Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

  Ka ditë kur boshllëku shpirtin ta gërryen dhe bëhet pjesë e pandashme e jotja. Nje jetë inekzistence paraqitet e llahtarshme para syve të tu. Fort dëshiron të bërtasësh e të thyesh muret e dëshpërimit që zemrën nuk e lenë të frymojë. E ç'i mbetet njeriut kur zemra vetëm sa i rreh, por nuk i frymon?! Ai është një shpirt i mplakur, gati i vdekur.

Mendimet trazojnë tërë qenien dhe lebetitëse duket ideja e vetë jetës. Zhgënjimi, trishtimi bëhen njësh me njëri-tjetrin duke t'i nxjerrë ty kthetrat, duke të treguar sesa poshtë qëndron krahasim me vetë jetën.

E ç'ndodh?! Qëndron zhytur në këtë botë makabre duke vajtuara së brendshmi, duke luhatur atë fijen aq të hollë midis jetës dhe vdekjes, kur papritur, atëherë kur mendon se s'ka dritë që mund të thyejë atë errësirë mortore, paraqitet një dritëz e vogël, është human,është ai.
Të kap fort për dore duke të nxjerrë nga kjo botë e duke të tërhequr drejt një tjetre, krejt ndryshe nga ajo çka ke jetuar deri më sot.

 Duket ashtu si në përrallë, ndoshta e pabesueshme për të qënë e vërtetë, por ekziston. Papritur, me duart e bashkuara e zemrat e shkrira në një, kupton se ka lindur një ndjenjë edhe më e fortë se vetë lotët e zemrës e cila është dashuria. Ndjenja sublime që pastron tërë qenësinë e ekzistencën nga errësira.

Papritur, kupton se zemra jote qëndron fort e shtrënguar pas zemrës së dikujt tjetër, deri dje i panjohur për ty, kurse sot një nga personat më të afert.

Nëse deri dje ishte një person më shumë për botën, sot është shndërruar në vetë botën për ty.
E nëse bota jote deri dje ishte e përbërë nga errësira, sot ndriçon fort, aq fort sa të duket siskur nuk ka gjë në botë që e ndal dritën brenda saj.

Merr frymë thellë dhe buzëqesh në vete, teksa kujton fjalët e tij
'Së bashku do ia dalim'

E, për dreq kjo është dashuria, të gjesh dikë që të të dojë ndoshta më shumë se ti do veten. Të gjesh dikë që beson te ty dhe forca jote pavarësisht gjithçkaje. Të gjesh dikë që do kapë dorën tënde për të mos e lëshuar kurrë, që zhduk pamundësinë duke e kthyer gjithçka në mundësi. Të gjesh dikë, pranë të cilit forca dhe asgjë nuk njeh limite.

Kjo është dashuria. Të të duan atëherë kur ti ndoshta nuk do as veten. Të besojne te ty kur ti nuk beson veten.

Të gjesh dikë që e di se do e kesh gjithmonë pranë.  

©️Lunëz 

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro