Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

2

Nxjerr librin nga ku e kish futur dhe fillon ti studiojë kopertinën e të lexojë dy tri faqet e fundit të librit që kishte vjedhur disa orë me parë teksa përplas derën e drunjtë të shtëpisë për të hyrë brenda.

'Grejs , ku ishe moj? A më solle gjë për të pirë?'

'A si s'të ha e mira he!' Mallkon nën zë burrin plak që gjendej para saj, i cili qëndronte shtrirë në kolltukun e parehatshem. 'Prej teje detyrohem ti bëj këto punë.'

'Moj çfarë po murmërin me vete? A më solle naj gjë për të pi ee?' Fillon ta ngreje zërin në shenjë proteste teksa mundohet të mbajë ekuilibrin për tu çuar në këmbë.

Vrapon ta ndihmojë të atin duke e shtrënguar në mesin e dhjamosur e duke përkulur trupin e saj e mban atë të mbështetur, derisa arrin ta përplasë rëndshëm mbi krevatin e improvizuar nga copëza sfungjerësh të vendosur në një cep të mykur të atyre dy dhomave në një shtëpi ku skishte më ngrohtësi por veç errësirë e dhimbje.

'Padrejtësia e jetës na solli në këtë mut kafazi e fuqia jote e pjerdhur mbylli derën e na la brenda e këtë kurrë s'kam për të ta falur.' Qëndroi për disa minuta e mbeshtetur tek dera duke u munduar të sillte ndërmend çastet e bukura që dikur kishte kaluar me familjen por kujtimet e para që i rrodhën ishin të trishta, therese për shpirtin e saj,  e kaq të njohura për syrin që më nuk lotonte.

Mori një batanije të rreckosur për ta hedhur supeve,  teksa strukej në një qoshe të divanit duke shfletuar faqet e para të librit, që i prekte sikur në to të kishte jetë që donte ta rrëmbente. Dëgjohej vetëm fryma e saj që përplasej hera herës me shkronjat e zeza e zhurma e faqeve që përplaseshin me njëra tjetrën sa herë mbaronte së lexuari njërën.

Është zilja e telefonit ajo që e ben të humbasë rrjeshtin e të nervozohej duke humbur brenda asaj çka e priste e jo brenda ngjarjes që po lexonte. E dinte mirë se çfarë e priste po ti përgjigjej telefonit prandaj po mundohej ta shmangte duke e shtyrë tutje e po përpiqej ti kthehej rrjeshtit të humbur.

Ishte e pamundur të fokusohej tek libri që kaq shumë donte të vazhdonte ta lexonte teksa telefoni i saj vazhdon të cingërojë. Nuk kishte guxim ta fikte sepse ajo çka e vriste i mundësonte atë jetën e prangosur në shpellën e famshme të Platonit e kështu me pengje në zemër përgjigjet në telefon.

'Po?...por nuk është rradha ime sonte. Pastaj as nuk po paguhem për ato punët ekstra.'

Zëri i trashë i një burri nga ana tjetër e telefonit e bënte ti përhumbeshin sytë e të vazhdonte ti përgjigjej me një 'po , do të jem aty për 15 minuta' .

E lë librin në një qoshe të divanit e nxiton për tek pasqyra e banjos  për të rregulluar atë bluzën e hollë që nuk ia ndalonte erës depërtimin për në trupin e saj,  e lyen buzët me një të kuq të errët. Lëshon flokët që i kishte patur topuz dhe i kreh shpejt e shpejt për ti lënë më pas ti derdheshin supeve.

Era e ftohtë përplasej ashpër në buzët e saj e ajo e ndjente të ftohtin ti pushtonte trupin, por mblidhte duart kryq e përshpejtonte hapat duke çarë mes përmes turmës së njerëzve që  po ktheheshin nga puna apo rutinë të  tjera të përditshmërisë së tyre.

Arrin me vonesë në derën e lokalit ku roja që po e priste i dha një të shtyrë 'Ik se të kërko shefi!' për ta përplasur në korridorin e errët të hyrjes.

Hapat e vegjël të njëpasnjëshëm e çojnë te banaku nga ku përshëndet me kokë një djalë trupmadh qeros me një mjekër të madhe që po pastronte disa gota me një leckë dikur te bardhë.

'Ku është shefi?' Pyet e tromaksur e me frikë, po nuk harron ta shohe atë në sy pa i mbyllur qepalla e syve,  si për të treguar forcë e vendosmëri.

'Është në zyrë, por na tha të mos e shqetësojnë. Ka ik Olsiana nga puna e pranej tmori me e zëvendësu. Na tha t'fillosh punën.'

Kapërdihet një herë e bën dorën grusht nga inati dhe neveria që ndjente për atë vend,  por ajo punë i nevojitej për të mbajtur frymën gjallë e për të ushqyer të atin e alkolizuar. Ajo punë e shumë punë të tjera si këto i kanë mundësuar jetë asaj dhe të atit që dergjej në shtrat i pafuqishëm për ti bërë ballë sfidave të shëmtuara të jetës së dhimbshme, i dorëzuar në duart e të errtës jetë që bënte më të çtë donte, sa dhe si të donte.

Ulet në banak në një nga ato karriget e gjata dhe vështron me sy njerëzit që hyjnë brenda e më pas ngrihet me të shpejtë për të marrë porosinë.

'Po goca . Çdo merrni?' Përtonte të  bënte lajka e të hynte në muhabete të padëshiruara sidomos me ata llojet e femrave që dukeshin si kukulla barbi të së njëjtës seri,  kështu që filloi të bënte punën e saj teksa tundte vithet për tu dukur sa më tërheqëse për sytë e klientëve , këshillë kjo nga pronari i shpifur i atij bari.

'Për mua një Mojito ose jo jo më bëj një Royal Blush.'

'Fëmi i llastuar' po mendonte Grejs por kishte mësuar të fshihte ndjesitë e të paraqiste vetëm atë buzëqeshjen e shtirur që ia nxirrnin mollëzat në pah. E me atë buzeqeshje iu drejtua dhe dy vajzave të tjera që ishin ulur e po mbanin qëndrimin drejtë  prej princeshe teksa hidhnin sytë në çdo tavolinë për të gjetur gjuetarin e natës.

'Ahh të lutem,  na sill edhe një farsoletë për hundët .' Hapat e Grejs ndalen dhe ktheu koken tanimë jo me atë buzeqeshjen,  por me inat dhe deri diku i pa me dhembshuri.

Çau nëpërmjet turmës të së  rinjëve të eksituar që po kërcenin shumë ngjitur me njëri tjetrin dhe shfaqja që po i servirej para syve nuk i pëlqeu aspak. Ndjeu një dorë që e rrembeu nga beli dhe e ngjeshi pas trupi.

'Kërce me mua vogëlushe!' E urdhëroi në  gjysëm zëri pranë veshi, për ti lënë më pas një puthje të egër në qafë teksa duart e tij udhëtonin mbi lëkurën e zhveshur të saj.

Me shumë mundim doli nga shtrëngimi i tij dhe me buzëqeshjen e shtirur shtrëngoi duart grusht 'Më falni jam në orar pune,  e si rrjedhojë kam PUNË për të bërë.' E zgjat fjalen punë për ti treguar atij që s'ia kishte ënda të niste ndonjë sherr apo të vazhdonte ti vardisej.

'Epo zemer puna jote kjo është. T'na bësh qejfin ne, apo jo?' I afrohet shumë pranë dhe vështron paturpësisht mbi gjoksin e saj ndërsa Grejs kërkon me ngulm të shohë sytë e tij mbi të sajët për tia dalluar axhitosjen dhe tejkalimin e cakut te atij kufirit  prej  gentleman .

'Shiko trap. S'ma ka qejfi të dal nga puna për fajin e mikut tat që s'rri brenda pantallonave. Ik mër vlla ca merresh me mu. Hap syt a zinxhirin e pantallonave te naj femër tjetër, a s'ka dhe shumë sot ktu.'

Ishte rradha e saj të bënte një hap para duke mos pulitur sytë për asnjë çast teksa i fliste personit që kishte përballë. Një gomar i veshur ne toksido. Deri në momentin që ai shkëput shikimin dhe vazhdon te kërceje me një tjetër sapo i kthen krahët Grejsit.

'Grejs e pash ç'bëre me atë tipin. Ti e di që për mua është në rregull ama po të të shohë shefi e di që s'ke më vend këtu. Rregullat janë rregulla. Detyra jote është të kënaqesh klientët.'

Thjesht mori porosinë nga banakieri dhe vazhdoi  ecjen drejt vajzave qe kishin ndryshuar tavolinë e ishin ulur ngjitur...shume ngjitur me disa djem që s'bënin gjë tjetër veçse zgjasnin duart për ti prekur kudo pa hasur ne kundërshtim por vetëm psherëtima kënaqësie.

E urrente punën që bënte po pamundësia e kishte përplasur në mur një dite,  teksa dy djem po përpiqeshin të perfitonin nga fuqia fizike e saj për të bërë me të çtë donin e kishte qenë ai shefi i saj që ishte gjendur rastësisht për "ta shpetuar" e më pas për ta bërë skllave të tijën, për ta robëruar në lokalin e tij,  e për ta paguar sa për të mbajtur frymën gjallë.

Imazhe të së shkuarës u përplasën në mendjen e saj e puliti fort sytë për të hequr imazhe të së shkuarës së dhimbshme që kishin çuar në këtë të tashme që ajo nuk e jetonte më.

Pije të derdhura...

Gota të thyera...

Shkundje realiteti...

Përplasje sysh...

Ishte një kaos derdhja e pijeve dhe gotave të thyera,  që duheshin pastruar me dorë për të mos u lënduar njeri. Personi me të cilin ishte përplasur u ul ta ndihmonte duke mos dëgjuar të thirrurat  e shokëve që po ia bënin me dorë vendin në të cilin do të uleshin.

'Ti!' U çudit kur vështroi fytyrën e saj të shqetësuar që po mblidhte copat e xhamit dhe disa pilula që shpejtoi ti fuste në xhep.

'Njihemi gjë?' Ia kthen Grejs që humbi në syte e tij  që shkëlqenin dritë.

'Po t'pëlqen libri që m'vodhe ma merr menja?' Pikerisht autori i librit e kishte fiksuar personin që ishte i gatshëm të turpërohej publikisht e të vidhte libër, sapo e pa e njohu.

'Dreqin!' Mallkon nga dhimbja e xhamit në dorën e saj dhe kërkon ta shikoje më me kujdes plagën teksa e afron afër syve që po kerkonin të shmangnin ato të Arlos i cili i shqetësuar për gjakun që i mbuloi dorën mundohet të shtrëngojë nëje pecetë mbi dorën e gjakosur duke ushtruar trysni.

Pllakosi heshtja,  e sytë e Arlos po kërkonin për përgjigje ndërsa studionte fytyrën e Grejs, që kishte marrë një hije të zbehtë teksa mundohej të fshihte fytyrën nga sytë e tij prej turpit që ndjente e i pushtoi trupin.

'Ma mire do të bahet,  mos u mërzit.'

Këshilla e tij bëri që Grejs të terhiqte doren e saj të mbështjellë nga të tijat e të rrembente tabakanë me copat e xhamit për ta përplasur më pas në koshin e mbeturinave që ndodhej prapa lokalit...aty ku ajo merrte frymë thellë për të qetësuar veten nga vetëm një këshillë që një i panjohur i dha.

Mendoi për të parën herë pas disa kohësh për "gjërat do të bëhen mirë" e përplasi dorën e gjakosur mbi derë për ta shoqëruar më pas me një ulërimë inati e dhimbjeje shpirti.

'Më mirë do bëhet një mut.'

Futet brenda lokalit sërish duke mbajtur pilulat që kishte futur në xhep e me nxitim rrëmben tabakanë e shërbyese për të dërguar porosinë e femrave sulltaneshe që kishin rënë preh e kënaqësive të kësaj bote që e kishin bërë të vlente dy grosh.

《》《》《》《》《》《》《》《》《》《》

Furtuna is coming 😂

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro