Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Piruetë dashurie.

4:14AM thoughts

Nëpër mendimet e mia vallëzon hijshëm një trio baleti silueta e tij. E unë si një spektatore e çmendur pas baletit, shikoj. Shikoj dhe përjetoj ndjenjat e mia teksa rimishërohen pas çdo predikimi mendimtar. Shkrihen në praninë e njëra-tjetrës emocionet që burojnë nga shpirti e reflektohen në sy duke rrëzëllitur si të ishin ca prozhektorë, thyerës errësire.

E në fakt janë. Prozhektorë ndjenjash,thyerës errësire shpirti.

Shikoj vallëtarin kryesor të atij kërcimi dhe dua të hallakatem me të nëpër qoshkat e errësirës që mendimet e mia ka veshur. Dua të ndiej duart e tij teksa shtrëngojnë fort belin hollak, duke mos patur dëshirë për ta lëshuar. E kjo le të ndodhe vetëm në mendime. Mendimet do vallëzojnë, mendimet do jenë pjesë e atij baleti.

Ne të dy, unë dhe ai do jemi spektatorët. Spektatorët frikacakë që nuk mundën kurrë të bënin pirueta dashurie, por abstraktërisht lëshuan mendimet si të ishin ca manekina,se shpirtin e mendimeve të tyre e mbanin vetë ata, aq të vendosur për ta mbajtur përjetësisht burgosur. Ai shpirt mendimesh që dëshiroi aq fort të vallëzonte, por jo. Spektatorët frikacakë kurrë s'e lëshuan. Spektatorët frikacakë kurrë s'i dhanë lirinë.

Mendimet e tyre i lanë të kërcenin pa shpirt. Ç'marrëzi. Pa zemër.

A bëhen pirueta dashurie pa zemër?!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro