Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

6

"Ti po shkon?!" Bertet Nova.
Po flisnim me video chat.
"Kaq te pavlefshme jane keshillat e mia?"

"Nova nuk mund ti thosha Karterit jo, ai eshte kaq...hot , eshte gjithcka per mua. Edhe nje kohe me shume e shpenzuar me te do me bente mire ndoshta keshtu ai me ne fund me kerkon te behem e dashura e tij!" Hidhem nga gezimi.
"Ti je e cmendur pas atij, mora vesh qe e kishte qejf edhe nje grua qe shiste speca ne pazar. Une gjithmon bej muhabet me te dhe... ajo e njihte" futi nje kokoshke tjeter ne goje.
Goja me ngeli hapur, budalliqet qe nxirrte ma vinin ne pune trurin, pse do me interesonte gruaja e specave?

"Gjithsesi Nova perqendrohu ketu! Me duhet ndihma jote!"
"Ta thash ide e keqe ide e keqe, eshte festa e pjeshkes se shkolles ajo, ajo feste eshte me e madhe se dasma e kushurires sime nga xhamajka. Dhe Xhamajkjanet ftojne goxha veta ne dasma, eshte per tu theksuar" fut nje tjeter ne goje. "O zot maci eja ketu, jo mos bej cicin aty!"

Ajo po merrej me macet tani.
"Po thosha, Kaila atje ka shume persona, zakonisht jo njerez te mire, shumica shkon per te gjetur dike per te kaluar naten. Dua te them qe atje mund te vij kush te doje, persona qe as ajo nuk i njeh, ka pije , pishine ku gocat zhvishen dhe lahen, ka trampolina ku djemte filmojne gocat me slow motion. Morali eshte: te nesermen ata shohin veten e tyre ne internet duke lene nam dhe me beso nuk eshte per tu krenuar"
"Ke qene ne festat e saj?"
"Jam shqepur me to" ma ben
"Atehere eja me mua keshtu sdo ndihem dhe aq ne siklet"
"Emm..jo te thash muhabetin me Savanen nuk e kam mire plus qe nuk dua te lajthis atje. Maksimumi do te lija vetem qe te oborri do pija , do behesha tull dhe sdo ta varja gjate gjithe mbremjes. Me mire jo!"

"Me ndihmo me mamin te pakten tja mbushesh mendjen qe te me lere!"
"Si?"

*    *    *

"Maaa!" Thirra teksa zbrisja shkallet.
"Cfare ka zemer?"
"Kjo eshte shoqja ime qe ka ditelindjen" i zgjas telefonin.
"Oh pershendetje... emm... a je mire"
Degjoj kollitje nga ana tjeter. Cfare i ka ndodhur tani valle?
"Kaila me duket se shoqja jote u mbyt me kokoshka" ma zgjati telefonin.
"Nova je mire?" Pyes
Ma ben me shenje qe po dhe ia zgjas mamit serish.

"Zonje gezohem une jam nje goc qe ka ditelindjen, shoqja e bijes suaj. Une kam ditelindjen. Me uro..."

"Oh edhe 100 zemer" mami po vihej ne siklet.
"Tani a mund ta lesh per dark te shpia ime Kailan? Mami ka bere gjel ne furre posacerisht." E degjoj teksa fut kokoshka ne goje akoma " Nuk ka cuna pa merak, edhe vellain do e kyc ne dhome. Pra? Gocen e ke ne duart te gabuara, dua te them te mira. Nejse ju pelqen kotelja ime? Quhet...kotele"

Mami qesh me te. Lajm i mire.
Pasi flasin per gjellen me speca dhe sesi Nova ra nga shkallet dhe theu nje dhemb me duhet tia merrja telefonin.

"Ajo dukej shume goce e mire" ma beri mami duke buzeqeshur. "Ja kalofsh mire, cfare do ti dhurosh?"
"Oh nje gje " dhe nisem me vrap per ne dhome.

Cfare te vesh? Pantallona? Fustan? Fustan??
Fustan.
Po cfare? Oh fustani i zi qe nuk e kam veshur kurre. Dhe arsyeja ishte e qarte. Sepse ishte i shkurter dhe i ngushte ne gjoks. Palat e buta poshte me tregonin vithet dhe kembet. O zot kush jam une? Une nuk do e vishja kurre kete gje, por vetem ideja qe do jem me Karterin...

Gjate javes vetem kam folur me Karterin deri ne oret me te vona. Ai eshte kaq i mire... ok ndonjehere e tepronte me ato shakat reth seksit por kjo e bente edhe me seksi. O zot e doja!
Dhe ja ku vete ora 8 dhe ai me dergon mesazh qe te behem gati se po vjen.

I them te me presi 3 shtepi larg shtepise sime. Nuk dua qe mami te me shoh qe hipi ne nje makine me nje djale.
Ende me bren pak ndergjegja ne fakt.

Mund ta shihja makinen qe kishte dyert hapur, muzik te larte, dhe zhurma te tjera brenda...
Nxitova hapat per ta arritur.

"Kaila je bere super p.... dua te them e bukur" me sheh Karteri koke e kembe.

"Shume e mire goca marshallah Karter" ma beri dikush nga mbrapa. Ishin dy djem.

"Hej me mban mend mua? Jemi ne nje klase" me flet tjetri, ishte pak erresire por jam e sigurt qe nuk e njoh. Si kam hedhur syrin askujt ne klase pervec Karterit tim...

"Kaila keta jane Majk dhe Trevis shoke, edhe ata jane per ne feste, nuk e ke problem besoj?"

Ndihesha ne siklet ne fakt, mendoja se do isha vetem me te por gjithsesi.

"Aspak" them duke buzeqeshur.
"Te hengsha..." thote njeri nga mbrapa me ze te ulet por qe une e degjova shume mire. Me sa duket edhe Karter e degjoi dhe buzeqeshi.

*    *    *

Ndoshta Nova kishte te drejte. Kjo ia kalonte dasmave xhamajkjane. Kishte kaq shume njerez ,oborri ishte i vogel , lagja e vogel, por shtepite e medha. Mund ta shihja ujin qe shkelqente nga mbrapa shtepise.

Kishte shume zhurma, shume muzik.

"Sot do argetohemi" me thote Karter ne vesh dhe me kap ne bel. Cfare do te thote me argetohemi? Une nuk kam qene kurre me pare mendje perverse por ne keto momente po me vinin verdalle gjerat me te keqija.

Ai me drejton permes turmes ne dhomen kryesore te shtepise.
"Ku po shkojme?" E pyes e ngjeshur ne kraharorin e tij. Doja ta mbaja forte.
"Te urojme vajzen e ditelindjes" me thote ironi ne fjalet e tij.

Dhe ja tek e gjen me ne fund, ai eshte me i gjate se une jo per gje.

"Savanah" dhe hap krahet per ta perqafuar, duke u ndare nga une.
"Karter e dija qe do vije, mezi te prisja zemer" Zemer?
"Gezuar ditelindjen tani je nje vit me afer vdekjes"
"Sa per te qeshur" ia kthen
"Te kam bere nje dhurate" dhe nxjerr dicka nga xhepi. "Keto do te te hyjne ne pune"
"E pazakonte kjo zakonisht ti me dhuron dicka tjeter me vone, dicka me te mire me te madhe..." zeri sensual kesaj rradhe. Ku e kane fjalen keta?
Ata shihen ne sy per disa sekonda dhe Karteri shpejton te flas.
"Kesaj here nuk jam vetem Savanah, kjo eshte Kaila" me kap doren dhe me terheq prane tij "Nje shoqe"
"Oh, hera e pare kjo, gezohem Kaila, mire se erdhe" me thote.
"Gezuar ditelindjen"
"Faleminderit" me jep nje buzeqeshje

Sheh Karterin sikur do ti thote dicka dhe pastaj largohet.
"Pra eja bejme pak qejf zemer" me thote.
Jam zemer? O zooot!!!
"Prit Karter ku po me con?" E pyes pak e frikesuar, sa me shume kalonim korridorin aq me te zbehta beheshin dritat.

"Nuk erdhem per te qendruar ne nje vend, kjo eshte feste, ke qene ndonjehere ne festa?"
Jo.
"Po" genjeva
"Cfare behet ne festa?" Me pyet
Varet ca festash e ka fjalen ky.
"Emm.. kercehet?"
Qeshi.
"Le nam Kaila. Eja me mua te pijme dicka"

Dhe ashtu duke me kapur doren me nxorri mbrapa shtepise ku ndodhej pishina gjigande. Gjithcka ishte e shtruar me pllaka, diku kishte nje bar dhe shume vajza po laheshin aty me te brendshme duke u dhene spektakel djemve. Kishte goxha njerez.

"Karter shkojme diku tjeter" i them duke e kapur lehte nga menga.
"Zhvishu" me urdheron.
"Cfare?" E pyes e hutuar.
"Te thash zhvishu..."



Hello sweethearts 💗💗 kjo pjese shkon per i_aint_smart  _Arvi_ OldaHalili Jasemintafa Effiola ArtiolaTola ShadowsInTheNight101 AxZxJxQ DoNotBotherLooking ❤️❤️

Falenderoj dhe herojnte e mi te fshehte qe votojne por nuk komentojne sepse kane nje lazy spirit 😂❤️

Me falni per nje liber kaq kshu 🤓🥔 ja dhe patatja ❤️

WARNING! ⚠️
Kapitujt ne vijim nuk jane per njerezit me zemer te dobet 😂😂😂

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro