Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Today.

E ndjeva që në mëngjes që nuk isha në terezi, por nuk kisha kohë të shtrihesha e të rrija tërë ditën në krevat,kështu që u ngrita dhe u bëra gati për të shkuar te dentisti. 


Shikoja rrugët e mbushura të qytetit e, doja të buzëqeshja, sepse isha ashtu si kam dashur, vetëm në mes të qytetit që e dua me shpirt, por buzëqeshja nuk më dilte nga shpirti, kërkonte shumë sforcarje e unë nuk kisha aspak forcë.


Shkova te një ëmbëltore, doja t'i djallosja dhëmbët më keq sesa i kisha, që dentisti t'i bënte njëherë e mirë e mora nja tre-katër kekë të vegjël, pesë copë llokume e një copkë bakllava. Mezi m'i nxinte dora, e falenderova xhepat e xhaketës ngjyrë mjalti që kisha veshur në këtë ditë të ftohtë vjeshte.


Fillova t'i haja me ngadalë teksa shkoja drejt dentistit. Do shkoja me dhëmbët e palarë, po punë e madhe!


Sapo hyra aty, më ra menjëherë ajo era e ilaçeve që më shtoi instiktivisht rrahjet e zemrës. Pashë se kishte shumë njerëz, po ashtu, si njeri që e kam inat pritjen që jam, hyra drejt e në klinikë duke bërë që njerzit të më shikonin shtrembër.


Mbërtheva zinxhirin e xhepit ku më kishin mbetur vetëm kekët, do i haja pasi të mbushja dhëmbin.


Dentisti më pa çuditshëm në hyrje të derës, po megjithatë më buzëqeshi. Ishte një mezoburrë, me syze. 


La pacientin që ishte duke punuar, në dorë të një asistenti, e erdhi pranë.


-Si mund tiu ndihmoj?-foli qetë.


-Kam dhëmbin për të mbushur.-fola me frikë.


-Duhet të lesh orar më parë- këtë e dija, megjithatë nuk kisha lënë orar, ndoshta, sepse doja të mos e bëja sot atë dhëmb, kisha frikë.


Aq doja unë. Sa të gjeja justifikimin e të largohesha.


-Mirë. Po vij nesër të le orar,se jeni i zënë.-thashë e nuk prita për përgjigje, por u largova duke futur duart në xhepa e sapo dola nga klinika, nxorra nga xhepi, kekët e mbetur e tërë qejf fillova t'i haja. Megjithatë nuk ndihesha mirë.


Çuditërisht në ato momente m'u kujtuan fjalët e një shoqeje,'Me aq ëmbëlsira sa ha ti, do të të duhet të marrësh burrin dentist'. Nënqesha me vete si të isha ndonjë e marrë. Dentistët i kisha fobi, si të martohesha me një të tillë?!


Pas asaj qeshje, me vete, një pamje e zymtë më kaploi përsëri. E ndieja trupin shumë të rëndë, sytë e skuqur më lotonin vetvetiu e tek-tuk lëshoja ndonjë teshtimë.

Arrita në hyrje të pallatit, e shtypa me rradhë zilkat e tërë pallatit. Cova një pallat të tërë në këmbë që të më hapnin portën kryesore, se nuk kisha çelsin. Kisha dy vite pa shkuar aty.

Dera u hap, ngjita shkallët me ngadalë e shkova drejt portës së ish shtëpisë sime.

Rrotullova çelsin tri herë, derisa dëgjova kërcitjen e derës e u hasa me të ëmblën ngjyrë që kishte veshur muret e korridorit.

Fillova të shëtisja në çdo dhomë, tashmë boshe, pa mobilje, e shumë kujtime godisnin shpesh mendjen time.

 Shumë kujtime, dreq sa shumë nostalgji, e ca pika loti. 

Më mungonte e shkuara e askujt nuk ia kisha thënë këtë, se më pëlqen që të rri gjithmonë e mbyllur rreth njerzve që kam rreth e rrotull duke fshehur mallin me ndonjë buzëqeshje spontante e të pakuptimtë, ama më mungonte. 

Zoti e di që do jepja dhe jetën për të rijetuar dhe njëherë të shkuarën.

Erdha sa erdha rrotull, po nuk kisha ç'bëja. Ndoshta ndonjë ditë do të vija përsëri të jetoja aty, e lutesha që ajo ditë të vinte së shpejti. E doja atë shtëpi, e doja atë qytet, i doja ato kujtime.

Nëpër kalldrëmët e atij qyteti, flinte vetë e shkuara ime që unë aq shumë e doja. Nëpër ato kalldrëme, flinte ajo lumturi e pakushtëzuar e ditëve që kanë ikur e më s'do të vijnë.

Fshiva sytë e përlotur, s'e kuptova ndoshta nga gripi, ndoshta ngaqë e mund të kisha qarë e kyça përsëri derën.

Zbrita shkallët e dola përsëri në rrugë duke shkuar, tashmë me një shpirt akoma më të fikur drejt makinës që qëndronte pak më tutje. Përshëndeta kushëririn, i cili po më priste brenda, e u mbështeta pas dritares së makinës duke u zhytur kushedi se në ç'ujëra.

***

Makina ndaloi. Zbrita si të isha një viktimë, pa shpirt, e duke futur duart në xhepa vazhdova rrugën drejt shtëpisë.

Nuk kishte lëvizje, nuk kishte jetë, ishte bosh. Kështu ndihesha dhe unë aty, bosh.

Kaloi një motorr,kushedi se sa shpejt ishte duke ecur, megjithatë teshtimën time e dëgjoi e nuk mbeti pa më thënë 'shëndet'. E pashë vëngër, e nuk kisha nerva t'i këpusja ndonjë fjalë, po vetëm vazhdova rrugën.

Hyra në oborrin e shtëpisë. Pashë që ishte mbushur tërë gjethe e duhet ta fshija. Era i kishte mbledhur në një vend, kështu që vetëm sa do i mblidhja, po sikur t'ia bëja vetes për inat, shkova me vrap e fillova të kërceja mbi to duke dëgjuar melodinë vjeshtarake të më guduliste veshët e të më ngrohte shpirtin. 

U bënë copka-copka e mua më pëlqeu. Do i fshija nesër, sot le të kënaqesha me të bukurën e vjeshtës.

Hyra brenda e hoqa atletet e bardha, që kisha arritur t'i mbaja xixë gjatë gjithë ditës.Pashe se korridori ishte bërë për të shkundur, por sot nuk mundesha, isha e rraskapitur.


Shkova drejt dhomës sime e hoqa xhaketën e xhinset e ngushta, e vesha tutat sportive, papuçet me arushka e një bluzë të trashë sipër, bënte vërtet ftohtë! Sa ftohtë bënte në këtë vend!


Shkova drejt sallonit, aty ku gjendet vetëm nëna, e u shtriva në divan.

Nëna më pa e shqetësuar e m'u afrua duke më vënë buzët në ballë.


-Po ti digjesh!-foli në merak.-Ke temperaturë.


-Skagjë nëna. Do kalojë.-fola dhe pse nga brenda frika po më gërryente. Sapo më kishte lënë gripi, e më ishte shndërruar në makth që kur bëra ca copë gjilpëra. Nuk doja t'i përsërisja pas dy javësh përsëri. Apo s'jam frikacake unë!


-100 herë të kam thënë të vishesh, po ku të merr vesh koka ty?-më qortoi. E kishte nga shqetësimi.


-Veshur jam.-nuk flisja dot. Po më përvëlonin grykët.


-Do të të bëj çaj. Rri këtu.-bëri të largohej, por fjalët e mia e penguan.


-Çaji ta shpif!-mblodha buzët. Mund të dukesha si e përkëdhelur dhe e urreja këtë, po çaji ma shpifte sinqerisht. Sa herë e pija më vinte të villja e sidomos kur nëna i hidhte lloj-lloj gjethkash.


-Çaj apo gjilpëra?-po më dukej vetja si ndonjë kalama i vogël dhe vetëm zhyta kokën në jastëk.


Pas pak çastesh po ndieja një aromë të ëmbël të më ledhatonte hundën që nga kuzhina. Dallova erë kamomilkash e çaj mali. Më duket se kishte hedhur dhe lule bliri e fletka dafine. I kishte bërë turli, po që mua gjithmonë më bënte fil kjo recetë.


I hidhte e ca lugë mjaltë e limon. Me thënë të drejtën dilte një shije e çuditshme e s'ma kishte shumë ënda ta pija, po që isha e detyruar.


-Merre të keqen, pije.-u ul pranë meje teksa më mbante filxhanin tim të bardhë me lulka të kuqka, ndërkohë që unë ngrihesha duke qëndruar ulur.


-Po si ta pi këtë?-e mora dhe ndjeva nxehësinë e filxhanit të më vishte duart e ftohta. E afrova deri te maja e hundës, të cilën e kisha akull dhe më erdhi rehat,teksa ndieja hundën të ngrohej. E kishte zakon, të rrinte gjithmonë e ftohtë.


Nuk foli, por nga xhepi i përparëses së zezë, me pika të bardha, nxorri një çokollatë të zezë. Ma dinte pikën e dobët.


-S'i ha dot, më rritet temperatura.-kjo ishte pjesa më e vështirë kur isha me temperaturë. Nuk haja dot ëmbëlsira, pavarësisht se sot kisha ngrënë mirë tërë ditën.


-Po ti pije atë, do e shikosh që do shërohesh e pastaj e ha çokollatën.-shqova buzëqeshjen e rrudhat të shtoheshin më shumë nga ajo buzëqeshje.


Nuk e di pse u bëra aq e ndjeshme në atë moment, por sytë m'u mbushën me lot vetvetiu.


 Si mundet ajo grua tetëdhjetë vjeçare të ketë aq nerva e të më rrijë gjithmonë pas qejfit? Si nuk më ka bërtitur njëherë, po gjithmonë më ka marrë me të mira? Si mundet të më dojë kaq shumë e unë ta adhuroj kaq shumë?

Buzëqesha, teksa përpiqesha mos më dukeshin lotët e formuar, as vetë s'e kuptoja përse e i mora dorën e dobët duke ia puthur me shpirt.


 Lashë filxhanin pak më tutje, e përqafova fort.

Ndjeva që edhe ajo po qante.

 E dua shumë atë njeri,atë ëngjëll që pavarësisht se sa ka kaluar në jetë, vazhdon të qëndrojë në këmbë duke më dhënë mua forcë e shpresë nga çdo rrudhë e saja. Më jep jetë nga buzëqeshja e lotët e saj. Më jep jetë nga jeta e saj...

S'është se juve ju intereson si shumë ç'kam bërë unë sot, po megjithatë sesi ma ndjeu zemra që të shkruaja sikur të isha duke shkruar në ditarin tim personal. Ndoshta ngaqë jam afruar kaq shumë me të gjithë ju, sa ju konsideroj si një pjesë të vetë jetës sime tashmë e ndiej se mund të flas për çdogjë. Ju dua shumë wattpadista!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro