
Ky shpirt.
E deshi ky shpirt
atë,lulen e vet
E kërkoi në fusha
në fusha të gjera
në ato të Hollandës
E në trëndafila
Por lulen nuk e gjeti
humbi dhe gjethet.
Ah, gjethet që herë-herë
Më shumë se vetë lulet
I kish dashuruar...
E,kërkoi ky shpirt
aromen e luleve
në bahçe e pyje
në shkretëtira madje
Por aromen nuk e gjeti
humbi dhe esencën
Atë esencë ruajtur
nga e shkuara e gjatë
Ah, esencën,
Me të cilën kish mbijetuar
Ditët e ftohta dimërore.
E, kërkoi ky shpirt
atë, lumturinë e vet.
Ku s'kërkoi
Ç'zemër nuk hapi.
Ç'shpirt nuk kërkoi
Ç'derë nuk grabiti.
Dreq, sa thellë rrëmoi
Dhe në fund e gjeti.
Lumturia e këtij shpirti
Sa paqtë flinte diku
Diku aty,aq sipërfaqësish
tNë cekëtirën e shpirtit të vet
Lumturia e shpirtit tim
flinte në vetë shpirtin tim.
E, gjeta atëherë
Kur mendoja se kishte humbur.
Nga gjumi e zgjova
Dhe fort e përqafova.
Lulet edhe gjethet
Aroma dhe esenca
ishin tretur aq magjishëm
në atë copëz lumturie.
E deshi ky shpirt.
atë, lumturinë e vet.
Sa fort e deshi
Dhe e mori..
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro