Chào các bạn! Vì nhiều lý do từ nay Truyen2U chính thức đổi tên là Truyen247.Pro. Mong các bạn tiếp tục ủng hộ truy cập tên miền mới này nhé! Mãi yêu... ♥

Pjesa 3




"Si eshte gjendja e saj Teuta?"- i foli mjekes se pallatit , teksa po i ndrronte disa kompresa vajzes qe kishte gjetur dy dite me pare ne Rusi . Teuta ishte nje grua rreth te 50 dhe teper e zonja ne profesionin e saj

"Jo dhe aq mire bir. I ftohti ka ndikuar negativisht në të. Nuk eshte ne gjendje kritike, por..."

"A do te sherohet ? " - pyeti dhe e ndjeu veten te cuditshem qe ndjeu nje ankth ta pushtonte te gjithin.

"Po , por do te vazhdoje te jete pa ndjenja per disa dite" - u largua nga dhoma drejt te atit . E kishte kerkuar ne zyren e tij. Nje zot e di se cfare po bluante ne mendjen e tij tashme.

"Hyr " - u degjua zeri i forte i tij

"Cfare do baba ? "- foli me nje ton te ashper Aron

"Me qete bir. Te kam thene te mos me flasesh me kete gjuhe."

"Cfare do baba ? " - i perseriti po te njejtat fjale

"Me kane erdhur disa fjale ne vesh se more nje vajze. Kush eshte ajo ? "

"Nuk e di . Thjesht dua qe ajo te shpetoje. "

" Perse ? " - vazhdoi me te tijen.

"Sepse, eshte njeri baba. Cdokush meriton te jetoje. "

"E ke gabim bir. Me te fortit meritojne te jetojne . Jo cdokush mund te mbijetoje. "

"Ajo do te shpetoje. "

"Nuk me intereson . Ajo cka mua me intereson je ti . Lere dobesine tende menjane. Te vura re ne lufte qe nuk vrave askend, thjesht po mbroje veten . Perse ? "

"Si perse baba ? C'faj kishin gjithe ato nena , femije , gjithe ata njerez? Perse duhet te vdisnin ? "

"Sepse nuk jane ne gjendje te jetojne. Kush mbijetoi , mbijetoi , kush vdiq , vdiq.... "

"Njeri pa zemer "

"Njeriu ka ose zemer ose tru dhe , me beso se truri eshte me i mire. Jemi te pasur , do te behemi edhe me teper. Anglia... Synimi im i rradhes."

"S'je ne vete. Je i semure per para. Cfare do me baba ? Kemi ndertuar perandorine , pallatin tone. Jemi te forte , me pushtet.... Per cfare te duhet me ? "

"Dua boten " .

"Nuk me intereson. "

"Gjithsesi , planet e mija s'i ndryshon dot ti. Ki kujdes me vajzen e re . Nuk dua gabime apo .... Mund te jete nje tradhetare , ndaj po te paralajmeroj . Ajo do te largohet."

"Ajo do te qendroje ketu " - insistovi edhe me teper me te tijen

"Perse kembengul ? Ti e di qe je i fejuar me Felisian , apo jo ? "- sa here qe emri i saj permendej , ndiente dicka te plogesht brenda shpirtit te tij . Ishte nje vajze ,. Edhe kjo per faj te babait te tij .
Gjithcka filloi para 1-viti ,kur kishin nje kundershtar te forte , "Doronet". Arriten te rrembenin nenen e Aron-it dhe per ta cliruar vune nje kusht. Vetem nese bashkoheshin perandorite me martesen e vajzes se tij , Felisia Dorona me djalin e Adam Vorosk , pra Aron Vorosk. Ai pranoi dhe e beri per nenen e tij , por ne fakt dashur pa dashur nenshkroi nje protokoll, nenshkroi shkaterrimin e jetes se tij , nese fejesa prishet , gjithe pushteti i

Domanove-ve" i kalon "Dorone-ve , se bashku me familjen Domanov si sllever. Gjithcka e beri per nenen e tij , sepse eshte personi i vetem qe e mbeshtet . Eshte personi i vetem qe e quan familje.

"S'ka lidhje baba. Thjesht dua qe ajo te qendroje. Si djali jot , trashegimtari i vetem i perandorise , e kam kete te drejte , apo jo ? " - ishin te rralla heret qe ai kujtonte pozicionin e tij ne perandori , sepse vetem atehere i ati zihej ngushte .

"Ne rregull , por ti e di pozicionin e saj apo jo ? Do te jete nje nga sherbyeset e perandorise."

"Mjafton te qendroje " - as vet nuk e kuptonte pse po kembengulte aq shume per nje te panjohur , por ajo duhet te jetonte dhe , mund te jetonte vetem nese ishte prane tij , ose te pakten keshtu mendonte ai...

This part is dedicated to my babe @k_psycho . I miss her and her books but she wants drru soo :P . ANYWAY TDUUAA FORT HANIII , MAJ SISI... BEST SISII Thanks for always being here for me.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro