Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

13

Ndihej i rraskapitur edhe pse ishte afer saj. Mermeri i bardhe ishte aq i ftohte sa ftohtesia brenda tij. Nje ftohtesi qe thellonte largesine midis tyre . E mbeshteti koken aty dhe fshehu syte qe i kishte te mbushur me lote. Edhe pse i dhimbte ta shihte aty, ashtu edhe pse refuzonte te shihte fotografine e qeshur qe i kishin vene atij mermeri serish kthehej aty sepse mes atyre loteve ,aty therjeve gjente qetesine, gjente brengat, gjente dhimbjen qe aq shume donte ta ndiente.

I hoqi barerat e keqinj e i fliste nen ze duke patur frike ti drejtohej me zerin e larte. Menjanoi koken per te pare serish buzeqeshjen e atij portreti e iu duk nje buzeqeshje e harxhuar. Kishte pare per 2 vite me rradhe te njejten fotografi. Te njejten pamje te njejten sembim kraharori. Ajo dhimbje kurre skishte per tu zhdukur ama i duhej te mesohej me te. E kishte groposur veten ne ate fotografi te qeshur ama kishte nje shpirt qe i frikesuar ngrinte duart lart e deshironte aq fort te jetonte.

Sa keq qe ishte krejt i vetem ne erresiren e tij. Sa keq qe njerzit qe te duan mashtrohen me nje buzeqeshje edhe pse e dine qe eshte fallco. Sa dhimbje e madhe te mos kesh nje dore te te shtrengoje e jo te te ngreje nga ai batak ne te cilin ndodhemi . Ai ne ato dite vec ate deshironte. Te shtrengonte doren e dikujt , ta benin te kuptonte qe nuk ishte vetem.

I la nje lule te fresket qe shperndante arome ,pjese te vetes e me nje 'me fal' u largua nga aty. Kete bente shpesh, dite te tjera e gjeje duke u cmendur neper rreshta trishtimi ku adoleshentet e lenduar mundoheshin te gjenin veten. Ishin te pakte njerzit qe arrinin te kuptonin dhimbjen e erresiren qe bertisnin ato fjale qe ai shkruante neper flete. Ama ai mjaftohej me pak, gjithmone kishte qene i tille. Thjesht ishte i humbur...e sdeshironte te dilte nga aty.

***
Grejs vazhdonte te lexonte nje liber tjeter te vjedhur kete rradhe nga zyra e shefit te saj ne nje nga derrasat e drrunjta qe vareshin ne nje ane te murit dhimbshem , gozhduar per te mos levizur me kurre.

Prekte rreshtat , ndjente gezim e me pas merzitej. Gjente veten e jetonte jetet e personazheve. Hera heres ne mendje bente zerin e trashe te nje mashkulli kur personazhi ishte mashkull e here ze te lodhur kur personazhi ishte nje i moshuar i thyer ne moshe.

I adhuronte ditet si ato. Pervec faktit qe ishte lodhur ne pune e ishte merzitur duke gjetur nje zgjidhje si te mos kthehej te klubi i Albertit ia kishte kaluar mire. I ati skishte vene dore mbi te dhe kishte nje liber te ri teresisht per vete per te lexuar.

Ndihej si e pavlere se smendonte kurre per te ardhmen e thonte qe ska te tashme . Ndihej si e perhumbur kur mendon per turbelliren ne te cilen ndodhet ama vazhdon te shfletojnte sikur asgje te mos kishte rendesi sepse fundja...jeta ishte shume e shkurter per tu marre me filozofira.

....

Nje telefonate i prishi rehatine e atij gjumi te thelle qe po bente. Te atij gjumi qe e ngrente zgupthi dhe e dergonte ne boten e mosndjenjave. Se deshironte shume qe te mos kishte asnje ndjenje ne damaret e saj. Deshironte aq shume te mos ndjete dhimbjen e vetmise ne ate germadhe fatkeqe.

"Po do jem aty me nje vendim te marre." I mbylli telefonin Albertit duke e mallkuar nen ze.

U be gati per pune e doli me hap te nxituar. Sherbente me duar qe i dridheshin , ngaterroi porosine nja dy tri here ama koken e mbante lart e syte nuk i puliste. Mundohej te falte nje buzeqeshje fallco per personat qe i dilnin perballe ama syte iu mbushen me lot kur hasi ne fytyren e Arlos qe kishte me shume se nje ore qe verente levizjet e saja te tensionuara.

Ah sa kishte nevoje per nje fjale te tij e sa shume qe po tregonin ata sy teksa shiheshin me njeri tjetrin. Sa mire e njihte dhimbja shoqen e sa shoqe bushtra qe ishin.

E priti aty ne kafe derisa mbaroi turnin. E pa te largohej duke ferkuar duart me njera tjetren e te shfrynte cdo 10 hapa. Mblodhi fletet e bardha bosh qe kishte mbi tryeze dhe pa ditur se cpo bente iu vu pas.

Nuk kishte ndjekur asnjehere dike ne jeten e tij. I dukej vetja si pinguin kur ecte me hove e mundohej te fshihej pas njerezve te pakte te asaj qytezeze pa shpirt te vjeteruar. Kishte nga ata qe qeshnin me veprimin e tij te mete e nga ata qe ngrysnin vetullat e hidhnin ndonje te share. Ndalonte me deshiren per ti grushtuar si person gjaknxehte qe ishte por kishte friken se mos Grejs i humbiste nga syte.

E njihte ate rruge shume mire. Ishte rruga e vjeteruar qe te dergonte per tek rruga kryesore. Mendoi se e dinte se ku do shkonte keshtu qe ndaloi hovin e u mbeshtet tek muri duke ndjekur tanime me sy hapat e vogla te Grejs.

10 hapa... nje e shfryre
15 hapa... nje ferkim balli
20 hapa...nje e shfryre tjeter
30 hapa...nje marrje fryme e thelle, nje tundje flokesh, rregullim kemishe ...e ishte gati.

Doli me shpejt nga ce priste dhe vete ajo. Shfryu serish ama kesaj here ishte nje e shfryre lehtesimi . Kishte dhe nje buzeqeshje te sforcuar ne fytyre. Nxitoi hapin e lehtesuara Grejs per tu kthyer nga erdhi ama se priste te gjente mbeshtetur ne mur me duart kryq Arlon, te cilin e injoroi dhe vazhdoi te ecte.

To be continued...sigurisht 😂🔜

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro