Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 31.

Ndiente nje dhimbje koke qe e kishte detyruar te qendronte me syte mbyllur per pak kohe. Menjehere hapi syte dhe vezhgoi tavanin e bardhe . Hera e fundit qe kisht syte e hapur ndodhej ne bodrumet e pallatit, por kesaj here ndodhej e shtrire. Hodhi syte rreth dhe u gjend ne dhomen e saj . Tashme gjendej ne ate dhome, deshmitare e vuajtjeve dhe loteve te saj. Pas pak pa deren te hapej dhe hyri Diana.

"Diana.... Cfare ka ndodhur ?! "

"Mori fund. Dhimbja jote mori fund."

"Cdo te thuash ? "

"Ai erdhi... "

"Aroni... Ai erdhi ? "

"Po dhe eshte ende ketu. "

"Po Gregori ?! "

"Te shpresojme te kete shkuar ne ferr."

"Vdiq ?! "

"Me ndihmen e Aronit , e vrava per te fundit here."

"Perse po me ndihmon kaq shume Diana ? "

"Ai eshte vellai im"

"Ai...cfare ? "

"Vetem tani mund te prehen ne paqe prinderit e mi Anastasia."

"Perse ?! "

"Bill Whitmore Forbes , ishte legjende . Ka mundur te shpartalloje cdo ushtri , por ne fund... Vritet ne gjume nga djali i tij vetem per pushtet ? Gregori deshironte te merrte pushtetin dhe vrau prinderit tane ne gjume. U llahtarisa ate nate, ai njeri ishte i semure mendor. Qe nga ajo kohe kam planifikuar hakmarrjen . Ai me mori prinderit, shkaterroi familjen ."

"Por dhe ai ishte familja jote."

"Nuk ishte Anastasia. Nese do te ishte pjese e familjes a do e vriste ai ,ate ? "

"Ke te drejte, shume faleminderit." - i tha teksa e perqafoi dhe njehere. Deshironte te merrte fryme jashte mureve te ketij pallati. Kishte gati 5 muaj qe nuk dilte jashte. I mungonte si dreqi era e marre t'i shpupuriste floket , floket e kristalta te bores te uleshin e te pushonin ne lekuren e saj, por mbi te gjitha i mungote si dreqi ai... Gjate ketyre muajve kishte kuptuar gjithcka. Aroni nuk kishte lidhje me ate cka asaj i kishte ndodhur. Ai ishte arsyeja se pse ajo , nena dhe motra e saj ishin ende gjalle.

"Me co tek ai , te lutem " - tha teksa buzeqeshi lehtas me idene se do te shikonte dhe njehere fytyren e tij , do te takohej dhe njehere me syte e tij, por njekohesisht ndjeu friken t'i mbyste kujtimet. Cfare nese ai e kishte shpetuar sa per meshire ? Cfare do te bente nese dashuria e tij ishte venitur ? Ajo kishte prishur gjithcka. Ai ishte gati te bente cdo gje per te , por ajo ... Oh dreq! Ajo i kishte thene se nuk e kishte dashur kurre.

Me gjithe friken dhe dyshimet e mundshme, ajo kishte nevoje te merrte vesh te verteten. Te dy kishin nevoje te flisnin me njeri-tjetrin.

"Ai eshte ketu. "- i tha Diana teksa ndaluan para nje dere te drunjte perballe te sajes dhe u largua. Ne fillim hezitoi , por me pas beri doren grusht dhe trokiti lehtas ne dere. Menjehere degjoi zerin e tij burreror e te thelle te thoshte "hyr ". Ah, sa i kishte munguar ai ze. Ai ze qe shkrinte acarin , zbuste dhimbjet ne zemren e saj .

Hapi deren ngadale e hyri ne dhome. Menjehere pa veshtrimin e tij ta studionte te gjithen , qe nga kembet e deri te koka. Tashme nuk ishte me ajo Anastasia qe kishte pare ne qeli. Zbehtesia ishte larguar dhe i kishte lene vendit shkelqimit te fytyres se saj . Ne disa vende dalloheshin disa te nxira , por ajo ishte serisht e bukur. Floket i ishin zgjatur qe nga hera e fundit qe e kishte pare. I kishte kapur mbrapa me nje kapese , dhe nje tufe ondesh i kishte kaluar para, duke nxjerre ne kete menyre cdo tipar te fytyres se saj. Kishte veshur serisht nje fustan te ngushte qe i tregonte ne nje menyre te perkryer format e trupit. Ah , sa i kishte munguar !

Shkoi dhe ul fare prane tij , ne shtratin ku ai qendronte i shtrire.

"Hej ! " - ishte Anastasia ajo qe vendosi te thyente heshtjen.

"Hej ! " - ia ktheu me te njejten fjale , sikur te mos dinte cfare te thoshte.

Kishin kaq shume fjale per thene , por nuk dinin cfare te thoshin. Kishin kaq shume ndjenja per te shprehur , por nuk dinin cfare ishin ato.


"Une..." - beri te fliste Anastasia , por gishti i tij i madh u vendos mbi buzet e saj . Mbylli instiktivisht syte dhe lejoi te ndiente dhe njehere prekjet e tij . Ah , ato prekje , qe e conin ne qiellin e shtate. Ato prekje qe e conin ne nje bote krejtesisht tjeter.

"Une nuk kam dashur kurre te jem pjese e kesaj lufte Anastasia. Gjithmone kam qene i detyruar , i detyruar nga fati dhe personi qe une jam. Te kuptoj nese ishe kthyer per tu hakmarre, sepse ne fund te fundit dhe une gjithcka e bera per familjen time , por te kerkoj ndjese. Te kerkoj ndjese qe u bera pjese e shkaterrimit te familjes tende, te kerkoj ndjese qe shkaterrova gjithcka dhe te kuptoj nese nuk ke ndiere asgje per mua , por une te dua , te dua si askush tjeter. Ti me ben te ndihem i plote, ti me jep fryme. " - pas nje momenti qetesie , ajo vendosi t'i pergjigjej.

"Nuk kam ndiere asgje per ty..."- tha keto fjale dhe u has menjehere me fytyren e tij te zhgenjyer.

"...Sepse une kam ndiere gjithcka per ty. Te dashuroj marrezisht. Une nuk u ktheva kurre per hakmarrje , sepse nuk dija asgje per te shkuaren time. Ate nate.... Ate nate qe me rrembeu Felisia mu kujtuan te gjitha , ama dashuria ime ndaj teje ka qene gjithmone e sinqerte dhe e paster, e pa njollosur ne gjurmet e se shkuares. " - ishin keto fjale qe mjaftuan per gjithe keto muaj , per te thene gjithcka qe deshironin te thonin, per te thyer akullin qe kishte veshur zemrat e tyre.

Bashkoi dhe njehere buzet me te. Lejoi dhe njehere veten te perjetonte ato emocione te mrekullueshme qe vetem prania ,puthjet dhe zeri i tij ia jepnin. U be njesh me te , shkrine ne buzet e zemrat e njeri-tjetrit.

Pas kaq shume kohesh ndihej e lumtur... Ndihej e lumtur dhe e sigurt kur gjendej ne krahet e tij. Nuk e dinte sa do te zgjaste kjo lumturi , por kishte vendosur dicka ; do e shijonte aq sa te zgjaste, do te shijonte momentin e do te shqetesohej kur ai moment mos ekzistonte me..

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro