14
"Po me ndjek?" Nje pyetje idiote mendoi me vete. Normal qe po e ndiqte. Vazhdonte te ecte pas saj ama kete here ajo e kishte spikatur.
"Ckerkon nga une? Pse po me perndjek?" I tha me gojen plot teksa nenze i shpetoi nje maniak pervers.
"Pse ishe te puna e vjeter?" E pyeti si pa te keq edhe vete duke mos ditur se cpo bente qe vajti i shkoi nga pas. Ci tha mushka?
"Sepse duhej." Mundohej ti shmangej pyetjes e nuk ia kthente me nje 'cte duhet ty, shif punen tende!'. Me te i fliste shpirti e shtremberonte turinjt nga pakenaqesia e ketij mendimi. Sduhej me germa te medha te ndihej ashu me nje te panjohur.
"Ca Zotin kerkon ti ne at ven prep?"
"Ufff..." bertit e lodhur jo nga pyetjet e tij por nga situata me te cilen ishte.
E kush e tha qe jeta eshte e lumtur e kush e tha qe ska njeri qe nuk vuan e kush e tha qe jeta eshte fushe me lule???
Vijme ne jete per tu sprovuar dhe ka periudha qe njeriu dorezohet. Zvarritet ne shkallet e se ardhmes pa deshiren per te jetuar pa shpresen per te bere dicka me te. Qe te dy gjendeshin ne te njejten situate ama Grejs ia kishte fshehur vetes kete ndersa Arlo u tregonte te tjerve sikur hidhte hapa e jo qe zvarritej . Ai zvarritej rendshem me milimetra per te mberritur ne shkallen tjeter te asaj serie te pafundme qe nje kufi e kishte.
Deshiroi shume ti thonte se cbrenga kishte, deshiroi qe per nje moment te mund te fliste per problemet e saj e te dukej se ato nuk ishin me. Pati nevoje per te ,per dike qe ia kuptonte brengat duke e pare vetem ne sy. Ai ishte aty duke e veshtruar ne sy pa u lodhur nga enigmat qe veshnin silueten e Grejs.
"Mthuj!"
Po ecte krah saj duke ndjekur hapat e vegjel qe trondisnin gurickat e vogla e te heshtura pergjate rruges. Ecte si hije e rende pas trupit te saj e priste qe ajo te fliste sikur ta dinte qe shpejt ajo heshtje do shuhej.
"Uffff...para disa vitesh ne nje nate terri pronari i lokalit ku punoja, Alberti me ndihmoi duke me nxjerre nga nje situate. Asokohe isha duke kerku per pune edhe u ofru per tme ndihmu. Ishte nje ndihme qe se refuzoja dot, e pranova, kaq."
Po nxitonte duke thene fjalet madje iu mor goja nja dy tre here duke u perpjekur te mos shkelte shume ne kalldremet e se shkuares .
"Per cilen nat e ke fjalen?" E veshtronte kurioz ndonese syte e Grejs veshtronin larg duke u perpjekur te dilte nga hekurat e se shkuares qe pyetjet po ndertonin.
"Pse don me e dit?"
"Mthuj!" E urdheroi teksa po mundohej edhe vete te kuptonte ate pse . Pse donte te dinte aq shume per te? Pse Grejs kishte depertuar aq thelle ne guacken ku ai fshihej e pse behej aq kurioz e protektiv kur vinte puna te syte blu te saj.
'Sduhej sduhej sduhej' i perseriste vetes ama vazhdonte ti ndiqte hapat e saj pa ditur as se cdrejtim kishin marre kembet qe tashme udhehiqeshin nga kureshtja.
"Kisha dale per te kerku pune pasi me nevojiteshin leke e duke qene se ishte nate nja dy djem deshen te perfitonin prej meje dhe do e benin po tmos ishte per Albertin."
Gelltiti ajrin e lehte qe teksa trupi i trazohej nga kujtimet e se shkuares. Ndaloi hapin kur krahu i saj u rrethua nga dora e Arlos qe e terhoqi duke dashur ta ndaloje pa qellimin qe trupi i saj te perplasej ne kraharorin e tij.
"E ca deshte npun ti nji pllam mbi tok, rrezik me te shkel? A ska kush punon qe dashka me dal betha jote naten me na kerku pun a?"
E pa thelle ne sy duke refuzuar ti jepte ate po-ne si pergjigje. Terhoqi krahun nga dora e tij, drejtoi kembet nga ana tjeter e vazhdoi te ecte duke lene pas nje Arlo qe i trembej fatit te asaj vajze pa te drejten per tu trembur apo shqetesuar per te.
"Ca kerkove sante atje?" E ngriti paksa zerin nderkohe qe nuk bente asnje hap per tiu afruar Grejs , e cila ndaloi hapin kur nje trishtim i kaploi tere mendimet. Mbeti e ngrire duke kerkuar per nje zgjidhje .
"Si do dal nga kjo situate?" Pyeste veten me zerin qe iu drodh.
"Mthuj ca kerkove atje tjap nje rafaelo!" Qeshi me menyren e tij per ta joshur per ti treguar nje situate aq delikate. Qeshi per vete faktin qe arrihej te genjehej me nje rafaelo per ti thene dikujt barrat e jetes. E ndoshta nuk ishte rafaelo por vete personi, mundesia per ta cliruar disi nga ato brenga.
"3 po deshe."
"M cudit gadishmerija jote e perhershme me ba pazare. Hajne hesapit. Ok u kry...mthuj!" Vazhdoi te ecte krah saj duke ndjekur ato gjurmet e vogla qe linin kembet e Grejs te cilat refuzonin te shkonin ne destinacion.
"Naten qe nodhen trazirat padashje shtyva nje vajze. I ra koka ne cep te tavolines. Nuk e di sa e thelle ishte plaga ama Alberti thote qe disa dite me vone ka ardhur per ta kercenuar. "Ndaloi rrefimin duke patur turp ti thonte se me cgjera ishte marre brenda asaj biruce.
"Me ca e kercenon? Do i myllin lokalin ? Po si?
"Nese Alberti nuk i jep mall falas ajo do padise lokalin per shitje te lendeve narkotike. E nese une nuk kthehem te punoj prap atje si skllave muti ai do detyrohet ta vrase at vajze idiote."
"Mos me u kthy ma atje! A merr vesht?" Hodhi nje hap te madh duke i prere rrugen. Po veshtronte fytyren e imet me nofullat e shtrenguara. Pa me imtesi vetullat e harkuara siper syve qe ndrisnin dhe ne terrin e nates. Pa hunden qe e cuan me pas tek buzet qe i dridheshin nga i ftohti .
"Sme ngjove mduket. Nese une nuk bej sic thote ai do e vrase ate. Smund te behem shkaktare e nje tjeter vrasjeje." Kete rradhe vrapoi per tu futur ne nje porte te gjelber qe kerciti fuqishem kur u perplas per tu mbyllur. E pa tek futej brenda oborrit nga gardhi i rene i mbuluar tek tuk me shkurre e dicka i premtoi nen ze.
Do e gjej nje zgjidhje...
_______________________________________
An: hedhou njerez , keni ba naj tro plazh 😂
Keni hanger bastan
Keni pi uj ma shm se cduhet 😂
Ok baj se u bana e bezdisshme 😂✌
Dedicated to sabiskuqi
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro