Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Oh, life...

Si bletë më thumbon
Dreq, sa pa mëshirë
Shpirtin vrullshëm ma shkrumbon
Dreq, atë shpirt të dlirë...

Kërkon që atë ta njollosësh
Lakmon dritën që ky shpirt ka
Kërkon që zemrën e gjallë ta groposësh
Lakmon premtimet që kjo zemër tha.

Në atë vorbull do të më marrësh
Pa turp hiqesh sikur më do
Zot! Si vjell atë vrer fjalësh?!
Pse, dashuri është kjo?

Dhimbje, kërkon ky shpirt të bërtasë
Të lëvizë malet, detet të trazojë
Ah sa shumë do zemra të ulërasë
Të shikojnë dhe jo të gjallët çdo të thotë që dikush të jetojë!

Mallkim,mallkim nga universi
Drita që për shpirt ka çdokush
Ëndërr e bukur, mashtrim nga jetë-sjellësi.
Gënjeshtër kjo jetë që s'e beson më askush.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro