Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Vdekur...

Marr frymë
dhe pasi vdekur kam.
Jetoj me të gjallët.
Dhe pasi pa shpirt jam.

Endem, zvarritem ashtu pa ndaluar
Në gjurmët vrastare të agonisë.
Endem, zvarritem ende duke kujtuar.
Ditët e hershme të lumturisë.

Kërkoj andej, kërkoj këtej
Për fytyra njerëzish që njoh
Por për dreq jo më nuk i gjej.
Tashmë fytyrat e vërteta po shoh.

Arrij të shoh thika nëpër duar
Në duar krejtësisht të panjohura.
Por më pas i njoh, nuk i kam harruar.
Duart që me zemër dikur kam mjekuar.

Sot më plasen vrikthi, para meje vijnë.
Të më marrin shpirtin, copë të ma grijnë.
Të më marrin frymën, pa mëshirë aspak
Të më djegin zemrën në zjarr, në flakë.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro