Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

18

Pas atyre tri diteve plot frike te kaluara brenda nje qelie te ftohte  e gjeti veten ne gjykate ku cdo veprim i dukej aq i huaj dhe i pakuptueshem, shume ndryshe nga ato copezat te pakta  te historive  qe kishte lexuar per gjykatat.

Nuk kuptoi fjalet e prokurorit as vendimin e gjykatesit, mendoi se do perfundonte ne qeli duke ditur qe ai premtim 'do dalesh neser' ishte bere per tu thyer ama e gjeti veten ne korridorin e gjykates duke veshtruar levizjen e policit qe kishte perballe teksa i hiqte prangat.

"Je e lire." I fali nje buzeqeshje polici plak teksa e veshtronte ne sy. I qeshi dhe me pas i vendosi doren ne shpatull " Qendro larg telasheve bije." Ah, nje i panjohur qe i perkedheli supin me nje copez dashuri  aterore qe ne kujtimet e saj ishte e hershme, aq e hershme sa ishte zhdukur mes mijerave te rrahura nga i ati.

"Ta premtoj." I tha nen ze teksa hidhte hapa te medhenj per te dale nga aty.

Ajo buzeqeshje ne fytyre iu shtua kur pa Arlon qe po e priste perjashta duke ferkuar duart me njera tjetren mjaft nervoz.
Eci drejt tij dhe e pavetedijshme rrethoi qafen e tij me duart hollake. Ndjeu duart e Arlos qe i preken belin ama nuk guxuan ta rrethonin a ta shtrengonin fort si duart e guximshme te saj.

"Me fal ...emocionet." kerkoi te justifikonte ate gjest falenderimi Grejs.

"Te thash qe gjanat kan me u ba ma mir."

"Ehe m'the."  Veshtronte majat e kepuceve te saj dhe qeshte , veshtronte pemet me druret e thate rreth asaj qyteze pa jete e qeshte. Sot Grejs gjithcka i dukej me e bukur. Ajo liri i kishte falur nje botekuptim te ri lumturise se saj.

"Hajde!" E urdheroi te hypte ne makine pasi i kishte hapur deren.

"Ku me shku?"

"Jam tu te cu ne shpi. Hajde tesh!" Levizte koken si per ti treguar asaj drejtimin nga duhej te hidhte hapat, hapa qe bene sipas urdherave te tij.

Rruga ishte e qete, nuk shkembyen asnje fjale. Arlo nuk perpiqej te thyente akullin ndersa Grejs ishte teper e turpshme per te nisur nje bisede , prandaj vendosi koken ne sedilje dhe veshtronte nga xhami pemet e thara anash rruges. Shperfytyrimi vjeshtor e me pas goditja perfundimtare dimerore qe ajo e kish aq qejf sepse dimri gjithmone i thonte natyres te qendronte e forte sepse shpresa ishte vec tre muaj larg.

"Munesh me shku shpi tesh." Po i tregonte me gisht drejtimin nga ndodhej shtepia sikur Grejs te mos dinte burimin e vuajtjeve te saja. E aq iu desh, te kthente koken per te pare ate shtepi qe ti zhdukej ajo buzeqeshje nga fytyra. Mijera pyetje i vershuan ne mendje 'cu be me babin' apo 'ca do me thot pronari per mungesat'. I druhej atij sanksioni dhe ndeshkimi qe do merrte sapo te vinte kemben ne ate dere.

"Merri!" I drejtoi nje qese me gjerat personale qe i kishin sekuestruar para se te hynte ne qeline e komisariatit 3 dite me pare. Nje qese me shume ajer e dy tre sende te sajat si qindarka e telefoni me ekran te thyer dhe nje varese me nje engjell qe i biente violes. Ia rrembeu qesen nga duart si fajkonje e harroi ti thoshte nje faleminderit.

U zhduk e frikesuar pas atij gardhi te mbuluar me barishte e perplasi fort porten per tiu drejtuar deres se madhe te shtepise ku trokiti vec tri here. Refuzonte te kthente koken pas e shpresonte qe Arlo te kishte ikur , sdonte qe ai te behej pjese e asaj pjese te jetes se saj.

Arlo shfryn nga veprimi i saj perplas deren e makines e ndez motorrin per tu larguar nga aty, e teksa  kthen koken per te pare pas qe te mos perplasej me gardhin syte i hasin ne Grejs qe terhiqej brenda per flokesh nga nje burre i moshuar qe sdonte shume mend te kuptohej qe ishte i ati.

U lut qe te ishte vec nje vegim ai fraksion momenti ne te cilin ishte bere pjese e menjehere frenoi makinen. Hapi deren rrembyeshem e u drejtua drejt shtepise se saj. Me cdo hap qe hidhte zerat e renkimit degjoheshin me te larta. Nje ide e kishte se cpo ndodhte aty brenda ama refuzonte ta besonte.

Shtyu porten dhe u afrua tek oborri e kur nga dritarja arriti te shihte tere ate skene shtangu. Shume kujtime iu kthyen pas, per nje cast krahasoi veten me te atin disa vite me pare kur lendonte kedo qe kishte perballe e nje ndjenje keqardhje i mori frymen.

"O ba mle ta shpjegoj si asht situata pash zotin." Zeri vinte i mbytur mes ngasherimave te loteve e nevojes per frymemarrje. E shihte teksa i dridhej buza e poshtme kur cepi i rripit qe i ati mbante mbi duar fshikulllonte trupin e saj.

"Ca do shpjegosh moj bushter muti. Ka ke qen tu u q* kto tre dit?"

Sa i pafuqishem qe eshte njeriu ne disa momente e sa pak mundet te beje vecse ta lejoje veten te udhehiqet nga ligesite e perhumbjet e kesaj bote.

Deshi te hynte brenda e ta ndalonte ate kafshe ,ama u step duke menduar qe prania e nje djali ne ate moment do ia veshtiresonte punet Grejs. Smundi te qendronte me aty e me duart grusht e nje lot  i pafuqishem qe  gjeti rrugen mbi faqe u drejtua nga ku ndodhej makina.

I dha gaz makines duke lene pluhur pas. U largua e la Grejs te perballej me realitetin e saj qe per dreq ishte aq i dhimshem.

*****

Qendronte mbi divan pa deshiren per te shkruar ate nate. Veshtronte telefonin duke u menduar ne duhej ta hidhte ate hap. Nje merak e kishte kapluar e kishte filluar te urrente veten qe e la Grejs ne ate situate. Rrembeu telefonin e tij qe kishte perballe e filloi te shkruante dicka.

-E di qe asht von po...a je mir?

Seen

Priti me ekranin ndezur dike u lutur qe te kthente pergjigje. Kishte nevoje te dinte qe ishte mire edhe pse mire ishte aq larg gjendjes se saj.

Typing...

-Define the word happiness little writer

-Grejs a te dhem??

-Vec kur marr frym :")

E kishte pare Arlon nga dritarja teksa largohej dhe skishte bere gje tjeter vecse e kishte falenderuar me mendje ndersa tani qe nje mesazh i tringelloi telefonin dhe kur pa   username  soulwhispers  kujtoi diten qe kishin shkembyer adresen e instagramit qe ajo e perdorte aq pak.

-Lyji me dicka.

Deshiroi ti thonte plaget po e fshiu.

-Spata mundesi te te falenderoja sot sepse isha shume e lumtur duke shijuar lirine. Kshu qe flm per sot..qe me shpetove dmth..dmth qe me nxorre nga aty. O flm edhe per krejt. Edhe qe bane qe Alberti te burgosej. ☺

-Mos u merzit a nin. Per cdo gja gjenet ni zgjidhje.

Seen...

_____________________________________

Senet kan ndryshu me koh sjena moh moh moh sjena mohhh 😂

U ban nja dy dit pa u pa , pa u ni, pa fol...

Sdi ca kam sot (pervec ksaj dhimbjes kokes :/ ) sot desha me ju kerku ti banit tag 1 ose 2 personave ose edhe 3 , edhe ti thonit sa i vlersonit ose sa i urreni (leave kirvjani alone 😂😂)

Kush e kpt mir kush se kpt lene krejt 😂

@mami  flm qe me solle ne kte jet pa mpyt 😂

@loki  uspermdoner 😂😂😂

MERITA1115 ❤❤❤❤

O mka kap budallikuuuuu ...ika ika

Pis ✌ dhe qyfte 🐴

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro