
Pjesa 22.
"Kontrata ? Lufta ? Familja ? Cdo te thote kjo Aron ? "
"Shiko Anastasia..."- sapo ata gjeten nje minute qetesie nga Felisia , Aroni po perpiqej t'i shpjegonte Anastasias situaten ne te cilen ndodheshin. Menyren se si rrezikohej familja e tij , por pikerisht ne ate moment u shfaq serisht Felisia.
"Im zot... Nena jote... Ajo..." - fliste duke marre fryme me veshtiresi . Cte kishte ndodhur valle ?
Menjehere ndjeu gjakun t'i pervelonte venat . Frika i shkoi deri ne palce dhe i frikesuar arriti te nxirrte disa fjale
"Cfare? Cfare i ka ndodhur asaj Felisia ? "
"Ajo eshte ne gjendje teper te rende dhe te kerkon ty... Menjehere..."
"O zot. Po nisem menjehere. Anastasia pergatitu dhe lajmero karrocierin duhet te...."
"Po tallesh im zot ? Merr menjehere kalin dhe nisu... Tani para se te jete teper vone.."- vazhdoi Felisia.
Anastasia... Qendronte duke pare gjithe kete skene dhe nuk mund te bente asgje. Deshironte te shkonte prane tij , ta perqafonte dhe t'i thoshte se gjithcka do te ishte ne rregull , por dukej sikur Felisia lexoi mendimet e saj dhe beri te njejtin veprim. Sa me fat ishte ajo femer !
Nderkohe qe po largohej , te vetmet fjale qe arriti te nxirrte ishin te brishta , te fshehta ashtu si vete pasioni i tyre.
"Gjithcka do te behet mire" - Ishin fjale te tilla qe vetem ajo mundi t'i degjoje.
Ishte e vetme me Felisian ne pallat dhe ne mendje kishte ate gjate gjithe kohes.
"Pra, me thuaj nga je ti Anastasia ? " - theu papritur heshtjen Felisia.
"Umm.. Une di vetem qe jam nga Rusia."
"Dhe... Si perfundove ne pallatin tone ? "
"Di qe ushtria Vorosk kishte erdhur ne Rusi per te ndihmuar ushtaret ruse kundrejt Polonise dhe Aroni... dua te them zoti Aron me shpetoi mua "
"Per te ndihmuar ushtaret ? Aroni... Domethene zoti Aron te shpetoi... Interesante. Cila eshte familja jote ? "
"Une... Une nuk e di. "
"Ke humbur kujtesen ? Edhe me interesante"
"Interesante ? "
"Po. Ke nje jete te komplikuar vajze. Gjithsesi."
***
Ai arrinte te degjonte rrahjet e zemres se tij teksa u afrua prane pallatit , prane shtepise se tij. Kishte dite qe ishte ne rruge per te mberritur ne kohe per nenen e tij. Acari , bora dhe tufani i ishin bere miqte me te mire. Kishin arritur ta shperqendronin , por jo plotesisht. Zemra e tij tashme gjendej e ndare ne dy pjese ; ne njeren prej te cilave qendronte nena e tij dhe ne tjetren Anastasia.
Me te arritur zbriti menjehere nga kali dhe u nis si i cmendur drejt dhomes ne te cilen ndodhej nena e tij. E hapi si i marre dhe menjehere zbarkoi syte te shtrati i saj. Ajo gjendej e shtrire duke fjetur paqesisht. U turr drejt saj , i ledhatoi floket dhe disa pika lot i rane mbi fytyren e saj , pa e kuptuar si .
"Aron"- foli qete dhe buzeqeshi teksa pa fytyren e djalit te saj.
"Nene... Cfare ka ndodhur ? " - foli i shqetesuar.
"Asgje bir. Perse erdhe ? "
"Felisia. Ajo me tha qe ti..."
"Asgje nuk ka ndodhur ketu."
"Cfare ka ne mendje ajo femer valle? Perse me solli ketu ? Perse me tha qe ti..."
"Ndoshta ka dashur qe ti te largohesh . Qe ajo te qendroje vete ne Rusi." - foli e ema qete.
"Por ajo nuk eshte vete... Ajo eshte me...Anastasian! Dreq ! Cfare nese ajo e ka marre vesh ? "
"Cfare te marre vesh bir ? "
"Do te kthehem nene" - e puthi lehtas ne balle dhe vrapoi edhe me me cmenduri sesa kishte erdhur. Nese Felisia e kishte kuptuar per lidhjen e tij me Anastasian atehere.... Cdo gje kishte marre fund.
Bạn đang đọc truyện trên: Truyen247.Pro