Nuse🥰
Me fustanin e bardhë të nusërisë u vesha, se ashtu e do zakoni, të bëhet dasmë e madhe e të tunden themelet e çdo shtëpie nga muzika e ahengu. Po veç fustanin kisha të bardhë, se shpirti e zemra më ishin zhytur në një batak aq te errët sa të kallte flamën, por ata s'e dinin, ata shikonin vetem fustanin.
Lotët rridhnin çurkë nga shpirti e ata mendonin se nga gëzimi po lotoja...
U bëra nuse me vello të bardhë e shpirt te gjakosur, zemer të nxirë e qenie të mavijosur.
Ata s'e dinin se sa e sa netë mua s'me zinte gjumi nga ëndrrat me sy hapur për ditën kur do bëhesha nusja jote, për ditën kur do i thoshim "Po" përgjithmonë njëri-tjetrit. Sa shumë e ëndërronim këtë ditë, ne të dy...
E, unë nuk e shërova dot veten pas gjithë këtyre viteve... Në fillim të urreva, më pas mendova se të harrova e thashë se nisa të doja dikë tjetër, më pas të ndjeva mungesën e malli më dogji për ty, urreva veten se dot s'te urreja ty, më pas nisa përsëri të të doja ty, ose ndoshta nuk rreshta kurrë së dashuruari ty.
Ti mbase e shërove veten, mbase ja dole, ose mbase s'pate kurrë nevojë për shërim, s'e di...
Kurse unë, jam thjesht skllave e ndjenjave që kam për ty, e mesa duket, as ky fustan i bardhë s'po mundet t'i vrasë...Po ti?!
Per te gjitha gocat e mia qe me kane ndjekur dikur, kur kemi qene adoleshente.
Dikue keni pas ate dashurine e pare e tash me ate sjeni me, por nje pjese te zemres suaj do e kete ai, gjithmone.
Ju perqafoj🥰
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro