E dashur vajzë...
E dashur vajzë,
Se dikush të thotë "Të dua" nuk do të thotë që të do vërtetë. Fatkeqësisht jetojmë në botën ku gënjeshtra është më e shpeshtë sesa dashuria. Fatkeqësisht jetojmë në botën ku njerëzit janë shndërruar në kanibalë e ushqehen nga lotët e shpirti i njëri-tjetrit.
Se dikush të thotë "për ty bëj gjithçka" nuk do të thotë që bën, se dikush të thotë "S'do të të le kurrë", nuk do të thotë që nuk do largohet...E tillë është kjo botë e të tillë janë këta njerëz. E kështu jemi gatuar të gjithë;çdokush e mendon çdokënd si veten e vet; si ai që lëndon si ai që lëndohet. Të lëndon se një njeri pa zemër nuk pret që dhe dikush tjetër të këtë zemër e lëndohesh, se nuk pret që dikush mos ketë ndjenja; pasi ti ke.
Nuk po them mos duash; dashuria është hyjnore, ama vetëm nëse ka dashuri.
Shpesh herë thuhen fjalë e jo ndjenja e ky është gabimi që sjell lëndim.
Ama, dhe nëse lendoheni, mos mendoni se nuk do ia dilni ta harroni. Dhemb, dhemb si dreqi e vuan për shumë kohë. Ndien boshllëk e fundin e botën pranë, ama ia del.
Do e harrosh, sepse forca brenda teje është më e madhe se gjithçka tjetër.
E për më tepër do duash. Do duash e kjo dashuri do të të shërojë shpirtin. Aty do kuptosh se ku ka dashuri të dyanshme është vërtet dashuri; ndryshe ka qënë një iluzion me të cilin ke ushqyer shpirtin.
©️Lunëz🌙
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro