Fëmijëria e humbur.
Ku ta gjej fëmijërinë e humbur?
Kthehem pas në kohë në shtigjet e kujtesës sime. Aty gjej kukullat që qëndrojnë në dyshemenë e ftohtë, makinat e kuqe të shumta hedhur sa andej-këndej, arushat e mëdhenj e të vegjël shtrirë përkrah çdo lodre tjetër.
Në pemën e madhe të arrës shikoj kolovajzën me atë litar kaf të vjetër e veten time teksa tundet kuturu.
Nuk doja as ato lodrat e shumta, nuk doja asgjë, përpos dashurisë së munguar nga një person i munguar.
Trishtimi që zemrën time blu veshi që fëmijë, më vodhi fëmijërinë...
Ku ta gjej fëmijërinë e humbur?! Ku?
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro