Be you♥
E shikon atë vajzën?!
Nuk e njeh?!
Oh, sa çudi më vjen. Si nuk e njeh ? E ke parë me qindra herë, i ke folur, madje i ke thënë se ishte si një lopë.
Të sjell gjë ndërmend? Me siguri që jo, pasi këto fjalë ia thua çdo femre topolake.
E di çfarë bëri ajo ? Në fillim mendoi se nuk i interesonte, por fjalët e tua, gërshetuar me fjalët e shumë të tjerve i silleshin rrotull në mendje pas çdo veprimi që bënte.
Qëndronte me orë të tëra para pasqyrës duke parë veten, duke qarë e duke mallkuar peshën e saj.
Dëshironte të strukej në një qoshe e, të mos dilte kurrë jashtë,sepse do të hasej me vështrimet helmuese të njerzve të tjerë.
E gërreu veten për të ngrënë. Qëndronte pa futur qoftë dhe një kafshatë të vetme në gojë e,ndonjëherë kur hante, e nxirrte menjëherë.
I humbi kilet e tepërta. Humbi atë lezetin që i jepte shëndeti, faqkat e varura paksa dhe ato gropëzat që i formoheshin kur qeshte.
Por...Nuk humbi vetëm kaq. Humbi gjallërine, humbi dhe kilet që i nevojiteshin për trupin e saj. Humbi buzëqeshjen,vetveten.
Të pëlqen tani ? Apo do i thuash se është tepër e dobët ?
Nuk kam çfarë ti them një kafshe si ti, por kam për ti thënë diçka asaj femre dhe çdo femre tjetër.
Mos u ndje kurrë keq me veten tënde. Mos mendo se je e dobët apo e shëndoshë, e bukur apo e shëmtuar. Në fakt , nuk ka një njeri të shëmtuar. Secili është i bukur në mënyren e vet.
Nëse je e shëndoshë je një topolake e bukur dhe e lezetshme.Mos u lëndo nga fjalët e të paditurve që bëjnë çmos të të nxjerrin nga vetvetja.
Nëse je e dobët, mos u harko nga fjalët e të paudhëve. Duan të të bëjnë të ndihesh keq me veten. Ti ke një trup të bukur.
Njerzve asnjëherë sdo u pëlqesh sido që ti të jesh. Nëse ndihesh mirë me veten, mos merr parasysh asgjë.
Ji gjithmonë vetvetja dhe mos ndrysho për askënd
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro