Kërkoj.
Endem e arratisur nga realiteti në çdo shteg të lirë të mendjes sime.
Kërkoj për pakëz lumturi në errësirën vdektare që më ka pushtuar pavullnetarisht gjithë mendimet e mia.
Kërkoj për ndonjë grimcë dashurie a ngrohtësie në mantelin dëshpërues të këtij universi.
Kërkoj për veten time mes potereve të shumta që vjell çdokush, mes helmit e vrerit të ardhur nga çdo qenie e gjallë, kërkoj për shpirtin tim të lirë të humbur e prangosur tashmë në prangat mbushur tërë esencë vdekje të jetës.
E nuk e gjej, nuk gjej veten, nuk gjej lumturinë e buzëqeshjen.
Ajo ka humbur. Unë kam humbur. Buzëqeshja ka vdekur ende pa lindur, fjala është vetëvrarë në tentativë për t'u vetëgjetur, jeta ka humbur aromën ende pa u pjekur, ajo ka vdekur, unë kam vdekur...
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro