Old people❤️
* Jo nje shkrim i mirefillte*
Me copetohet zemra kur shikoj njerez te moshuar te mos duhen e respektohen. Perse?
Ata kane vite mbi shpine, kane vite qe heqin vuajtjet e jetes, kane vite qe perballen aq trimerisht me jeten ne beteja te ndryshme e ia kane dale.
Po ata jane gjysher, dine aq shume gjera, kane pare aq shume, kane dhuruar aq shume dashuri...
Po kur ishe i vogel, ku shkoje per t'u mbrojtur nga mami?
Po kush te bente dreke sipas qejfit se ste pelqente gjella?
Po kush te blinte lloj-lloj gjerash?
Po ne preherin e kujt flije nate per nate?
Po kush te duronte cdo capkenllek?
Isha jo me pak se para nje jave te nje shoqja ime. Gjyshja e saj eshte me skleroze e iu duk sikur une isha vajza e saj.
Ajo direkt e shtyu dhe i tha budallacke.
Me fal po si mund tia besh kete? Pse donte ajo qe te semurej e te vinte ne ate gjendje? Pse faji i saj eshte?
Po kur ti ishe femije e mezi shqiptoje fjalet, mezi ecje te rrihte dikush?
Jo, perkundrazi, po gjyshja me koken e zbardhur debore qe sot e shan dhe shtyn te mbante per doçke, po te jepte shprese.
I dua shume njerzit e moshuar. Kushedi sa vite kane per te jetuar. Do largohen nga kjo jete e me pas, kujtimet do jene gjithcka qe do lene. Bejini ato kujtime te vlefshme per tu kujtuar.
Do largohen nga kjo jete duke marre me vete tere hallet e momentet me te bukura. Nuk eshte e lehte te nderrosh nje banese qe ke me vite qe jeton ndoshta 70 a 80.
Falni vetem dashuri se dashuria prej tyre s'u ka munguar shume.
Jepuni nje dore kur ecin.
Mbajuni nje cante kur kalojne.
Puthini ne balle kur doren duan tiu puthin.
Fshijuani lotet kur syte lotojne...
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro