Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Evelin'


E dashura Evelinë,
Sa shumë më ka marrë malli për ty.
E di që do habitesh se kemi qënë pothuajse çdo sekondë bashkë, por jo s'e kam fjalën për atë lloj mungese. Ti ke munguar, ka munguar shpirti jot, ai shpirt që dikur më jepte jetë mua, sot ka vdekur për vete.
Evelin', e dashura Evelinë, ndiej mungesën e buzëqeshjes sate. Ndiej mungesën e asaj buzëqeshjeje që ishte gjatë gjithë kohës aq rrëzëllitëse dhe e vërtetë. Ajo buzëqeshje që mbushte me jetë shpirtin tim.
Evelin' ndiej mungesën e fjalëve të tua, ato fjalë që ma ngrinin peshë zemrën.
Evelin', e dashura Evelinë, ku ke humbur?!
Përse je zhytur në atë batak heshtjeje, në atë skëterrë vetmie?!
Tërë vrer qëndron. Të shoh të shkosh në dhomë, a thua se nuk po e kuptoj që do qash me orë të tëra? Kur del të shoh sytë e skuqur, bubulak, sikur të kenë vjellë gjithë dhimbjen që mbart.
Nuk më thua më gjë. Kërkoj të gërrmoj në shpirtin tënd, por kushedi ku e ke flakur shpirtin tënd të dikurshëm, në ndonjë burg të prangosur a në ndonjë dimension tjetër, larg çdo gjëje, larg meje.
Evelinë nuk ndiej më krahët e tua të më rrethojnë qafën, nuk ndiej më grushtin tënd të më gjuajë në bark a krah.
Tashmë shikoj vetëm një trup femre që qëndron gjithmonë në errësirë.
Shikoj ca flokë të shkurtër pas kokës ashtu si ndonjë djalë,si djalë, si djemtë që ti aq shumë urren, oh dreq!
Shikoj dy sy, pa jetë. Nuk e kanë më atë shkëlqimin e dikurshëm, nuk pasqyrojnë më dritën e shpirtit tënd. Evelin' sytë e tu kanë vdekur, janë bërë mbartës të një skamje mortore.
Shikoj buzë të thara, të bëra kore-kore që kanë kushedi sa pa buzëqeshur, kushedi sa pa folur, kushedi sa...
Të shikoj gjithmonë aq vetëm...Vetëm por me librat.
Të shikoj larg veshjeve të bardha a me ngjyrë, por humbur në atë të zezë shkrumb, humbur në ca rreshta a fjalë nëpër ato libra me 500 e ca faqe sepse vetëm kështu e di që askush nuk do i lexojë, askush nuk do të të zbulojë ty nga gërmat e lexuara.

E dashura Evelinë,
Jam kaq e shqetësuar për ty. E di që ke humbur në ndonjë cep të thellë të universit, e di që je zhdukur.
E di që s'buzëqesh më, e di që sytë e tu janë bërë memecë...
Ama të kërkoj diçka.

E dashura Evelinë.
Të kërkoj ta flakësh tutje atë arsye që të ka vjedhur jetën e shpirtin tënd. Është e vështirë, por më beso, askush nuk vlen sa shpirti jot kristal i pastër...
Lere pas atë shkërdhatë arsye që i vodhi buzëqeshjen e dritën e syve njeriut më të gjallë që njihja.
Ti meriton të jetosh Evelin', ti meriton të jetosh dhe jo të marrësh frymë...


-Arvi

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro