Dikur, diku.
Do vijë një ditë kur ajo çka do ketë mbetur nga unë do jenë vetëm kockat, mishi do jetë tretur e do jetë bërë njësh me dherin, ashtu si hi i njëtrajtshëm. Mbi kockat e mia do kalojnë qindra njerëz, e kush do kujtohet se dikur, diku jetoi një unë?
Kush do kujtohet se dikur, diku jetoi një vajzë me flokë e sy gështenjë?
Kush do kujtohet se dikur, diku jetoi një vajzë mbushur tërë ëndrra?
Kush do kujtohet se dikur, diku jetoi një vajzë që nuk hoqi dorë dhe pas zhgënjimeve?
Kush do kujtohet se dikur, diku jetoi një vajzë, jeta e së cilës qe një horror i vërtetë qysh në fëmijëri?
Kush do kujtohet se dikur, diku jetoi një vajzë e cila gjënë që bënte më mirë ishte të buzëqeshte?
Kush do kujtohet se dikur, diku jetoi një vajzë që dashuronte aq shumë çokollatat?
Kush do kujtohet se dikur, diku jetoi një vajzë që kish rënë në dashuri me hënën e yjet?
Kush do kujtohet që dikur, diku jetoi një vajzë që gjente shpëtim vetëm në gërmat?
Kush do kujtohet se dikur, diku jetoi një vajzë që nuk u rrit kurrë?
Kush?! Kush do kujtohet për ekzistencën time vallë?
Vitet do kenë kaluar...Fëmijët e ndoshta nipërit e mbesat do vijnë vetëm për të më hequr ndonjë dorë bar nga toka, të derdhin ndonjë lot vitet e para të mungesës sime, e më pas do mësohen me të, ashtu si dhe unë u mësova me mungesën.
E, do kalojnë edhe më shumë vite, e atëherë askush s'do vijë për të hequr ndonjë tufë bar. Do jem mbuluar nga bari...Askush nuk do kujtohet që unë dikur jetova.
Jeta do vazhdojë, toka do rrotullohet, e askush, askush nuk do kujtohet që dikur, diku jetova unë...
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro