Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Ameli

E dashur Ameli!

Ameli, e ëmbla Ameli shoqe e fëmijërisë,shoqe e gjimnazit.

Kanë kaluar plot 18 vite moj Ameli që nga dita që të pashë për herë të fundit në mbrëmjen e maturës së atij viti që mezi e kisha pritur, por tashmë në fakt e mallkoj sa herë më bie rasti. Kushedi ç'e ka gjetur atë vit në të ardhmen kur të vijë përsëri në ndonjë jetë tjetër nga tërë ato mallkime. Kushedi!

Ameli, e ëmbla Ameli! A e mban mend dhe ti korrikun përvëlues të vitit 2000?
Hymë bashkë në maturë, e pata këtë fat, se dola më guximtari i klasës e ti e kishe zakon të mos mërzisje askënd.

S'e ke idenë ç'luftë u bë me djemtë e klasës më parë. Të tërë donin të hynin krah presidentes së shkollës, vajzës më të zgjuar e të bukur, por të gjithë kishin frikë të pyesnin se mos hanin ndonjë shpullë nga ato të tuat, që të gjithë i kishim provuar e na kishte dhembur faqja për ditë të tëra. Madje dhe unë, shoku yt i ngushtë që nga fëmijëria, para se të bëheshim të tillë, kur ishim në klasë të dytë urreheshim e mbaj mend që më ke rrahur vënçe.

Si përfundim, unë dola më trimi e ta shkruajta në letër pyetjen e ta dhashe orën e gjeografisë. Ende nuk e kam harruar skuqjen e fytyrës tende kur more letrën e pastaj qeshe me mua kur lexove pyetjen, duke më thënë "mirë o budalla".

A e di që një natë para maturës s'kam fjetur fare? Imagjinoja kur të prekja dorën tënde dhe isha i frikësuar nëse do mundja t'i fshihja ende ndjenjat. Ti më shikoje si shok, ndoshta shok me i mirë se të tjerët në klasë, por për mua zije vend tjetër moj Ameli!

Në mbrëmjen e maturës i le të tërë gojë-hapur me ndryshimin që kishe bërë; kishe lyer flokët duke i bërë shkrumb të zesa e fustani i kuq na bënte si dema të fiksuar pas të kuqes: dhe mua Ameli, dhe mua që supozohej të isha shoku yt i ngushtë.

Mbaj mend që në fund, nga ora 7 mbasdite ia morëm të tërë me lot, e kemi bërë ditën se s'na linin prindërit ta bënim në mbrëmje maturën.

U përqafuam të gjithë Ameli dhe kur të përqafova ty, ndjeva se një copë shpirti m'u këput.

Aty kuptova se s'do të shihja më kurrë, kjo ishte lamtumira e vërtetë.

Nuk do kishte më Ameli të më jepte dajak pa frikë.

Nuk do kishte më Ameli që më fuste të dridhurat me një shikim.

Nuk do kishte më Ameli, Amelinë që e respektonin të tërë.

Nuk do kishte më Ameli që na hidhte fletushka me kopje nëpër testime.

Nuk do kishte më Ameli, Ameli të urtë e rebele.

Ti moj Ameli ishe si një libër që përfshin çdo zhaner, ia vleje të lexoheshe, por që nuk le asnjë të të shfletonte a lexonte.

U ndamë Ameli! 18 vite pa parë sytë e tu kaf, flokët po ashtu. 18 vite pa marrë buzëqeshje nga buzëqeshja jote. 18 vite pa të dëgjuar zërin.

Sikur...Sikur vetëm një herë të të kisha thënë "Të dua".

E dija që një ditë do ndaheshim Ameli, por jo për të mos u takuar kurrë.

Nuk di asgjë për ty Ameli, u zhduke pa zhurmë.

Edhe këtë letër që po ta shkruaj do e bëj tog me të tjerat se s'di ku ta postoj.

Ameli, e ëmbla Ameli'
Dije se në bankën e fundit të klasës, në shtëpinë ngjitur tëndes, jetonte një djalosh që linte kokën për ty.

Por ti kurrë s'e vure re, ose ndoshta s'më le të kuptoja që e dije. Ti s'doje të rrije këtu, ndaj dhe ashtu bëre. Ike, ike larg këtij fshati.

Ti ike dhe shpëtove Ameli, por pas le një 18 vjeçar që mendonte se ishe pëlqim, por tashmë në këto fjalë gjendej nje 36 vjeçar që mendon se qe dashuri, përderisa ende s'është zhdukur.

Me dashuri
Ai që kurrë s'qe dhe s'do të jetë i yti, por të paktën ëndërroi

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro