Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Sytë

Atë mëngjes sytë i kishin marrë një
rozë të ndezur të përflaktë.
Sa e gjatë duhet të kish qënë nata e mbrëmshme.

Kushedi sa lotë kishte pirë i gjori jastëk.
Kushedi sa orë kishin vrarë kujtimet pas mesnate.

Kushedi sa fjalë të pathëna përkthyera në lotë.

Kushedi sa yje kishin rënë nga tërë ai pikëllim.

Kushedi ku ishte fshehur hëna atë ditë për mos vezulluar asgjë tjetër më tepër sesa pikëzat e lotëve të saj.

Kushedi...Kushedi pse kishte vajtuar aq shumë në heshtje ai shpirt i gjorë, skllavëruar nga e shkuara, e tashmja dhe vetë e ardhmja.

Ende atë mëngjes ndiente dhimbjen të ishte skalitur e pakthyeshme në sytë e saj të përskuqur, sikur donte t'u tregonte të gjithëve që ajo i përkiste dhimbjes dhe dhimbja asaj.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro