Kukulla e shtëpisë
Më mbanin si kukullën e shtëpisë dhe kur them kukull e them me gojën plot.
Më vishnin mirë, më ushqenin mirë, më rregullonin, më jepnin edhe të holla. Unë buzëqeshja, ndihesha mirë, por jo e lumtur.
Më jepnin gjithçka përpos lumturisë.
Dikush mund të thotë; përse ankohesh kur ke pasur gjithçka? Unë do e doja jetën tënde.
Ajo nuk isha unë...Me siguri mund të ishte dikush tjetër, por jo unë.
Nuk jam ajo që e lumturonin ato gjëra, unë doja qetësi dhe dashuri mbi të gjitha. Doja buzëqeshje në fytyrën e çdokujt. Doja që zhurmat dhe bërtitjet të përfundonin vetëm një herë. Doja që "mos se turp" të mos përsëritej në veshin tim si ndonjë refren i helmatisur. Doja që të paktën dikush mos zgjidhte për mua, por të më pyeste "Çfarë dëshiron ti?".
Doja që dikush të më thoshte "Ti nuk je mirë" dhe të më përqafonte.
Doja që dikush të më trajtonte si njeri, jo si kukull a robot mbi të gjitha; ndoshta atëherë do të isha e lumtur.
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro