Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

1

Harroi të vendoste firmën e tij tek libri i fundit kapaku i të cilit qëndronte hapur duke treguar me krenari emrin e autorit në shkronja të errëta. E tërhoqi zvarrë nga një cep i tavolinës dhe e vendosi afër vetes për ta patur më të lehtë shqimin e emrit.

'Arlo Mirku' - për të ishte e çuditshme të shihte historinë e jetës të hedhur në copa letre e dukej sikur copëza fjalësh mbartnin ndjenjat që shpirtin dikur ia kallnin, e tani nuk ndjente më asgjë.

E firmosi librin duke mbajtur një buzëqeshje deri diku fallco në fytyrë, dhe përshëndeti duke përkulur pak kokën anash fansen e tij, që zbardhte dhëmbët nga lumturia që ndjente edhe pse për dicka kaq të vogël.

Si besohej që ai libër do të publikohej një dite ama duke menduar që ishte më mire ti jepte fund gjërave që e pengonin nga të jetuarit jetën si një skllav i lire, kishte arritur të realizonte një ëndërr.

Kur mbaroi së hedhuri autografe mbi librin e tij të vetëm të publikuar, mori hov të dilte nga dera të tymoste një cigare që aq shumë ia kërkonte trupi. Nikotina e bënte të mbante dhimbjen nën kontroll...por edhe pse shkrimtar se kishte kuptuar që ishte truri i tij dhe vullneti për të shushuar zërat e brendshëm që kërkonte qetësi e ishte pikërisht ai që ia jepte vetes atë qetësi nëpërmjet nikotinës që e shkatërronte dalëngadalë trupin e tij hollak.

Dëgjoi emrin e tij të buçiste fort nga një koleg që e kishte ndihmuar të arrinte shkallët e suksesit që atij aspak si nevojiteshin e aspak s'ia plotësonin gropëzat e shpirtit.

Hodhi fort cigaren e papërfunduar që gjeti lëkurën e një vajze të trembur, që se ndjeu lëkurën ti rrudhej nga nxehtësia e cigares . Vrapoi t'ia hiqte cigaren e ndezur, që  akoma po pushonte në trupin e zbehtë të një të panjohure me sy të mëdhenj të zinj që klithnin trishtim e nevojë për ndihmë.

'Dreq! M' fal! T'kërkoj ndjesë...se kisha menjen. S'do e hidhja...nuk e bana qëllimisht!' Gëk mëk-et e tij nuk sollën asnjë ndjenjë në fytyrën e saj e ajo vazhdonte të mos ndjente djegien që ajo cigare po i shkaktonte..
Rrotulloi sytë për t'i përplasur me të tijtë që tregonin harresë e shtrëngon fort dorën që po fërkonte qafën e plagosur lehtë.

'Mos e çaj trapin fare!' I përplas dorën mbi trupin e tij, e largohet duke kryqëzuar krahët që i dridheshin nga i ftohti i asaj dite nëntori . Dëshiroi të kishte veshur diçka më të trashë sipër bluzes me rrjete por e dinte që ekspozimi i trupit të saj arrinte ta mbante akoma në jetë, kështu që çfarë qënkërka  i ftohti për të? Një pengesë? Një mënyrë për të kërkuar ngrohtësi? Një kujtim?

***
Vajzat si ajo nuk hynin shpesh ne vende të tilla, ku promovoheshin libra pavarësisht se ç'histori kishte arritja e një libri deri aty. U mundua të përzihej me njerëzit e të qëndronte në grupe, ama ngazëllehej pas librave si një fëmijë pas dyqaneve të ëmbëlsirave dhe vështronte me kujdes fjalët e vendosura pas kopertinës për të zbuluar më shumë nga historia. Këtë e bente jo për të mos gjykuar librin nga kopertina as për ta gjykuar nga gjykimet e të tjerëve por thjesht si pëlqenin surprizat e donte të kishte emocionet nën kontroll teksa lexonte fundin e librave.

Vrapoi të fshihej pas një turme që po priste për vitrinen të hapej dhe e lodhur nga pritja rrëmben një libër e vendos poshte bluzes së tejdukshme,  shtrëngon rripin e pantallonave dhe vrapon si e çmendur mes-përmes njerëzve duke lënë pas një person të acaruar nga sjellja jo e hijshme e saj.

'Arlo mori librin tënd bushtra' do të nxitonte ta ndiqte nga pas po të mos ishte për doren e Arlos që e i rrethohej te krahu.

Ashtu i heshtur me qetësinë që e mbizotëronte, iu afrua kolegut që as mik nuk e konsideronte dhe i skërmiti dhëmbët në shenjë proteste.

'Lene të shkojn!'

***flashback***

'Më len të të përqafoj dhe pak para se te iksh. Ka me më marr malli për aromën tane.'

'O Arlo po në parukeri do shkoj mo . Duro gjys ore.' I shkeli syrin por e përqafoi sërish, sepse e ndjente veten të sigurtë nën përqafimin e tij që mbarte asgjë më pak se dashuri të pakushtëzuar.

S'patën dëshirë të shkëputeshin nga njëri tjetri. Diçka zemrat ua sumboi e një zë i brendshëm qau fjalët 'mos shko' e po ashtu me fytyrë të qeshur u larguan nga njëri tjetri për të mos u parë më.

E qeshura i kishte pushtuar fytyrën e po ecte i ngazëllyer drejt zonës ku ndodhej parukeria pas gjysëm ore që i ishin dukur një jetë e tërë nga marazi që e kishte kapluar,  që kur ishin ndarë.

Teksa ecën me makine rastësisht kthen kokën në të djathtë për të parë në kishte makina dhe sytë i mbetën tek një grup të rinjsh që ishin mbledhur e mesa dukej nga qëndrimet e tyre si gjeloshë shpejt kishte për të plasur sherr.

Vazhdoi rrugën i pashqetësuar nga ajo çka pa dhe nuk e ndaloi makinën për të parandaluar diçka që si dihej në mund ta bënte dhe shtypi pedalen e gazit për të arritur sa më shpejt në destinacionin,  jo më lumturi por dhimbje e pashteruar që kishte për ti ndryshuar tërë jetën e bashkë me të dhe veten.

'Po kerkoj për Elizen, a asht ktu?' Shtrëngon një grua në moshë të mesme që po mbante disa kuti boje në duar pasi hodhi sytë në çdo cep të atij ambienti tejet femëror. 'Asht nji vajzë në të 25-tat brune flokët e errta'.

Po merrte fryme thelle e një ndjenjë faji kishte filluar ti rridhte nëpër vena. Meraku ishte ulur mbi zemrën e tij, e peshonte sa e tërë bota. Koka filloi ti dhimbte.

'Me thoni diça!' Nuk ishte më një urdhër por përgjërim nga ana e tij, teksa hidhte syte mbi çdo person që gjendej në atë dhomë të madhe.

'Sapo u largua. S'ka pak. Pse nuk e merrni në telefon?'

Sugjerimi i një vajze e cila kishte qenë duke shfletosur albumin e fotografive të nuseve të mëparshme iu duk acarues edhe pse nuk harroi ta falenderonte teksa përplasi derën e xhamtë kur u largua me nxitim.

Telefonin Eliza nuk e hapte dhe parandjenja që Arlo kishte patur që në mëngjes mori jetë më shumë se kurrë. Filloi të mallkonte nën zë e të ecte me të shpejtë në këmbë për të bërë rrugën për në shtëpi me shpresën se mos e gjen. Dhe në atë natë ku retë e zeza kishin sunduar qiellin e yjeve, në atë cep rruge e gjeti atë të plagosur duke rënkuar në dhimbje teksa thërriste emrin e tij me aq fuqi sa i kishte mbetur.

Vrapoi për tek ajo teksa muret e asaj rruge filluan ti rrotulloheshin e lotët ti mbushnin sytë.

'Eliza ca dreqin ndodhi?' Duart i dridheshin teksa mori kokën e saj për ta vënë në prehër e po mundohej të mos i çonte sytë tek thika që ishte akoma në trupin e saj.

'E bëra pa dashje për zotin. Nuk jam vetvetja. S'jam mirë. Ajo u mundua të më ndihmonte e po na ndante që t'mos bënim sherr,  po më ishin errur sytë. S'pata guxim as ti hiqja thikën. Të gjithë u larguan po unë jo. Ka shumë gjak...'

Çdo fjale e tij ishte e pakuptimtë e   sytë e Arlos tregonin tërbim. U çua shpejt nga cepi i trotuarit të vogël dhe tërhoqi nga bluzja atë djalosh për ta përplasur më pas me shpatulla në mur. Filloi ta godiste pa u ndalur e mëria e tij se bënte të dëgjonte thirrjet e tyre për të ndaluar.

'Arlo për at zot boll!' Po qante në dhimbjen e asaj çka shihte sepse më dhimbje fizike nuk  kishte. Trupi kishte filluar ti ftohej e gjendja e shokut të Arlos dhe djaloshit thjesht harxhonin kohën që asaj i duhej më shumë se kurrë.

'Lajmero ambulancën' ishin fjalët e vetme me mend që djaloshi tha teksa vështronte thikën që lëvizte sa lart poshtë kur ajo mundohej të mirrte fryme, cka bëri Arlon të pushonte grushtet e tij.

Nxjerr telefonin nga xhepi dhe ia dorëzon djaloshit e vrapon tek Eliza që kishte filluar të zverdhej. Dora e saj ishte e ftohte ama vazhdonte t'ia mbante në duart e tij e ti puthte ballin që kishte filluar të djersitej.

'Arlo të dua o derr . Të dua më shumë se çkam dashur njeri e të dua me shumë se çmund të përcaktojë fjala dashuri,  prandaj dua të të kërkoj diçka të fundit...' kollitja e saj e përgjakur u fshi nga duart qe dridheshin të Arlos teksa ndjente faqet ti lageshin me lotë të ftohtë.

'...më harro Arlo.' Ishin fjalët e fundit që ajo tha,  për tu kollitur për të fundit herë duke nxjerrë një frymë paksa më të gjatë e teksa koka e saj u lehtësua mbi prehrin e Arlos, ky i fundit thërret emrin e saj dhe i përgjerohet të kthehet, por bota mizore s'pranon përjashtime të rregullave e rrëmben një tjetër shpirt nga pirgu i të pashpirtëve të vdekshëm.

Ajo natë tmerri,  Arlos i ka shkatërruar botën, e tanimë endej si asgjëja nëpër copëza fletësh e mundohej të mbante premtimin për ta harruar teksa shkruante emrin e saj mbi to.

****end of flashback***

'Lene të shkojn, se ai libër nuk m'vlen ma as mu.'

☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆☆
Pytje jet a vdekje...

Pse tngec ne fyt buka me gjiz???

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro