Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

E dashur Luna!

Nuk shkruaj shpesh për veten. Më pëlqen të dedikoj shkrime për qiellin, hënën, ndonjë person imagjinar, miket e madje i kam dedikuar dhe burrit tim të ardhshëm. S'të kam dedikuar kurrë shkrime ty dhe, mendoj se mund ta meritosh një.

Dua të them shkrime të mirëfillta, me vetëdije të plotë që po ia dedikoj vetes, se keshtu kur shkruan ndonjë histori, s'ka personazh që mos i kesh veshur tiparet e tua, yh me shumicë!

Përse mos i dedikoj njëherë vetes? Le të bëhem për një çast narciste, se arti lejon pa paragjykuar.E dashur Lunëz! Është e vërtetë se shpesh herë inatosem dhe them se të urrej, por dije se nuk e kam me të vërtetë, të dua shumë! Je vetja më e mirë që mund të më binte për pjesë. Je trupi më i bukur që mund të më binte e shpirti më i pastër. Nuk them se je 100% e pastër, dreq askush s'është, madje dhe as hëna që ti aq shumë e do, edhe ajo e fsheh në errësirë një pjesë të sajën. Dhe trupi, oh zot! E di që nuk ke një trup modeleje, por mua më mjafton të ndihem rehat me veten, paçka se shpesh herë bëj ankesa për gjatësinë time, por thellë-thellë nuk më intereson shumë, je mirë kështu si je Lunëz!


Sa herë le nam, moj Lunëz! Këto janë ato raste kur ti ose le nam nga sikleti, ose nga orët e vona të natës të cilat e drogojnë këtë shpirt e mendje tënden.Je një turpacake e madhe që s'e ke shoqen! Skuqesh për çdo gjë, për gjërat më të vogla, madje shumicën e kohës rri e skuqur nga sikleti, sa njerzit kanë filluar të dyshojnë mos ngjyra ime e lëkurës është e tillë.


E dashur Lunëz! Ti kënaqesh me shumë pak dhe kjo më pëlqen kaq shumë nga ti. Nuk ke nevojë për dhurata të shtrenjta apo fjalë të mëdha për të buzëqeshur, ti ke nevojë vetëm për fjalë të thjeshta e të sinqerta, për buzëqeshje zemre, e për çokollata, je çik materialiste kur vjen puna te çokollatat, po ç'të bësh, të pëlqejnë shumë të uruarat e ëmbëlsirave. Ironike se dentistët i ke fobi!


E dashur Lunëz! Ti do shumë njerëz! Shumëëë po shumë ama! Kur flet me dikë të hyn në zemër dhe beson shpejt, naive budallaçkë! Kështu gënjehesh shumë shpejt dhe do ketë njerëz që do abuzojnë me besimin tënd, do lëndohesh. E di këtë gjë dhe prapë nuk ndryshon dot.Ti dashuron artin, oh dreq sa e do! Të bëhet zemra mal e buzëqesh me shpirt kur dëgjon këngë popullore a këngë të qeta, nga ato që të prekin shpirtin. Ti quan shumë gjëra art, madje dhe disa njerëz janë emërzuar art nga ti, si për shembull Lana, oh sa e do Lanën, jo se je një adoleshente e dëshpëruar, jo s'je ashtu se ti qesh shumë, jo qeshje fallco, por qeshje shpirti, por ti e quan Lanën art se këngët e saj të prekin shpirtin, të kurojnë shpirtin.


Art mbi artin ti quan shkrimin, aq e do sa thua se nëse shkrimi nuk do ekzistonte ti me siguri nuk do kishe lindur. Lunëza dhe shkrimi janë dashuritë që kanë gjetur njëra-tjetrën dhe s'mund të qëndrojnë larg. Kam tentuar, por ka qënë e pamundur! Të dashuron Lunëza me shpirt o shkrim!Sa shumë e do hënën moj Lunëz, aq sa edhe je vetëquajtur Lunëz! Egoiste, por nga dashuria e ke♥! Fat të mirë ke që kur shtrihesh çdo natë në krevat përballë ke dritaren ku reflektohen yjet dhe hëna, e ashtu duke shkëmbyer ndonjë fjalë me hënën a ndonjë yll, të ze gjumi.Po ti do edhe diellin! E do diellin se ndihesh tërë energji në ditët e kthjellta me diell,të ngrohet fytyra e rrezet e diellit arrijnë të depërtojnë deri në shpirtin tënd, ta ngrohin e ti buzëqesh, buzëqesh!


Ti do edhe shiun, se vdes të nuhasësh aromën e rrugëve pasi ka rënë shi, vdes të shikosh atë qetësinë e zymtë gri, që ti e dashuron e si për fat je astrofobike, fobike ndaj vetëtimave, aq sa ke qarë si ndonjë kalama! Ç'kalama i parritur je!


Lunëz! E dashur Lunëz! Ti nuk vishesh vetëm me të zeza, ashtu si pretendojnë apo vishen shumica e adoleshenteve, duke thënë se kanë një shpirt të zi apo të trishtuar, jo, ti vishesh me çtë të kapë dora në dollap, me lulka, shumëngjyrëshe, njëngjyrëshe, të ngushta a të gjera! Ti nuk je e trishtuar Lunëz. Jeta është treguar e hidhur, e ashpër, e ftohtë, dashakeqe me ty dhe jo në atë kuptim, jo se je lënduar nga e ashtuquajtura dashuri, por fatkeqësisht ka dhe gjëra të tjera që një fëmijë a një adoleshente mund të lëndohet...Por ti përsëri ia ke dalë moj Lunë! Ke qarë aq sa lotët kanë shterur,por në fund përsëri e ke kaluar dhe ke buzëqeshur.


Ti je e fortë Lunëz! Je një nga njerzit më të fortë që njoh dhe jam kaq shumë krenare për ty.Peshkope je dhe e fiksuar pas notave, aq sa qan me orë të tëra për një notë të ulët dhe, shiko kur të bëhesh për Elbasan, por deri atëherë, çmendje të këndshme! Nuk më interesojnë kur të tjerët më thonë peshkope apo e fiksuar, me shaka apo për tallje. Kush janë ata të të gjykojnë ty? Askush!


Sa i do librat! Sa i do çokollatat! Sa i do trëndafilat, sidomos të bardhët a të kuqtë! Sa i do njerëzit, paçka se janë çik të hidhur, ti përsëri i do! Sa i do perëndimet, kurse agimet ende s'i ke parë, se pretendon ta shikosh agimin e parë me atë person që do kalosh jetën! Hëh! Ke pak shpirt fëmije e ndoshta ëndërrimtar romancier të përvëluar, po skagjë!


Pesimiste në stratosferë! S'e kuptoj nga të buron gjithë ai pesimizëm, sikur ke lindur në ndonjë oqean të tillë. Çdo gjë që të ndodh, mendon se do shkojë ters, se ke frikë nga lumturia, ndoshta, sepse je zhgënjyer shumë nga jeta dhe ke frikë të buzëqeshësh, ke frikë nga humbja e njerzve që do më shumë, se shumë nga shumë humbje je sprovuar.


Frikë! Ke kaq shumë frikëra, duke filluar nga insektet, hajdutët, gjarpëri, qeni, vetëtimat e kushedi sa e sa të tjera, por frikërat e tua shkojnë deri te frika nga paragjykimet e fjalët e të tjerëve. Bazohesh shumë, aq sa u beson atyre para ndërgjegjies e shpirtit tënd. Mos të të plasë më ç'thonë të tjerët Lunëz, por dëgjo shpirtin e zemrën tënde, bëj atë që ndihesh ti rehat, se njerzit do flasin sido që të jesh e çfarëdo që të bësh! Jeto për vete Lunëz, jo për të tjerët, sepse Zoti ta ka falur ty jetën tënde, askujt tjetër!


Ke frikë nga dashuria! Frikë të dashurosh, jo të duash, sepse ecën me parimin se çdo gjë që bie, thyhet, ndoshta kjo të ka mbajtur me këmbë në tokë ose të ka privuar nga gjëra të bukura, megjithatë, mos ki frikë Lunëz! Jeto!


E dashur Lunëz! Ti ke shumë më shumë se këto fjalë që unë kam shkruar, sepse një shpirt e një jetë e tërë nuk mund të

 përmblidhen kurrsesi në gërma, sado gërma që të harxhosh, përsëri do lesh diçka mangët.

Ti ke shumë anë të mira dhe shumë mangësi Lunëz, nuk je perfekte dhe as e keqe.Sido që je, unë të them diçka, kurrë mos ndrysho! Lunëz, unë të dua shumë, vetja jote të do fort!Faleminderit që ia ke dalë të jetosh pavarësisht gjithçkaje! Faleminderit që merr ende frymë dhe mos harro të buzëqeshësh ashtu si vetëm ti di!


Një këshillë të fundit, jeto! Jeto dhe mos merr vetëm frymë! Mëso të jetosh!

Me dashurivetja jote...Lunëz!

PS. Mos më urreni që kam thënë tërë këto fjalë të mira për veten. Zakonisht s'jam kaq vetedashëse, po s'di çmë ka kapur sot xp.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro