet qe i dridheshin larg tij. Donte te ishte e forte e te vraponte por gjunjet i dridheshin e sguxonte te hidhte hapa me te medhenj pa lejen e bushtres jete.
"Grejs, prit. Mfal!" Kerkonte per syte e saj te lodhur qe e veshtruan e gjeten qetesine.
"A po mthu pse i ke kto?" Po iu referohej shenjave qe kishte ne qafe e kudo qe i prekte aq lehte me friken se mos i krijonte me shume dhimbje.
"Se dje kishte pervjetorin mami."
"M vjen shum keq!"
"Mu jo. Ishte zgjedhja e saj. Na la vetem mu e motres e zgjodhi me i dhan fun jetes. Vrau veten se sduronte dot veshtiresite e jetes e na la mu e motres me nje barre mbi supe. Vrau veten pasi ben nje sherr me babin e faji ishte imi."
E ndjente veten fajtore ndonese ajo faj nuk kishte ama ai mendim nuk i shqitej dot nga mendja sepse e kishte me te lehte te fajsonte veten sesa te pranonte qe ajo iku pa arsye.
Nuk diti me cte thonte. E dorezuar trupi i saj u perplas mbi kraharorin e Arlos qe ia rrethoi trupin me duart e tij qe e shtrengonin afer vetes. Nje perqafim qe nuk zhbente ate te kaluar as nuk hiqte mendimet e se shkuares sepse ato asgje si zhbente. Ishte thjesht nje perqafim qe falte qetesine qe ata te dy aq shume e donin.
______________________________________
Spo ju lodh ma se pjesa asht boll e gjat xp
Puc biqis xp
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro