Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Mundi te buzeqeshe

Me nje veshtrim te pervuajtur sodit cdo pjesez rreth e rrotull saj dhe buzet s'i bejne te buzeqeshe. Ka harruar prej kohesh c'eshte lumturia, kenaqesia apo te qeshe me te madhe. Nene shqiptare e dy femijeve, qe po jeton mes skamjes dhe trishtimit pasionant per shpirtin e saj.

U rrit ne nje fshat te vogel, ashtu duke degjuar me perpikmeri prinderit e saj e ne momentin qe zemra i rrahu fort per dike, u hodh nga shtepia si te qe nje cope e vjeteruar lecke; sikur te kish' bere mekat hyjnor te pafalshem. U largua tek ai ne moshen 19 vjecare...Tentoi disa here te kthehej ne shtepi, por me kot, keshtu qe krijoi familjen e saj. Here-here i buzeqeshte buza, por kjo buzeqeshje po i venitej pak nga pak...Duke filluar qe ate nate kur personi per te cilin ajo kishte braktisur dhe familjen vuri dore mbi te, sepse ishte i dehur. Buzeqeshja nuk i doli me, sepse te nesermen hengri dhe dajak nga nena e personit per te cilin asaj i kishte rrahur fort zemra, vetem e vetem se nuk i kishte kryer me perpikmeri detyrat si nuse, dhe pse ishte ende  e re ne moshe, e gjymtuar ne trup dhe e vrare ne shpirt. Ai qe ajo donte i kishte falur dhimbje pa meshire.

Ajo nuk mundi te buzeqeshe, sepse ai person per te cilin sakrifikoi gjithe jeten e saj u largua jashte shtetit kur ajo ishte shtatzene dhe nuk u kthye me deri sa binjket kishin shkuar 7 vjec.

Ajo e priste nate-e-dite, priste telefonata shpesh here te harruara e kthimin e tij teper te vonuar.
Ajo s'mundi te buzeqeshe, sepse kur u kthye ai ne shtepi pas aq shume vitesh, nuk e pa me mall e dashuri, por u shtri si nje barkderr mbi divan duke pare dhe femijet me ftohtesi e, i kerkoi t'i hiqte kepucet teksa tymoste nje cigare. Asnje perqafim, asnje fjale te ngrohte, asnje buzeqeshje as per te dhe as per femijet.

Ajo nuk mundi te buzeqeshe, sepse diten tjeter i gjeti nje mesazh ne telefon nga nje femer tjeter; shume here me e bukur se ajo, me joshese, por ishte thjesht nje femer, jo femer si ajo qe braktisi familjen, e dashuroi fort, sa duroi per te, e priti besnike ne shtepi, u be nena e femijeve te tij, nuk ishte femra qe i pati premtuar parajsen, por i dhuroi ferrin; ishte nje femer e rendomte qe ishte e gjithkujt tjeter, jo vetem e tija ashtu si ajo ishte dhe kur ai s'kish qene per vite me rradhe.

E kur ajo ngriti zerin per tradheti pas kaq shume kohesh, ai ngriti dore mbi te.
E ajo vendosi te ngreje koke per here te pare ne jeten e saj duke shkuar tek familja me shpresen se do e falte e jo te degjonte fjale si "Vet e deshe, vet e more, atje te rrish. Mos ik se na turperon e zezë"

Kokeulur dhe shpirtzvarre u kthye dhe njehere te shtepia e burrit te saj; ku u desh te hasej me mijera fjale e shpulla qe nga shtepia pa marre leje kish dale. E femijet alurinin e qanin duke u strukur pas nenes se tyre; pas asaj nene te gjore qe e kishin patur prane gjate gjithe kohes; qe kafshaten e gojes se saj ua kish dhene atyre; te asaj nene te gjore qe dha shume, por nuk mori asgje, asgje vec loteve, dhimbjes, tradhetise e vetmise.

Ajo nuk buzeqeshi dhe per dy-tre vite te tjera duke shpresuar se ai do ndryshoje, se ai do ia kthente dashurine, se ai do e vleresonte faljen me shpirt qe ajo i kish' bere, por me kot...Ai largohej nga shtepia e kthehej pas disa netesh, xurxull i dehur. Ai nuk ishte ai me te cilin ajo kishte rene ne dashuri,por thjesht nje i pafytyre qe ish' shtirur sa per te futur ne dere nje nuse.

Ajo e kuptoi, pasi ne kurriz po mbante aq shume vuajtje. Nje nene ende pa mbushur te tridhjetat qe kishte falur gjithe jeten te nje mashkull i cili nuk diti te vleresoje sakrificat dhe dashurine e saj.

Forcën e gjeti thelle brenda shpirtit te saj, brenda dashurise te pashtershme per femijet e saj dhe u largua. Ajo ia doli; ia doli te behet e zonja e vetes ne nje bote te egerr pa ndihmen e askujt, vec me dashurine e femijeve dhe vullnetin e hekurt qe nje grua, nje nene ka.

Tashme ajo mundi te buzeqeshe

E kur ai u kthye pas vitesh per t'i kerkuar falje, ajo thjesht e fali, por nuk u kthye, sepse kishte rimarre jeten e saj ne dore, ajo ia doli e vetme, tani le tia dilte bota e vetme pa te.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro