I dashur...
I dashur, sonte kur të vish nga unë merre dhe paketën me vete; kam nevojë më shumë për një mik sonte.
Të ulemi në terrin e natës teksa shohim hënën dhe të provojmë ta çojmë tymin e cigareve deri sa dhe Hëna të na shoqërohet në kuvendimin e shpirtave tanë ku cigarja helmateske do jetë e bukura violinë. Ndoshta dhe Hëna ka nevojë të dehet nga tymi i hidhur i cigareve e të lëshojë ndonjë pikë loti; ndoshta dhe ajo nga ndjenja.
I dashur...Sonte kur të vish nga unë do kthejmë dhe ndonjë gotë alkool; të dehem e fryma dalë nga psherëtimi im të të dehi ty dhe Hënën; e pastaj mund të flasim lesh-e-li fjalët e shpirtit; ato të vërtetat që dalin pa frikë, të pangjyera me zbukurime e metafora; lakuriq si shpirti i ndjen.
I dashur...Sonte kur të vish do jemi dy miq të dashuruar me njëri-tjetrin, pak të dehur, pak të tymosur, dy miq të cilët flasin e flasin, përqafohen e në fund puthen:
-Lunëz 🌙
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro