Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

🏴🇦🇱

Zemra te dridhet, trupi te rrengjethet kur shikon zinë qe ka pushtuar vendin tend. Jam shpirterisht e prekur nga ngjarjet qe pushtuan vendin tone. Edhe pse jam ne nje vend ku nuk u prek shume nga termeti, perseri zemra dridhet para fatkeqesise qe ka goditur Shqiperine.

Femije, te reja, te rinj dhe te moshuar humben jeten. Ishin femije qe ende nuk kishin shijuar asgje ne jete, ishin femije qe deshironin dhe shpresonin shume, kishin ende shume lojera per te luajtur, shume kuriozitete per te shuar, shume gjera per te mesuar. Ishin femije qe ishin vetem ne zanafillen e jetes se tyre. Po ata te rinj?! Ku u prene endrrat e tyre per jeten?! Dikush deshironte te behej mjeke qe te ndihmonte te tjeret e ndokush donte te behej artist. Ku jane?! Ku shkuan endrrat? Nen rrenoja se bashku me ta? Po endrrat per te krijuar familje, per t'u bere nene a baba?! Po nuk realizuan asgje, asgje, asgje...
Po ata prinder?! S'do munden me te degjojne zerin e femijeve te tyre, te ngrihen heret ne mengjes, te ndjejne stres dhe lumturi. S'do munden se u shuan dhe ata; iken, u larguan nen dhé. Po ata te moshuar qe mbanin nen duar niper e mbesa? Ata qe me thinja e rrudha perballuan gjithe keto vite jete, por vdekja u trokiti krejt papritur?

Ah c'dhimbje. Po tash me duket sikur edhe dheu renkon nga dhimbja per ata qe gllaberoi, me duket sikur cdo gje bertet dhimbje, dhimbje,oh kjo eshte dhimbje mbi dhimbje

Shume shtreter mbeten bosh; c'shtreter se, dhe ata u shkaterruan, bashke me kujtime, ngrohtesi familjare dhe shpirta e trupa njerezish; njerez, zot!! Meshire!

Femije qe mbeten pa prinder e prinder qe mbeten pa femije. Familje qe u shuan e te mbijetuar qe mbeten me kujtime te hidhura.

Shume...Shume hidherime dhe zemra te perulura ndaj dhimbjes. Shume lot, dhimbje dhe kaq pafuqi.
Ndihesh kaq i pafuqishem para asgjeje. Mund te isha une, mund te ishe ti; eshte nje bir dhe nje bije shqiptare, viktime apo e plagosur. Eshte nje nene, baba, femije, gjysh, gjyshe, nip, mbese, halle, daje, xhaxha apo teze qe vuan dhe lengon per dike qe ka ndrruar jete apo lutet per dike qe eshte i plagosur.

Nuk mundesh te parandalosh asgje, te parashikosh asgje. Thjesht e ndjen veten te dobet dhe si i pasur apo i varfer ndjen se je rob i Zotit, qe sot ishe dhe neser nuk mund te jesh. Ndjehesh i vogel ne kete jete genjeshtare dhe ndjen se asgje nuk ka vlere; as paraja, as pasuria, asgje. Thjesht na i kane falur jeten borxh dhe s'dihet kur mund te na i marrin perseri.
Gjeja e vetme qe mund te bejme eshte te lutemi, te bejme mire, te duam, te mos lendojme askend, te mos i bejme keq askujt, te leme menjane merine dhe inatet, ziline dhe mllefin. Te mesohemi te duam cdokend dhe cdo gje rreth nesh.  Te falenderojme Zotin cdo mengjes qe na zgjon, te jemi falenderues ndaj cdo fryme marrim.
Ta jetojme cdo dite si te jete dita e fundit e jetes, sepse s'i dihet, ndoshta eshte.

Ngushellime per te gjithe viktimat e 26 Nentorit dhe Zoti i sherofte  sa me shpejt fizikisht, shpirterisht dhe psikologjikisht gjithe shqiptaret!

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro