Një lule.
E dashur vajzë, po të fal një lule.
Urdhëro, një lule me bisht të gjatë,
që në duar ta mbash këtë lule të ngratë.
T'i marrësh erë,të luash me petlat e saj,
me petlat e kësaj luleje që më duket se ka lindur në maj.
Urdhëro një lule, vogëlushe universi
Po të fal një lule, një lule për...
Për çdo lot të erdhur.
Një lule, një lule për...
Për çdo krisje zemre.
Po të fal një lule...Një lule për...
Për çdo zhgënjim të marrë.
Një lule, një lule për...
Për çdo buzëqeshje të munguar.
Vashëz imcake,e vogël e përvuajtur.
Urdhëro një lule, lulëz të brishtë.
Të brishtë si vetë qenia jote
Merre një lule, një lule për ty.
Për flokët erëmirë,
Një lule, një lule për...
Për flokët e gjatë.
Merre një lule, një lule për ty.
Për fytyrën e qeshur.
Një lule, një lule për...
Për buzët e trëndafilta.
Merre një lule, një lule për ty.
E për shpirtin tënd të bardhë.
O çupëz zeshkane,hyjneshë bukurie.
Po të fal një lule...Ose...
Ose më mirë,...
Po të fal tërë bahçen, tërë bahçen për ty.
Merre, bahçen e shpirtit tim.
O vajzë, vashëz, çupëz e dlirë.
Një lule, lulëz, lule erëmirë...
Nuk e di ç'më thotë mendja, kur kam një mal me mësime dhe rri në wattpad. Po sinqerisht, përse letërsia duhet të kishte mësime mbi romantizmin apo klasiçizmin, kur fare lehtë mund të kishte vetëm shkrim esesh apo koment veprash letrare?
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro