Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Krijesë përrallash.


O nimfë përrallore, vashëz imcake bukurane e regjur, pse s'më flet?


Çeli buzët e tua si petalet e ndonjë trëndafili vjeshtarak lagur nga vesa mëngjesore e më gëzo me dy a tri fjalë të tuat. Ah, ç'ëndërr e realizuar të shikoj teksa lëvizin ethshëm ato buzë!


Lere zërin tënd si cicërima e ndonë bilbili pranveror të ngrohë çdo qelizë në trupin tim e të jetoj larg acarit. Ato fjalë a shigjeta të tuat, të dalin nga thellësia jote do më mbushin çdo boshllëk në shpirt!

Leri prekjet më të nxehta se dielli veror mbi lëkurën time, të digjem njëherë e mirë në flakët e përjetshme. Le të bëhem shkrumb e hi, le të përcëllohem!


O çupëz e ngjyer në aromë dashurie, ëngjëll shkëputur nga qielli kaltërosh, ky shpirt i imi etur për dashuri të kërkon parreshtur ty, kërkon çupëlinën e vet.

O zanë! Zanë e bukur shkëputur nga përrallat e moçme, fali pakëz magji këtij njeriu të mjerë, jepi pakëz jetë,pluhur të mbinatyrshëm që të buzëqeshë!

O simbol force, fortese e gurtë prej mishi e kockash! Sa plumba e topa ke duruar! Sa herë ke menduar se je rrënuar, por jo. Përsëri qëndron kryelartë mbi çdo stuhi e dhimbje.

O shtojzovalle legjendash! Je aq e rrallë sa nëpër mitet e vjetra, thuajse e pavërtetë. Ja ke dalë që të tjerët të fillojnë të dyshojnë ekzistencën tënde.

O driti qiriri! Je shpresë e rreze drite për çdo shpirt të zaptuara nga errësira.

O qenie humane e pakrahasueshme. Sa dashuri fal, sa njerëz do, sa sende a dukuri.


O krijesë përrallash! Më duaj dhe mua.

Lerma dhe mua shpirtin të më shkrihet ndë të ëmblat fllade të dashurisë që shpirti jot kundërrmon. Lerma dhe mua shpirtin të më ndihet i dashuruar.


Nuk doja të të dashuroja, por nuk të zgjodha unë, të zgjodhi kjo zemër e imja lozonjare që pa më pyetur vendosi.

Unë i mjeri! Si ta ble dashurinë e një shpirti kristal të pastër, të një zemre borë dhjetori të bardhë?

Kam pasuri, kam mall e çdo gjë. Mund të kem ç'të dua e kë të dua ndër duar, por vetëm ty jo moj dritëz hëne! 

Ty jo e ty të dua!

I përulet kjo e imja zemrës asaj tëndes, i përgjërohet ta dashurojë, po a mund të kërkohet dashuria?

Dashuria nuk kërkohet, dashuria ndihet e jetohet.

Dashuria dashurohet!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro